Dardania Press
E premte, 9 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

“Vizat, në këmbim të dialogut”, Von Cramon: Ndryshimi i kufijve do të ishte toksik

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse liberalizohen vizat për Kosovën, atëherë njerëzit do të pranojnë më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë

13 Qershor, 2021
in Vështrime
20 2
0
“Vizat, në këmbim të dialogut”, Von Cramon: Ndryshimi i kufijve do të ishte toksik
25
SHARES
312
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka deklaruar se nëse liberalizohen vizat për Kosovën, atëherë njerëzit do të pranojnë më lehtë kompromiset që mund të dalin nga marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo tha se ideja e ndryshimit të kufijve është toksike, andaj nuk mund të ketë debat për të.

Këto deklarata, Von Cramon i bëri në një intervistë për KosovaPress, gjatë të cilës po ashtu tha se me padurim po e pret marrëveshjen finale të dialogut.

“Të gjithë po presim me padurim që të kemi një marrëveshje finale, e cila do të sillte pajtimin për njohje reciproke nga dy anët. Prandaj, duhet ta vazhdojmë këtë dialog me qëllim të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo është më e rëndësishmja. Është e rëndësishme për ju, për qytetarët tuaj në Kosovë, është e rëndësishme për ne në Bashkimin Evropian, sepse pa të nuk mund të ketë rrugë evropiane për Kosovën”, ka thënë ajo.

Sipas znj. Cramon, perspektiva afatgjate e Kosovës duhet të jetë integrimi në Bashkimin Evropian. Çështjet e kompromisit, thotë ajo, bëhen më të pranueshme nëse liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Siç e thashë, unë nuk jam palë negociuese dhe nuk kam mandat që t’i tregoj askujt se si mund të duket një kompromis. Mendoj se është shumë e vlefshme që të llogaritet çdo gjë që është e rëndësishme për interesin nacional. Të llogaritet se çka është e nevojshme për Kosovën dhe cila është perspektiva afatgjate dhe unë e shoh se perspektiva afatgjate është patjetër integrimi në Bashkimin Evropian. Por, ju keni të drejtë. Për këtë, liberalizimi i vizave duhet të jetë hapi i parë, para fazës së reformave. Mendoj se Evropa duhet të dëshmojë se i ka kryer detyrat e saj, se ata do ta japin dritën e gjelbër për njerëzit në Kosovë dhe atëherë do të thosha se do të ishte më e lehtë për njerëzit në Kosovë që të pranojnë një kompromis, çfarëdo qoftë ai”, shtoi ajo.

Më tej, Von Cramon foli edhe për idenë e ndryshimit të kufijve, të cilën ajo e quajti toksike, ndaj nuk mund të ketë debat për të.

“Absolutisht e ndaj perspektivën e njerëzve se ndryshimi i kufijve është toksik dhe nuk mund të ketë debat për të. Ai do ta dëmtonte çdokënd në rajon. Ne patëm një debat të ngjashëm për Bosnjën prandaj duhet të distancohemi dhe ta lëmë pas atë çështje. E kam përmendur se çështja e personave të zhdukur është thelbësore dhe e dimë se ka pasur disa arritje për këtë”, tha ai.

Përfaqësuesja e Parlamentit Evropian paralajmëroi dakordësim për Asociacionin në marrëveshjen finale mes dy vendeve.

Sipas saj, për këtë kurrsesi nuk duhet të ndiqet modeli i Republikës Srpska në Bosnje.

“Do të ketë diçka për Asociacionin për pakicat serbe, por si do të draftohet dhe si do të duket, cilat do të jenë kompetencat e tij ekzekutive, po mendoj, çfarë lloj fuqie ekzekutive mund të ketë dhe natyrisht që nuk duhet të jetë asgjë si Republika Serbe në Bosnje. Prandaj, mendoj se shumë forca diplomatike duhet të kalojnë nëpër të gjitha pikat nga Plani i Ahtisaarit dhe atëherë Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë vetëm një çështje. E kuptoj pse kryeministri Kurti nuk është i gatshëm që në këtë pikë të flas vetëm për këtë çështje dhe e ndaj pozitën e tij se duhet të presim dhe të shohim se çka do të ketë në pako dhe atëherë do të vendosim se si do ta trajtojmë këtë pikë”, vazhdoi ajo.

/euronews.al/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

Prof. dr. Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Academia Europaea), duke u nderuar me titullin e merituar “Akademik”.

8 Maj, 2025
Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sabile Keçmezi–Basha (V)

8 Maj, 2025
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Kosovën

7 Maj, 2025
Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

Akademi Përkujtimore në nderim të heroit kombëtar Sali Çekaj

29 Prill, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In