Akademik Porof Dr Hakif Bajrami
Letra publike nuk është për të krijuar poena politik, sepse profesioni im nuk më lejon që të ÇORTOJË publikisht vetëm pse mundëm. Aq më parë kur Edi Ramën nuk e njoh personalisht. Por, po i drejtohem si shqiptar, populli i të cilit ka përjetuar PESË etapa gjenocidale nga Serbia: Në vitin 1877 Serbia i shfarosi 714 kutunde (të parët e mi janë nga XHAKJA afër Prekupës) dhe 6 qytete brenda 28 ditëve; Më 1912-1915 në etapën e dytë të gjenocidit 395 anije aevropiane bartënin shqiptarë në Anadoll, kur afër 500 000 shqiptarë u arratisën nëpër Edrene, pasiqë janë masakruar 5000 burra vetëm më 28 VI 1913 në Gazimestan, e nepër katunde dhe kuarte të qyteteve janë vrarë 11000 gra dhe 18000 fëmijë, pasi që janë shfarosur 132 fshatra shqiptare. Më 1918-1941 nga trevat shqiptare që i okupoi Mbretëria SKS, kur 418 familje u masakruan në shkurt 1921, nga 6 e deri në 52 antarë, të gjithë janë diegur për së gjalli nepër shtëpia, kurse 182 katunde shqiptare u shfarosen me: thikë, zjarrë, pushkë dhe topa. Ndërsa në kampin e Nishit më 1923 u asgjasuan 111 prijës të kryengritësve shqiptar, prej tyre 24 gra e fëmi. Më 1951-1966 prap u detyruam t` i nxierrim “vesikat” jo më pak se 612000 shqiptarë, por që shpërngulja e tyre nuk u zbatua në tërësi për shkak se Rankoviqit shkoi nga pushteti. Më 1981-1992 nga familjet shqiptare burgjet e Serbisë u mbushën me rini të njomë që kërkonte liri njerëzore dhe brazi ekonomike. Më 1993-1999 për çdo muaj shqiptarët kanë qenë të ftuar në polici se nuk po e respektojnë pushtetin e Beogradit me akuzë se: “ jemi të rreshtuar kah Tirana e Enver Hoxhës dhe ushtria e tij”. Shqiptarët me 750 000 vjetë burgje në Jugosllavi që ishte Serbi e zgjëruar, me univerzitet të Odave me Rektor Anton Qeta, me univerzitet të burgjeve, me rektor Adem Demaçi, me univerzitet arsimor me rektor Ejup Statofci, nuk janë m; mish për top për askend, përpos pjesë e kombit në luftë të drejtë për t` i çliruar vatrat e veta stërgjyshore, për ta vazhduar shkollën e Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit.
Zotëri Kryeministër Edi Kristaç Rama, minore janë vuajtjet e mia, çka kanë psuar intelektualët tjerë shqiptar individualisht dhe me familje. Dhe mbi të gjitha, duhet mirë të mbledhish mend dhe të flasish nepër foltore, duke u promovuar si një “bajraktar” i shqiptarëve, fjalime që i ngjajnë atyre sikur janë programuar dhe shkruar në Nish në prani të Nikolla Pashiqit dhe Esat Pashës, alias në Beograd në prani të A. Vuçiqit dhe Gj. Sorrosit . Gaboheni Kryeministër, sepse plagët e popullit Kosovës ende janë të njoma. Por ato palgë ti as nuk e përjeton e as nuk ke ndienja se janë bërë pikërisht nga një nazifashist që Ti e quan mik. Falë të qoftë, por vetëm Janullatosi po ju mungon kur po i bërëni planet me jau bekuar me tamjan. Por mësoe se koha e bajraktarëve ka perënduar. Shqiptarët e Kosovës nuk janë më ata të shekullit XX. Nga robëria, nga demonstrat, nga burgjet e gjata që ishin sikur kampet e përqëndrimit, dhe sidomos nga Lufta e Shenjët e UÇK-ës, shqiptarët si komb kanë mësuar shumë. Por brengos fakti se ti je një përçarës që grindja tu ka bërë smundje, një herë me Ramushin e tash me Albinin. Konsekuenca po nxirret se shumica e politikanëve shqiptar nuk kanë mësuar asgjë nga historia. Shiqoe tërë foton e kombit në Stadion, i tëri në PLISA. Mësimi është urtia më e madhe, propogandonte Ajanshtajni.
