Dardania Press
E diel, 1 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Sanxhaku

Luftë e pa skrupullt edhe e fëlliqur për pushtet!

Lufta për pushtet mundet shpesh me qenë shumë e poshtër, e pa skrupullit pse jo edhe e fëlliqur. Kjo më së miri mund të shihet kohëve të fundit, sidomos ditëve të fundit në Sanxhak, përkatësisht Sanxhakun verilindor.

19 Gusht, 2022
in Sanxhaku, Vështrime
29 1
0
Luftë e pa skrupullt edhe e fëlliqur për pushtet!
34
SHARES
425
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ismet Azizi

Kjo javë është në shenjë të një fushate, jo vetëm mediatike por edhe në rrjetet sociale e pa parë deri më tani. Kësaj fushate po i prinë një portal tashmë i njohur në opinion e i kontrolluar nga një grup i njerëzve që kanë mbet pa pushtet.

Përndryshe lufta për pushtet në këtë pjesë të Sanxhakut është shumë e ashpër. Nuk zgjidhen mjete për me marr ndonjë copë pushteti, që nga ai lokal e deri në at qendror.

Ndër faktorët që ndikojnë më së shumti është ai i zakonshmi me marr ndonjë copë pushtet në parlament dhe qeverinë qendrore. Gjë që nuk kalojnë keq ato parti që janë afër  të afërt me  qeverinëë e presidentit Vuçiq.

Këta që kanë mbet  jashtë partive politike, të vet eliminuarit si në radhët e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) e liderit Uglanin po ashtu edhe ata të Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP) e të ndjerit Zukorliq iu ka humbur rruga në oborr.

Këta tipa të gjorë, kanë mbet jashtë  pushteti dhe të vetmën armë të cilën po mundohen ta përdorin është luftimi i projektit famoz të ashtuquajtur  “Albanizacija Bosnjaka” (shqiptarizimi i boshnjakëve) të cilin e kanë ç’pikë vet për të treguar se kush është mč boshnjak se tjetri e për të përfituar diçka, e që sipas të gjitha gjasave kanë me i pa sherrin, sepse  iu ka has sharra në gozhdë dhe gjithnjë e më shumë po ia shohin sherrin. Mjafton me hy në rrjetet sociale dhe me e përcjell debatin dhe polemikat e vet banorëve të kësaj treve për tu bindur se kjo shpifje nuk po iu kalon.

Asnjëherë më shumë se tash nuk ka pas debat më të nxehtë në rrjetet sociale dhe në media rreth këtij “projekti” për shqiptarizimin e boshnjakëve. Pra, boshnjakëve me prejardhje shqiptare të cilin fakt nuk e mohojnë, as që kanë gjasë ta mohojnë. Kështu që po i ngjan asaj  se projekti po del të jetë shqiptarizimi i shqiptarëve të asimiluar në boshnjakë. E nëse me të vërtetë ndodhë kjo, atëherë  mund të themi se është një proces, i cili si duket është i pa ndalur sepse ata vet  po i kontribuojnë vetëdijesimit  të popullatës për rrënjët e veta. Nëse vazhdohet kështu me një fushatë e propagandë të tillë, gjasat janë të mëdha që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në vjeshtë, vërtetë do të ketë një numër i konsideruar i banorëve qëdo të deklarohen shqiptar.

Si pretekst për të sulmuar shoqatën “Kosova për Sanxhakun” ishte vendosja e një pllake përkujtimore e një familje nga Slupçani i Kumanovës që ka ra viktimë e bombardimeve të forcave alete në mbarim të Luftës së dytë botërore në qytetin e Novi Pazarit aty ku jetoi familja e gjykatësit sheriatik Mumin efendi Halitit.

Vendosjen e kësaj pllake e Refahete Hatitit, e vetmja e shpëtuar nga kjo familje, u bë shkas që ky akt të karakterizohet si veprim i organizuar për jo vetëm për “shqiptarizimin e boshnjakëve” por ka të tillë që e quajnë edhe “shqiptarizim” të varrezave “Gazilar”, ruana Zot.

Për ta ngritur edhe më shumë tension e pakënaqësi, të këtyre individëve, vendosjen e Pllakës përkujtimore e quajtën Pllakë përkujtimore kushtuar 144 dëshmorëve shqiptar të Kosovës që ranë në mbrojtje në Novi Pazarit nga tre sulmet çetnike në vjeshtë e viti 1941.

Fitohet përshtypja se shërbim më të madh edhe pse  jo me vetëdije janë duke i bërë pikërisht atij “projekti famoz”, për të cilin është debatuar edhe në parlamentin e Serbisë të cilin e ka inicuar shefi i grupit parlamentar te SPS. Për të cilin edhe unë personalisht, kinse si bartës i këtij projekti u mora në bisedë informative nga policia e Serbisë disa ditë më parë.

Tags: AlbanizacijaIsmet Azizi

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

TA DUASH KOSOVËN DO TË THOTË TË JETOSH DHE TË VEPROSH PËR TË

30 Maj, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

29 Maj, 2025
Një nder i madh për Kosovën

Një nder i madh për Kosovën

28 Maj, 2025
Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

Letër publike! Ju deputetë heshtakë dhe Ju me “gishta” të ngritur, Jeni duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Republikës!

27 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In