Me këtë vetëm nëkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit, rregullimit të mbrendshëm të shtetit të Serbisë.
Vojvodina si ish-njësi e barabartë në këtë duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët.
Raporti Serbi dhe shqiptarët e tri Komunave ku më 1 e 2 mars të vitit 1992 u mbajtë referendumi për një autonimi territoriale dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë.
Rajoni i Sanxhakut, ka organizuar Referendumin e kësaj Krahine, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor të vitit 1992, i banuar me popullatë dërmuese Boshnjake.Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto tri rajone apo krahina, atëherë duhet konsideruar mbyllja e çështjeve të hapura të Republikës së Serbisë.
Akademikët, intelektualët dhe qeveritarë Serbë duhet debatur dhe shtruar drejtë, të që të pregaditet opinioni që Serbia mund dhe duhet të fedaralizohet!.
Vojvodina të hynë në Federat apo Konfederat me Serbinë në mes veti, por mos të hargjon kohë dhe energji, me Kosovën në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje, së bashku të integruara në NATO, BE por edhe me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Populli Serbë dhe shteti i tyre nuk kan nevoj që kosovarëve fare t‘u afrojn ndonjë autonomi substanciale, çfardo lloji qoftë e zgjeruar, themelore etj.
Këto do të duhej t‘i ruaj për tri Rajone apo Krahina, që përveq me popullatë homogjene shumicë jo serbe janë të kufizuara edhe me territore të shteteve amë.
Tri rajone nuk mundë ti mbajë gjatë nën trysni, këtë gatishmëri t’ju afroj dhe duhet të vlen së pari për shqiptarët në Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Hungarezët në Vojvodinë dhe Boshnjakët në Sanxhak.Për asnjë moment mos të harrojmë edhe pse nuk janë me shumicë në një territor të caktuar me numër të madh të banorëve, përveqë që janë shumicë në Komunën e Pirotit komunitetin jo të vogël që shumë pakë zihet në gojë e këto janë Bullgarët në Serbi, Rumunët në Vojvodinë dhe Romët që janë të shpërndarë nëpër tërë Serbin dhe Vojvodinën.
Secili prej këtyre tri komuniteteve si për nga numri i banorëve ashtu edhe nga shtrirja gjeografike jan më shumë se pakica serbe në Kosovës për disa herë!.
Ndoshta faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoje se shteti Serbë mos të përqendrohet në Kosovë duke i patur edhe tri Rajone tjera me popullatë dhe territor të veqantë.Shteti Serbë për ti mshef këto tri gjëra të mdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatikë ta bartë prej vetë Serbisë e Vojvodinës, në Kosovë.
Përqendrimi me gjithë arsenalin e mundshëm politikë e diplomatikë në Kosovë dhe rrethë Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër pavarësisë së Kosovës.
Përveç dhunës qindëvjeqare që ka ushtruar kundër shqiptarëve të Kosovës e sidomos me paraqitjen në skenë të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s një intervenim i pari i këtij lloji në botë.
Serbia përfundimisht nuk ka të drejtë as edhe të kthej kokën kah Kosova nëse mundet të plasoj ndonjë produkt të vetin në tregun e Kosovës tepër e ka, se sa për për ta patur nënë sundim të vetin jo kurrë.
Duke i mshefur tri probleme në tri Rajone, këto Krahina me popullatë dhe territor kompakt, Serbia don që vëmendjen ta tërheq vetëm rreth Kosovës.
Beogradi duke e vonuar pafundë njohjen e Kosovës, dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe tri probleme jo të vogla që herë kur do, duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë t’ua mohon edhe shqiptarëve, Hungarezëve dhe Boshnjakëve.
Një krahasim Vojvodina ishte njësi në federatën e RSFJ-së, kurse republika Sërbska vetëm në bazë të rezultateve të luftës, më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë, atëher edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjegjësi në këtë.
Nëse Beogradi alarrmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret europiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia.Kosova të njifet si shtet nga Serbia, atëher nëse do, Bashkësia ndërkombëtare e ka shumë lehtë!?
Nëse Serbëve të Bosnjës ju kanë pranuar rezultatet e luftës dhe këto sot gëzojn dhe janë element konstituiv i federatës të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Atëher pse nuk ju pranohet statuti i një Autonomie edhe shqiptarëve, Hungarezëve dhe Boshnjakëve në kuadër të Republikës së Serbisë.
Shqiptarët në Serbi kanë mbajtur edhe Referendumin të datës 1 e 2 marsit 1992, kan organizuar kryengritje të armatosur që përmesë UÇPMB-ës janë ngritur në një luftë të armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit nën prezencën dhe monitorimin e faktorit politik dhe ushtarak të botës.
Kjo Krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë, ka tri elemente të njohura edhe me konventa ndërkombëtare që të jetë e dalluar dhe ti gëzoj të drejtat e saja kolektive.Hungarezëve në krahinën e Vojvodinës do të ishte më mirë t’ju njifet sovraniteti dhe integriteti i tyre si njësi e barabart me serbët.
Vetëm pasi të zgjidhet statuti i këtyre tri rajoneve atëher mundë të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut, shkollim, ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional, se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare.
Tri rajonet e cekura edhe në ballë të titulluar nuk janë drejta të pakicave, por si mungesa për të drejta kolektive.Duhet të kuptojmë se pranimi i Kosovës si shtet nga Serbia, nënkupohet se do të hapet tërësisht kutia e pandorës e quajtur Serbi dhe Vojvodinë!?
Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve në Ballkan e veçmas në ish-hapsirat e federatës Jugosllave atëher mundë t’ia del edhe duke krijuar edhe Republika të tjera sikur në Bosnjë e Hercegovinë që nga viti 1995 funksionon Republika Sërbska, të krijohen vetëm në Serbi edhe tri Republika të veçanta si e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Pra në këto tri Rajone Serbia ose duhet të federalizohet edhe me tri Republika të tjera ose të lejoj të bashkangjiten me shtete e tyre amë, ku në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj.Përveqë këtyre tri problemeve të mdha janë edhe segmente që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komuntitetit Rumunë, Bullgarë dhe Romë.
Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike.Sa më shumë që zgjatet që Kosova të njifet shtet nga Serbia, aq më shumë zgjaten edhe problemet mbrenda vetë ksaj Serbie.
Nuk është keqë që lobi Serb që vepron nëpër botë dhe elita intelektuale Serbe të mirren shumë seriozisht për federalizmin e Serbisë me Vojvodinën dhe Hungarezëve në Vojvodinë, Boshnjakëve në Sanxhak, Shqiptarëve në Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ju takojn të gëzojn Autonomi territoriale.
Nuk është e arsyeshme që vonesa që Beogradi ta pranoj Prishtinën si shtet të stërzgjatet, gati se u kalua gjysma e asaj periudhe ku RSFJ ishte duke funksionuar prej vitit 1945 deri në vitin 1990.Deri më sot i kemi njw çerek shekuli kjo është një stërgjatje dhe dikush duhet të bartë përgjësi për këtë vonesë tej mase, kjo është e kushtueshme në shumë aspekte edhe në rrjedha të tjera të Europës së Bashkuar.
Gabimet duhet të kërkohen te fillimi i shpërbërjes dhe marrëveshja e Badinterit dhe qasja jo e drejtë që në atë kohë.
*Autori, është Profesor nga Bujanoci dhe është me Master Shkencor, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave,formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,rexhistrimin e popullatës,inicimin që të miratohet një rezolut,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.
Diskutim rreth këtij postimi