Tash po t` i numrojë gafet tua Edi Rama pse po e shkruaj këtë letër publike
1.Të kujtohet Kryeministër Edi Rama se çfar propogande ke bërë për eshrat e Isa Boletinit. Me të gjitha mjetët ti luftoje që të rivarroset Kolosi i shqiptarisë në Vlorë. Po, Vlora është e shenjët kombin. Por, jo, Jo, eshrat e Isa Boltetinit dhe PLISI i tij na duheshin-na duhen në Boletin, aty afër Bajskës së 24 shtatorit 2023, aty afër kufirit. Aty, ku ra polici i Republikës Kosovës më 24 shtator, për mos me vdekë kurrë. Aty Rusisë dhe Beogradit iu thyen turitë për një ditë dhe tash po “shfryhën” agjentër e Kremlinit dhe Karagjorgjevës në Izrael dhe Palestinë. E kuptoi Kryeministër këtë lojë pansllaviste, por fundi do jetë shumë i thjeshtë-Kosova shtet sovran është bimë me garancon gjaku e miku.
- Të kujtohet Edi Rama se çfar propogande ke bërë për “këmbim të territoreve”, më e dhuruar bazenin e xeheve të Trepçës dhe Ujmanin, ku popullsia deri më 1913 ishte puro shqiptare, dhe më i marrë tri katune që janë puro shqiptare, në vijën hekurudhore Vrajë-Kumanovë.
- Propoganda e Edi Ramës me shokët në Prishtinë, për më ia falë Crna Gorës Kullën dhe Çakorin për “hatër të Borrelëve dhe Llajçakëve , që dëshironte Montenegron në NATO”, ishte një pazar i turpshëm duke futë thika në kurriz të një populli që kishte dalë nga lufta me mbi njëmilion plagë të njoma, me 600 varre masive, me 20 000 femra të dhunuara. E ti Edi Rama atij që ia ka bërë këto mizori në sinkron me Milloshin, i thua mik dhe i ngjitësh në projektin Ballkani i hapur, për me na vrarë sërish.
- Prpëoganda e Edi Kristaç Ramës për “Ballkanin e Hapur”, si tregti e radhës, intrigë mizerabël e Gjorgjë Sorrosit për interesa të Beogradit dhe Kremlinit, për më e shterrë ngadal por sigurtë ekonominë e Republikës Kosovës, ishte një intrigë e radhës, e cila për fat shkoi në plehun e historisë si shumë intriga tjera, që nuk po i numroj, sepse të huajtë nuk besojnë se mund t` i bëjë shqiptari kundër kombit vet.
- Tash Zotëri Edi Rama del publikisht se në Veriun e Kosovës duhet instalohet KFOR-i. Po ne e dijmë çdo rregullore të këtij institucioni ushtrak se me çfar misioni është në Republikën e Kosovës dhe kujtë i jep llogari. Po, ne e dijmë se Shqipëria është antare e NATO-s. Por kjo nuk do të thot që Shqipëria të bëjë advokaturë, besa edhe prokurori ndaj Kosovës, sespe Kosova nuk është trevë që mund të ndahet, sepse këtë tërësi e granton KUSHTETUTA. E intelegjenca e Kosovës e din se perfaqsuesi i Serbisë nuk ka nënshkruar : në Rambuje (1999), nuk ka nënshkruar në Wjenë (2006), nuk ka nënshkruar në Ohër planin Franko Gjerman (2023). Madje keni shkuar aq largë sa që keni biseduar prapa shipnës Kosovës për një Konferencë Nderkombëtare, ku çdo gjë do të fillonte nga e para dhe aty Putini këmbkryq do të provonte për të dirgjuar. E kjo politikë, e përkthyer shqip spjegohet më e mbajtë Kosovën në maje të thikës.
- Veriu i Kosovës nuk është “tokë e askujtë” Zotëri Kryeministër i Tiranës sime të admiruar. Duhet të vjen turp Edi Rama nga xhaku i Xheneral Tahir Sinanit, duhet të turprohesh nga lufta e dy xheneralëve (BAB e DJAL): Gjeneral Dilaver Goxhaj, Gjeneral Dritan Goxhaj që luftuan heroikisht për çlirimin e Kosovës, ndërsa Ti Dritanin e mban në burg me akuza të pista. Nëse këtë faj ta falë dikush, nuk ta falë Adem Demaçi, Adem Jashari me familjën heroike, nuk ta falë Fehmi e Xhevë Lladrovci e shumë trima e trimëresha tjerë të UÇK-ës.
- Zotëri Edi Rama: Millovan Radojçiqi ishte bashkvarrëmihës ndaj çështjës shqiptare me shumë persona që quhën shqiptarë, emrat e të cilëve shumë shpejtë do të dihën. Radojçiqët intenzivisht kanë bërë luftë që: “Ushtria serbe të kthehet në Kosovë”. Madje përmes Brigadës Veriut, Rojeve të Urës dhe individëve nga shkolla e popave provuan për fillim Kosovën veriore ta kthejnë në një pazar të drogës, shpërlarjës së parave dhe prostitucionit industral politik, fillim e mbarim në: “tokën e askujt!!!”. Pastaj dihen programet e Beogradit që janë, jo më pak se 37 (të gjitha të njohura dhe të publikuara), që kanë qëllim daljën e Serbisë në Durës dhe Shën Gjin. Po, nuk jemi shkolluar ne për vizatime dhe pamje moderne, por jemi shkolluar për luftë të drejtë, për vatan dhe shqiptari e të drejta të njeriut, për NËNËN SHQIPËRI të Vaso Pashës, Sami Frashërit, Shtjefën Gjeqovit, Hasan Prishtinës, Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe tërë UÇK-ës.
