Dardania Press
E diel, 11 Janar, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

Seria e dështimeve nga Siria në Venezuelë

Korab Blakaj: Mirë se vini në vitin 2026. Perdeja e tymit është ende duke u shpërndarë mbi bazat kundërajrore venezuelase, ndërsa një pyetje po qarkullon me shpejtësi në opinionin global: si mund të dështojë kaq thellë një sistem që Moska e ka shitur për dekada si “të pathyeshëm”?

11 Janar, 2026
in Vështrime
17 0
0
Seria e dështimeve nga Siria në Venezuelë
20
SHARES
245
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Rusia dhe miti i teknologjisë
Seria e dështimeve nga Siria në Venezuelë
Mirë se vini në vitin 2026. Perdeja e tymit është ende duke u shpërndarë mbi bazat kundërajrore venezuelase, ndërsa një pyetje po qarkullon me shpejtësi në opinionin global:
si mund të dështojë kaq thellë një sistem që Moska e ka shitur për dekada si “të pathyeshëm”?
Për më shumë se dhjetë vjet, industria ushtarake ruse, e mbështetur nga propaganda shtetërore ,ka ndërtuar mitin e armëve “game-changer”. Nga Siria, Iraku, Afganistani, Irani e deri në Venezuelë, Rusia është paraqitur si garantuese e sovranitetit për regjime të izoluara, duke premtuar mbrojtje absolute kundër Perëndimit. Realiteti, megjithatë, tregon një histori tjetër, historinë e dështimeve strukturore, teknologjike dhe njerëzore.
Miti i S-300 dhe realiteti i luftës moderne
Sistemet S-300, në veçanti varianti VM “Antey-2500”, janë shitur si kulmi i mbrojtjes ajrore ruse,të afta për të përballuar avionë modernë, raketa lundruese dhe kërcënime të shumta njëkohësisht. Broshurat e marketingut flisnin për “mburojë të pakalueshme”.
Por lufta moderne nuk zhvillohet sipas broshurave.
Këto sisteme janë projektuar për një realitet tjetër strategjik: për mbrojtje statike, në hapësira të mëdha dhe relativisht të sheshta, kundër kërcënimeve të larta dhe të dukshme. Në konfliktet reale të shekullit XXI – të rrjetëzuara, elektronike, të bazuara në manovrim dhe maskim ato po ekspozojnë kufizime serioze.
Një nga problemet thelbësore të teknologjisë ruse të mbrojtjes ajrore është vet filozofia e saj: fuqi e madhe, fleksibilitet i vogël. Radarët e fuqishëm, që dikur ishin avantazh, sot shpesh kthehen në pikë dobësie. Në mjedisin ku dominon lufta elektronike, sinjali i fortë nuk të mbron ,përkundrazi, të zbulon.
Kjo është pasojë e një industrie që ka mbetur peng i trashëgimisë sovjetike dhe i korrupsionit sistemik.
Nga Siria te brigjet e thyera të Venezuelës, realiteti gjeografik ka treguar se sistemet ruse nuk përshtaten mirë jashtë kontekstit për të cilin janë ndërtuar. Terreni kompleks, fluturimet në lartësi të ulëta dhe taktikat asimetrike i bëjnë këto sisteme të ngadalta, të ngurta dhe shpesh të vonuara në reagim.
Teknologjia që nuk përshtatet me terrenin dhe doktrinën moderne po tregohet në thelb, teknologji e dështuar.
Në Siri, sistemet ruse toleruan sulme izraelite,shmangën përballjen direkte dhe u përdorën selektivisht.
Në Iran dëshmuan mbrojtje simbolike, jo edhe aq efektive. Ndërkaq Në Venezuelë u ekspozuan kufizime totale!Miliarda dollarë u shkatërruan brenda 20 minutave!Modeli është i njëjtë.
Teknologjiaruse duket frikësuese në parada por ajo dështon në kontakt me realitetin perëndimor.
Rusia ka shitur armë, por nuk ka eksportuar kulturë operimi. Shumë nga klientët e saj janë shtete me struktura të dobëta, personel të demoralizuar dhe trajnim minimal. Kompleksiteti i sistemeve ruse shpesh tejkalon kapacitetet reale të atyre që i përdorin.
Kjo nxjerr në pah një tjetër problem thelbësor.Rusia eksporton pajisje, nuk eksporton epërsi dhe dituri përdorimi!
Dështimet operacionale janë goditje direkte për reputacionin rus. Çdo sistem i neutralizuar, çdo mit i rrëzuar, e ul vlerën e eksportit ushtarak rus dhe e ekspozon dobësinë e saj teknologjike.
Për më tepër, çdo konflikt ku armët ruse dështojnë shndërrohet në laborator të hapur për kundërshtarët e saj strategjikë.
Problemi tjetër është se këto sisteme shiten me premtime që nuk i përgjigjen realiteteve!
Rusia ka dështuar të imponojë stabilitet në Siri, ka humbur ndikimin në Irak, është përjashtuar nga Afganistani, ka shndërruar Iranin në partner oportunist dhe Venezuelën në shembull paralajmërues. Ajo nuk ndërton aleanca funksionale por ajo i menaxhon varësitë e përkohshme të aleatëve .Prandaj ka vend për shqetësim tëk aleatët e saj,Kina, Vietnami,India, Korea e Veriut,përfshirë edhe Serbinë e tanishme,( që nuk e posedon këtë sistem) të bombarduar në vitin 1999!
Ndërkohë Vuqiqi i shashtrisur ende nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur në Alaskë!

Tags: Korab Blakaj

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Seria e dështimeve nga Siria në Venezuelë

Seria e dështimeve nga Siria në Venezuelë

11 Janar, 2026
Mërgimtari me qëndrim në Gjermani pson nga  aksidenti

Mërgimtari me qëndrim në Gjermani pson nga aksidenti

10 Janar, 2026
9 janari në heshtje: Dodiku mes nacionalizmit dhe presionit nga Uashingtoni

9 janari në heshtje: Dodiku mes nacionalizmit dhe presionit nga Uashingtoni

10 Janar, 2026
LETRA PASQYRIM I SHPIRTIT DHE TESTAMENT I KUJTESËS

LETRA PASQYRIM I SHPIRTIT DHE TESTAMENT I KUJTESËS

10 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In