Ka një arsye të fortë si për mua, por edhe për shumë të tjerë, që kërkojnë të gjenjnë sadopak qetësi në shkarkimin e emocioneve negative që shkakton stresi galopant në jetën tonë.
Jemi bindur se më shumë së sa na trembin të fshehtat e botës së errësirës së tyre, po na tmerron çdo ditë mungesa e njohjes së fuqisë së dritës së shpirtit tonë për t’i sfiduar ato.
Ajo rri atje thellë brenda nesh dhe vegjeton në pavendosmëri për të shkatërruar muret e errësirës.
Jemi tulatur nën frikën e tyre dhe të lidhur me zinxhirë nga këmbët prej njerëzve të interesit që mbushin falangat vrasëse të shpirtit njerëzor.
Njerëzit jo shpirtërorë dhe idiotë të rilindur, po e gjejnë lumturinë, aty ku të tjerët perceptojnë me logjikë dhe tmerr shkatërrimin e tyre.
Shumica e ngjarjeve me telashe dhe pasoja në hapësirën shqiptare dhe në botë, shkaktohet nga njerëzit e dominuar nga deliri madhështisë, arrogantë të papërmbajtur, megalloman, agresiv, kurvarë, hajdutë që synojnë të jenë të rëndësishëm në jetën e të tjerëve, të lëngëzuar nga dëshira e pamatë për paraqitje dhe ndikim global.
Nuk bëjmë përjashtim as pushtetarët dhe militantët shpellarë idiotë të lindur, përkundrazi!
Ata synojnë të depërtojnë në labirinthet dhe skutat e pushtetit të fituar me mashtrime e padrejtësi, në standarded hibride dhe djallëzore të ngurtësimit të guackës formale të vetes, përballë imazhit iluzor të të tjerëve.
Ata janë monstra steriotipe të eksperimentit joshës të sfidës për jetën, si nevojë e brendshme dhe instinktit të tyre shtazor, kafshëror të pavetëdijes. Një turmë e marrosur sosiopete, produkt i mutacionit në sistem!
O zot, pse kemi mes nesh kaq shumë të tillë!!
Të nxitur nga interesat dhe përverësiteti i jetës së diktuar nga pushteti dhe kriminelët e politikës, ata janë këtu në mes dhe në krahun tonë.
Ata janë spiunë, patronazhistë, hiena, bashibozukë, tradhëtarë, të shitur, “bij të partisë”, të përbetuar deri në marrëzi para “liderit të tyre historik” për t’i bërë gropën kombit dhe shtetit.
Ata në ekstazë janë gati të japin jetën bulevardeve dhe skutave për “liderin e tyre historik”!
U dhjefsha “liderin tuaj”, snajperët e skuadrës së pushkatimit të populli të çorientuar, varrëmihës të kombit dhe Shqipërisë.
Këto monstra “militantësh” të pabesë, nuk të kërkojnë lëkurën, por e kanë mendjen të gjejnë më përpara thikën për të na rrjepur atë ngadalë pa mëshirë deri sa të na dalë shpirti. Këta janë njerëzit e pushtetit të krimit, errësirës dhe të pangopësisë mbi fatkeqësitë tona.
“Mentalisht” ata dinë mirë vetëm një gjë: Të hanë mirë, të pijnë dhe të dhjesin. Kaq dinë të bëjnë dhe kaq është misioni i tyre jetësor, asgjë tjetër më shumë.
Ata dhe shumë të tjerë nuk arrijnë ta kuptojnë se e ardhmja e tyre nuk do të varet nga sasia e ditëve “të lumtura” që do të jetojnë (në pallat apo në kasolle), por nga nga “farmacitë” e qytetit ku do të paraqiten për të marrë ilaçet e ndëshkimit shpirtëror për mëkatet e tyre!
Për këta “lider historik”, trushkulurit shqiptarë nuk kanë fuqi mentale të kuptojnë se e vështira e tyre ka qenë një “privilegj”, i cili nuk do t’i përjashtojë nga faqja e historisë deri në fund të jetës nga ndëshkimi, humbja, dhimbja dhe faqja e zezë!
Në çdo moment dëgjoj ulërimën e popullit nga dhimbja e thellë për skëterrën që përjeton në agoni!
Jemi zhytur thellë në kënetën e qelbur “demokratike” 32 vjeçare, ku veprojmë si bretkosat, zhapiqërit dhe mushkonjat. Injoranca ka sfiduar mençurinë. Kanë rënë malet dhe janë ngritur halet brenda çmendurisë, lajthitjes dhe marrëzisë kolektive.
Me jargavitjen pas “liderëve tanë historikë” dhe “liderëve të luftës” kemi zëvendësuar mitologjitë pa mite e legjenda, duke u besuar përrallave “të patriotizmit” dhe “të çekut ta bardhë” që do të dalë nga thellësitë e nëntokës!!
O të marrë në vetegjyqësi, jeni pozicionuar me dashje kundër ekzistencës mentale, psikike e fizike, të helmuar nga “morali i liderëve historikë”, të ngritur mbi gjakun, sakrificat dhe tragjeditë tona! Ku po shkoni kështu, i keni hypur gomarit së prapthi!
Jemi të çuditshëm në ekstrem! Harrojmë shpejtë! Nuk duam të pranojmë realitetin e hidhur, si puna e “gomnarit me ujkun”. Në fakt, nuk duhet të na vijë keq! Jemi zero, hiç, asgjë, thjeshtë manekinë vitrinash të këtij pushteti vrastar, kriminal dhe të pangopur!
Nuk më ngjallin interes as shtetarët, profesorët, akademikët dhe patriotët e FCB-ve, e as trimat, tribunalët, sojsëzët, demagogët, palaçot e skenave, të cilët pa menduar se jemi në buzë të greminës, në pragun e frikshëm të ferrit, të përfshirë tmerrësisht nga psikoza e thellë e pranimit dhe asgjësimit, në kor ende këta poli – vagabondë vazhdojnë të shesin moral me një logjikë të pakapshme në kufijë e diktatit dhe injorancës! Gjitnmonë në emë të “liderëve historikë”!!
Kjo është merita e “liderëve historikë”, e “shkencëtarëve” tanë të lajthtur! Pa mëdyshje vetë antiteza e pritshme e stratagjëmës inteligjente agjenturore lindore kundër kombit dhe Shqipërisë!
Dikur një “lider juaj hisorik” në rreth “miqsh të besuar”, nuk e pati problem të deklaronte: “Do t’i hap një gropë të zezë Shqipërisë, që të bjerë brenda dhe të mos e ngrejë kokën kurrë”!!
Ja pra, kjo ka ndodhur. Jeta jonë dhe pasuria kombëtare në ankand, borxhi shtatë breza, rinia në arrati, një vend kriminogjen që na e ka zhytur kokën në fekale! Mirë të na bëhet!
Qorra, qorra, qoorrraaaaaaaaa, u dhjefsha “lidrët tuaj historikë”!! Ju militantë falangistë të sëmurë, që i mbani ata në pushtet, vafshi në ferr me gjithë “liderët tuaj historikë”, sepse çdo ditë po dëshmoni se mbi shpatulla u ka mbetur vetëm kafka. Truri me kohë u ka lënë shëndetin!!
Paçi në qafë të ardhmen e fëmijëve, nipërve, mbesave, duke u zvarritur në mjerim dhe ndëshikim para këmbëve të Zotit.
Tiranë 02.09.2023
/perqasje /
Diskutim rreth këtij postimi