Dardania Press
E diel, 24 Gusht, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

SI E SHOH UNË SI QYTETAR I THJESHT PRESIONIN E MANJATËVE TË MEDIAVE PRIVATË MBI DREJTUESIT E TANISHËM TË RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS

Lirim Gashi:Si qytetar i thjeshtë i këtij vendi, nuk kam jetuar në Planetin Mars që të mos e di se si ka funksionuar Radiotelevizioni i Kosovës gjatë njëzet viteve të fundit dhe si është drejtuar, perceptuar dhe përjetuar nga drejtorët, redaktorët dhe bordet.

23 Gusht, 2024
in Vështrime
21 0
0
Si mund t’i shërojnë serbët e shëndoshë bashkombasit e tyre të sëmurë
24
SHARES
300
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
(Ju lus që ta lexoni me vëmendje dhe ta shpërndani )
Nëse në të kaluarën drejtorët, redaktorët, gazetarët dhe anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës do të kishin qenë po kaq të vëmendshëm, të ndjeshëm, të kujdesshëm, këmbëngulës dhe të vendosur për të respektuar standardet profesionale, etike dhe morale të zhanreve gazetareske informative, investigative, raportuese dhe sugjestive, sa janë sot të vëmendshëm, të ndjeshëm, të kujdesshëm, këmbëngulës dhe të vendosur për ta penguar këtë medium publik që të raportojë për lidhjet e mundshme të manjatëve të televizioneve, gazetave dhe portaleve private me liderët politikë e mediatikë serbë e rusë që po bëjnë luftë hibride kundër Kosovës, besueshmëria e qytetarëve të Kosovës në këtë transmetues publik kaq të rëndësishëm, të cilin ata e financojnë nga të ardhurat e tyre mizore, do të ishte shumë më e madhe.
Si qytetar i thjeshtë i këtij vendi, nuk kam jetuar në Planetin Mars që të mos e di se si ka funksionuar Radiotelevizioni i Kosovës gjatë njëzet viteve të fundit dhe si është drejtuar, perceptuar dhe përjetuar nga drejtorët, redaktorët dhe bordet.
Ka funksionuar njësoj si shteti i Kosoves sepse ata që e drejtonin e konsideronin si lopë (pronë) private që mund ta mjelnin ditë e natë dhe ta terhiqnin per brirë ne drejtimin e përcaktuar nga kryeministrat e qeverive tona te meparshme Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa e kështu me radhë.
Për më tepër, ata gjithmonë e detyronin lopën e tyre private të këndonte (pallte) sipas tekstit dhe melodisë që i shkruhej nga kryeministrat e lartpërmendur.
Prandaj, kjo kakofoni e rrejshme, cinike dhe hipokrite, e cila hidhet në qiell në formë pluhuri për të verbuar sytë e qytetarëve të Kosovës, nuk është rezultat i shqetësimit të tyre real për mungesën e respektimit të dinjitetit njerëzor, profesional, etik dhe moral të manjatëve, pronarëve, drejtorëve, redaktorëve dhe gazetarëve kosovarë të shtëpive televizive private, si dhe të gazetave dhe portaleve të kontrolluara prej tyre, por rezultat i shqetësimit se dikush mund të vijë me idenë për ta hetuar të kaluarën e tyre të dyshimtë.
Ose edhe më saktë është rezultat i shqetësimit të tyre se dikush mund të vijë me idenë për të hetuar se sa kanë kontribuar ata në të kaluarën për ta kthyer radiotelevizionin më të rëndësishëm të shoqërisë dhe shtetit tonë në lopë private të dikujt.
Unë personalisht nuk mund t’i besoj lotëve të krokodilit të njerëzve që ishin pjesë e atij sistemi
E aq më pak mund t’i besojë botëkuptimeve të tyre kancerogjene për dinjitetin njerëzor dhe profesional, si dhe për informacionin e paanshëm dhe biznesin e ndershëm.
Prandaj, panikun e tyre teatror e shoh si një përpjekje për t’i mbuluar krimet e tyre me batanijen e vlerave më të dëshmuara njerëzore, kombëtare dhe universale.
Është njësoj si të përpiqesh të derdhësh lëng çokollate mbi një copë mut.
Mirëpo, muti mbetet gjithmonë mut, kështu që derisa ky radiotelevizion kaq i rëndësishëm publik të pastrohet nga muti, gjithmonë do të mbajë erë muti dhe do t’i terrorizojë hundët tona.
Shumë nga këta njerëz në dukje të shqetësuar që kujdesen kinse për dinjitetin e profesionit të gazetarit, prenë copa të mëdha mishi nga po ajo lopë, të cilat më pas i shitën në tregje të dyshimta dhe nga paratë e fituara në mënyrë kaq të turpshme themeluan dhe financuan kompanitë e tyre televizive private.
Dhe janë pikërisht këta kriminelë dhe tradhtarë kronikë që sot përpiqen t’i verbojnë sytë e qytetarëve naivë përmes shqetësimit të rremë për mungesën e respektimit të dinjitetit njerëzor dhe profesional të gazetarëve.
Kushdo që u beson atyre është vetë fajtor.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PO KËRCËNOHEMI

PO KËRCËNOHEMI

24 Gusht, 2025
Fana Rugova, e përjetshmja Zonjë e Parë,  e nderuar nga Historia, e (pa)harruar nga Politika

Fana Rugova, e përjetshmja Zonjë e Parë, e nderuar nga Historia, e (pa)harruar nga Politika

21 Gusht, 2025
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht

Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht

19 Gusht, 2025
Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

19 Gusht, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In