- Po, e dijmë se po ia thoni A. Vuçiqit disa fjalë që u janë thënë serbëve nepër tubimet shekncore 1973-1992 se: “e keni humbur Kosovën, sespe nuk mundeni ta mbani me kerbaç dhe mizori policoro-ushtrake, me burgje dhe intriga që i shpërndani nepër botë, me mbyllje të shkollave dhe largim nga puna vetëm pse je shqiptar…”.(shiqo: Akademik Ali Hadri, Dr Hakif Bajrami, Kosova do të jetë Republikë e shtatë i federatës, Novi Sad 1979. Me rastin e përvjetorit të Kongresit IV të PKJ-ës mbajtur në Drezden më 1928.). Tek e fundit Edi Rama është me porfesion piktor. Ai nuk e dinë se çfar lufte intelektuale ka bërë Univerziteti i Prishtinës, punëtoria dhe shumica e qytetarëve të Kosovës, karshi nazifashizmit serbian, duke mos i harruar edhe shqiptarët dyfytyrësha të asaj kohe, të perenduar. Pra lufta ka qenë ballore, por edhe tinzare kundër mbi gjysmës së kombit shqiptar.
- Në fund, populli shqiptar në RSFJ qysh më 1961 e ka dijtë me statistikë shtetërore, se më shumë ka shqiptarë në Jugosllavi se sa në Shqipërinë Bregdetare. Këtu është thelbi o Edi Rama. Po “Lidhja Kosovare”, të cilën e kemi ushqyer me informata në 17 kongrese të “Shoqatës së kombeve të robëruara të Evropës”, nuk ka ndejtë si të kuqët e vesë e mbyllur, por ka lëvizë deri te Presidenti Lindon Gjonson qysh më 1964. Por, mbi të gjitha, kemi pasë edhe ndihmë kolosale nga Univerziteti i Tiranës, Zagrebit, Vjenës, Lublanës,Gjenevës, e mbi të gjitha nga diaspora patriotike shqiptare në SHBA dhe Evropë.
Po mos të harrojmë se me Fadil Hoxhën kemi pasë një sinkronizim politik shumë konspirativ për kohën dhe rrethanat. Fadili duke bërë politikë moderne, na ka pasë dhënë të drejtë ta akuzojmë atë dhe pushtetin, në Komisionin e Historisë për çdo padrejtësi kombëtare ndaj shqiptarëve. Në anën tjetër Fadilit i kemi pas “dhuruar” mundësi, të na akuzojë me këto fjalë: “jam në kahre nga këta historianët si Ali Hadri dhe studentët e tij, sepse këta po i dijnë faktet, po mësojnë nepër Evropë më shumë se sa që ne po kërkojmë prej tyre”. Ndersa, në konspiracion Fadil Hoxha pati marrë obligim, që ndaj neve mos të hapet asnjë procedurë hetimore apo të burgoseshim për nacionalizëm, sepse shovinist nuk ishin. Kjo politikë e ka bërë Adem Demaçin dhe Fadil Hoxhën, Hysen Terpezën dhe Fadil Hoxhën të pajtohen publikisht në emër të Çështjës Kombëtare. E çka po sakrifikoni ju politikanë sot…?
Tash po e tregoi se kujt i përngjanë politika jote Edi Rama, për herë të parë se si na pati “ndihmuar” Akademia e Shqipërisë më 1968, kur ne demonstronim kundër pushtetit gjakatar jugosllavë. Po, po, më kujtohet kur më 1968 na erdhi një Letër nga Akademia e Tiranës me kërcnim në Entin e Botimit të teksteve shkollore me këtë përmbajtje: “Si guxoni ju ta botoni Historinë e Shqipërisë, e ta konvertoni në Histori të Popullit Shqiptar” (!!!). Atëbotë isha student i historisë ende. Por përgjegja e Dr Skender Rizës, Mr Ali Hadrit, Prof Zekeria Canës dhe Hakif Bajramit ishte e shkurtër më 1969: “Provoni të na e ndaloni. Ne flasim e shkruajmë për të gjitha trevat shqiptare. Ne jemi mbi gjysma e kombit, madje më shumë ka shqiptarë në Jugosllavi se sa në Shqipëri, për të cilën do të luftojmë e ta bëjmë NJË me Progranin e Vaso Pashës, Ymer Prizrenit, Sami Frashërit dhe Haxhi Zekës me Hasan Prishtinën në balll……”! (Përgjegjën e keni në Akademi, nëse nuk e kanë asgjasuar, nga inati.).
