Dardania Press
E hënë, 18 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

THIRRJE PUBLIKE!!!???

Oso Ferizi: Të ndalet përçarja fetare dhe mohimi i kombit në emër të fesë!

12 Maj, 2025
in Vështrime
15 0
0
THIRRJE PUBLIKE!!!???
18
SHARES
221
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Oso Ferizi – i pa anshem ndaj besimeve fetare,veprimtar i qështjes Kombtare.
Thirrje për vetëdije dhe bashkim kombëtar.
Në kohën kur shqiptarët përpiqen të ruajnë identitetin dhe të ndërtojnë një të ardhme me dinjitet në gjirin e kombeve europiane, një sfidë e re, e rrezikshme po zë vend: indoktrinimi fetar me prirje anti-kombëtare.
Një pjesë e imamëve të rinj, të financuar nga qarqe të huaja ideologjike, po përhapin një frymë që e sheh fenë si zëvendësim të kombit – jo si bashkëjetesë me të. Në emër të një versioni të importuar të Islamit, këta aktorë mohojnë flamurin shqiptar, figurat e lavdishme të historisë sonë si Skënderbeu, Gjergj Fishta, Don Nikollë Kaqorri,Nënë Tereza, dhe vetë Pavarësinë e Shqipërisë. Ata e përçmojnë trashëgiminë tonë europiane dhe përpiqen të shkëpusin vetëdijen shqiptare nga rrënjët e saj.
Përballë kësaj rryme të rrezikshme, duhet të kujtojmë se historia jonë ka pasur edhe imamë që dhanë jetën për kombin, si:
• Mulla Idriz Gjilani – dëshmor i kombit dhe fesë, i vrarë nga komunistët për qëndrimin e tij atdhetar.
• Hoxhë Kadri Prishtina – dijetar dhe patriot i devotshëm, pjesëmarrës në përpjekjet për bashkimin kombëtar.
• Hafiz Ali Korça, Shaqir Kurti, Hoxhë Musa Ulqini,Hoxhë Januz Derguti,Hoxhë Hafiz Sheruf Ahmeti, Sheh Hasani i Tetovës,Sylejman Vuçiterna,Sheh Myhedini i Mitrovicës, Sheh Mehmet Efendiu, Sheh Zenel Abedini( Shehzade) etj. – që mbrojtën shkronjën shqipe, Flamurin dhe bashkëjetesën ndërfetare.
– Mulla Zekë Berdynaj, më thënjen e tij hymn “ Ta fali Dinin e jo Drinin”, pra ta falë besimin por jo atëdheun.
– ⁠Roli i klerikëve ortodoksë shqiptarë në vetëdijen kombëtare dhe në shtetndërtimin e Shqipërisë ka qenë thelbësor,
1. Papa Kristo Negovani (1875–1905)
• Klerik ortodoks dhe rilindas i njohur.
2. Fan Noli (1882–1965)
• Themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (1922).
3. Visarion Xhuvani
• Kryepeshkopi i parë i Kishës Autoqefale Shqiptare pas Fan Nolit.
Klerikët ortodoksë nuk mbetën vetëm figura fetare, por u bënë udhëheqës kombëtarë, arsimtarë, shkrimtarë, politikanë dhe diplomatë.ata forcuan identitetin kombëtar shqiptar në mes të komunitetit ortodoks, shpesh të kërcënuar nga asimilimi grek apo sllav.Ata dëshmuan se feja mund të jetë në shërbim të kombit, dhe se ortodoksia shqiptare është pjesë përbërëse e trashëgimisë kombëtare shqiptare, në harmoni me fenë islame dhe katolike.
Por historia njeh edhe shëmbuj të errët si Haxhi Qamili, që në vitin 1914 udhëhoqi një kryengritje antikombëtare duke shpallur: “Duam sulltanin, jo Shqipërinë!” Ai dogji flamuj shqiptarë, vrau patriotë, shkatërroi shkolla shqipe dhe kërkoi rikthimin e sundimit osman.
Në dekadat e fundit, për fat të keq, kemi parë rikthimin e kësaj fryme përçarëse përmes:
• Mulla Shefqet Krasniqi, i njohur për deklarata kundër figurave kombëtare dhe polarizim fetar.
• Imamë të tjerë që shfaqin përçmim ndaj festave kombëtare, ndaj flamurit dhe trashëgimisë sonë kulturore.
Pasojat janë të dukshme:
• Qindra të rinj shqiptarë u rekrutuan në luftën e Sirisë në emër të “xhihadit”.
• Në shumë zona, predikimet po kthehen në platforma ideologjike që mohojnë identitetin shqiptar.
Prandaj, me vetëdije dhe përgjegjësi qytetare, i bëjmë thirrje:
• Shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, të miratojnë ligje dhe masa që ndalojnë fyerjen e simboleve kombëtare në emër të fesë.
• Bashkësive Islame Shqiptare, të distancohen qartë dhe me vendosmëri nga rrymat salafiste/vehabiste që janë kundër frymës së Islamit tradicional shqiptar.
• Partive politike, të mos heshtin përballë këtij fenomeni, por të ndërmarrin nisma për edukim kombëtar.
• OJQ-ve, Akademisë dhe mediave, të trajtojnë me kurajo këtë fenomen si kërcënim i brendshëm për unitetin kombëtar.
• Qytetarëve të zakonshëm, të mbrojnë me zë të lartë identitetin tonë – të ndërtuar me shumë gjak, gjuhë e gjak të përbashkët.
Ne shqiptarët kemi një GEN, GJUHË dhe GJAK të përbashkët. Feja është pjesë e shpirtit tonë, por kurrë nuk mund të zëvendësojë kombin.
Nuk është kjo një betejë kundër fesë – por një mbrojtje e shenjtë e Kombit!
Oso Ferizi, 11.05.2025, Gjermani.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

O ÇUN LAJQI, DERI KUR DO TA POSHTËROSH VETVETEN ?

16 Gusht, 2025
Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

Shqiptari të falë çdo gjë por jo SUKSESIN!!!

16 Gusht, 2025
NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

NATO dhe Kosova: Aleanca që lindi nga nevoja për liri dhe u forcua nga përkushtimi për paqe

14 Gusht, 2025
𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝟖-𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬

13 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In