Dardania Press
E shtunë, 5 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

Kushtet minimale të punës së mësimdhënësve dhe fajësimi për rezultatet e dobëta në testin PISA!

Shkruan: Suzana Demi – /Mësimdhënëse/ Në Kosovë, mësimdhënësit përballen me kushte të vështira dhe minimale për të realizuar detyrat e tyre profesionale. Shumica e shkollave nuk janë të pajisura me infrastrukturë të nevojshme, si kompjutera, tabletë apo internet të shpejtë, që janë thelbësore për zhvillimin e shkathtësive digjitale dhe për përgatitjen e nxënësve për sfidat e kohës moderne.

22 Mars, 2025
in Kultura, Vështrime
15 1
0
Kushtet minimale të punës së mësimdhënësve dhe fajësimi për rezultatet e dobëta në testin PISA!
18
SHARES
224
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Pavarësisht kësaj, performanca e dobët e nxënësve në testet ndërkombëtare, si PISA, shpeshherë lidhet me mësimdhënësit, duke i fajësuar ata për rezultatet e dobëta.

Besoj që tashmë e dimë shumica, për t’mos thënë të gjithë, se çfarë matë testi PISA!

Pisa teston të menduarit kritik në matematikë, shkencë dhe lexim.

Pyetjet e testit nuk masin memorizimin e fakteve, por kërkojnë që nxënësit të përdorin njohuritë dhe aftësitë për zgidhjen e problemeve reale.

Ndërsa mësimdhënia në sistemin arsimor në Kosovë kryesisht përqëndrohet në të pyeturit me gojë (si instrument kryesor vlerësimi) dhe matë memorizimin e fakteve. Në këtë mënyrë mësimnxënia nuk kalon as pragun e nivelit të tretë të Taksonomisë së Bloom-it.

Në vend që të adresohen kushtet e vështira të punës dhe mungesa e mbështetjes për mësimdhënësit, MASHT-i ka fokusuar përpjekjet për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve, duke ngritur një sistem që synon të matë rezultate të shpejta dhe të drejtpërdrejta.

Kjo nënkupton një metrikë të quajtur “vlerësimi i performancës së mësimdhënësve”, e cila përfshin vetëm elemente të matshme, si rezultatet e mësimdhënësve në teste, pa marrë parasysh kushtet e jashtme që ndikojnë në këtë performancë.

Në këtë kontekst, një ndër problemet kryesore që lind është se mësimdhënësit janë vënë para një detyre të pamundshme: të përmbushin kërkesat e arsimit modern dhe të përgatitin nxënësit për teste ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë mjete të nevojshme, si teknologji dhe resurse adekuate për zhvillimin e mësimdhënies.

Kushtet e këqija të infrastrukturës shkollore, mungesa e pajisjeve dhe teknologjisë, si dhe mbingarkesa e detyrave që shpesh bien mbi mësimdhënësit, janë disa nga faktorët që ndikojnë në performancën e dobët, e cila nuk është rezultat i paaftësisë së mësimdhënësve, por një pasojë e kushteve të vështira të punës.

MASHT-i ka nisur disa reforma të rëndësishme në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e arsimit, përfshirë zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe vlerësimin e performancës së tyre.

Megjithatë, këto reforma shpesh injorojnë faktin se mësimdhënësit, për të arritur sukses, kërkojnë mbështetje të vazhdueshme dhe kushte më të mira pune. Pa një investim të vazhdueshëm në teknologji dhe infrastrukturë, si dhe pa mbështetje adekuate profesionale, mësimdhënësit janë të detyruar të përballen me sfida të mëdha, të cilat në fund ndikojnë në rezultatet e nxënësve.

Para se të fajësohen mësimdhënësit për rezultatet e dobëta, duhet të kuptohet se ata janë vetëm një pjesë e një sistemi më të gjerë, që është i pa përgatitur për të përmbushur kërkesat moderne të arsimit.

Ka kohë që me Kurrikulën e re, mësimdhënësit janë të angazhuar me shumë detyra administrative, pa pasur mundësinë të përqendrohen plotësisht në zhvillimin e mësimit dhe përgatitjen e nxënësve për sfida të tilla si PISA.

Në përfundim, është e nevojshme që reforma të tilla si kjo që po zhvillohet nga MASHT-i të përfshijnë përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit.

Vetëm duke u siguruar që ata kanë infrastrukturën e nevojshme dhe mbështetje profesionale, mund të arrijmë rezultate të qëndrueshme dhe të mira në testet ndërkombëtare, përfshirë PISA.

Fajësimi i mësimdhënësve pa adresuar këto probleme strukturore është një qasje që nuk i shërben përmirësimit të arsimit në Kosovë. /dardaniapress/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In