- Zotëri Kryeministër, kritkat ndaj Albin Kurtit dhe Diplomacisë Kosovës nëse nuk kanë rrezultate, Ti duhet të veproish, sepse Shqipëria ka përvojë dhe kuadro të vyer në këtë fushë. Por ato argumente nuk duhet të kanë ngjyrë diplomatike publike. Madje ne në formë të Librit bardhë, të cilin e pata botuar më 1992 në Tiranë, në 5 gjuhë, mësonim se duhet thuhën gjërat nepër kabinete të mbyllura e jo në foltore të Parlamentit, për interes të ideologjisë partiake, sikur të ishte çështja e Kosovës çështje elktorale. Ju i nderuar Edi Rama, po e harroni se kriminelët e Radojçiqit e sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, para 24 shtatorit. Madje e sulmuan edhe grigjën e gazetarëve në Zveçan. E sulmuan në vijim më 24 shtator 2023 edhe policinë e Kosovës, edhe policinë e EULX-it edhe KFOR-in prap. Bota e civilizuar tani në kohën e elktronikës dhe kamerave, asgjë nuk po lejon të futët nën tepih, si ka vepruar Serbia qe 2 shekuj. Mësoe se kemi fakte që Kremlini dhe Karagjorgjeva provuan t` ia vejnë flakën Kosovës më 24 shtator, por me që nuk arritën, e shpalosën planin “B” dhe tani po digjet Izraeli dhe Gaza Palestineze.
Si përfundim, kjo LETËR nuk do të thot se Tirana nuk ka të drejtë të mirret me Kosovën. Jo, por kur njeriu nuk ka dituri dhe dhimbsuri, mund të jet emocionalisht subjektiv, por Serbia ka provuar pesë herë: Me na ble në PRANVERË, me na miel VERËS, me na pre në VIESHTË dhe me na hangër DIMRIT”. ka kaluar ajo kohë e lojës “UJKU DHE ÇINGJI”. Megjithë këtë, dikush për tokën e Kosovës, mund të hynë në pazar, por mos me u shitë, sepse po u shitë, atëherë pazar më nuk ka! E ata që hyjnë në këto pazare meskine mos t` u frigohen kuadrove të Kosovës, nëse janë më të guximshëm, më të ditur, dhe që kanë shumë miqë nepër botë, madje shumë informata të sigurta, sespe ky pozicion vetëm sa e forcon shqiptarinë në rrafshin objektiv, në familjën Evroatlantike. Pra zogu i Kosovës ka fluturuar, por jo me mendje të madhe, por me urti duke hapëruar në historinë e demokracisë.
Edi Rama, në vend se ta këshilloish Kryeministrin Albin Kurti, Ti po e akuzon pushtetin në Kosovë se po të shajnë dhe fyejnë me fjalë që vet i ke “kazanisë” me “Open ballkanin tëndë e të Sorrsit e Milloshit e Vuçiqit”. E ti Edi Rama për Federatën Ballkanike nuk din asgjë e që ka deshtuar jo më pak se pesë herë gjatë histirisë. E mos harro se serbët më 24 shtator 2023 e kanë humbur luftën sikurse më 12 qershor 1999. Tash janë kah riparohen, por ne jemi në trojet tona, në istikame. Informoe A. Vuçiqin si mik që e ke, se nuk do ta presim me defa e lahuta në kufi. Pra, e shef se unë nuk të shaj ose të fyej. Por, ndalu dhe merr frymë tri herë dhe shiqoe stadiumin në Tiranë i zbardhur me PLISA nga Kosova, Shqipëria, Ilirida, Presheva, Ulqini dhe nga kudo që ka shqiptar.
Në fund po e citoi babain e diplomacisë shqiptare Abdyl Bej Frashërin: “Për tokat shqiptare nuk ka shkollë tjetër, përpos ajo e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, që është gjithëmonë e zgjuar siç ndriçon dielli. Mbane në mend se është saktësi e lasht, po sidomos nga koha e Kastriotit e më largë nepër histori”! Ti Edi Rama sikur ke dëshirë me t` u dhimbsur Kosova me vargojë gjaku, me gra e fëmi, pleq e plaka kah arratisën sikurse më 1999. E vërteta nga fjalimi i juej në Parlament kuptohet diçka shumë e thellë, se je në siklet të madh, sikur të pret çmimi nobel për dyfytyrësi, por Nobeli nuk jipet për atë zanat fare.
Prishtinë, më 13 tetor 2023
Diskutim rreth këtij postimi