Dardania Press
E premte, 19 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kosova

Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Raport Vjetor

-Presidentja Osmani në takim me drejtues të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës: Hulumtimi i krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit, gjenocidit, torturës dhe krimeve të tjera, me rëndësi për dokumentimin e të vërtetës dhe për drejtësi/ - Kryeministri  Kurti: Për të dëshmuar punën e madhe dhe tejet të rëndësishme që mund të bëhet brenda një viti, me institucionet që kemi themeluar, ne mund ta marrim si shembull Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë/

13 Nëntor, 2024
in Kosova, Vështrime
20 2
0
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Raport Vjetor
25
SHARES
308
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Behlul Jashari:  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi.

Sipas Presidentes Osmani, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte, pra krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit, torturës dhe krimet e tjera, është tejet me rëndësi për t`u dokumentuar, arkivuar dhe për t’u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë, si dhe të ruhet e të jetë në shërbim të brezave të ardhshëm.

“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, theksoi Presidentja Osmani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet IKKL-së dhe institucioneve lokale e atyre ndërkombëtare.

Në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi Presidentes Osmani Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast Presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë tha se për të dëshmuar punën e madhe dhe tejet të rëndësishme që mund të bëhet brenda një viti, me institucionet që kemi themeluar, ne mund ta marrim si shembull Institutin për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

“Ky institut u themelua nga nevoja për të ruajtur dhe për të dokumentuar të vërtetën e vuajtjeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Këtë javë Instituti paraqiti raportin njëvjetor të punës. Nëse do t’i rendisnim materialet e grumbulluara si foldera që qëndrojnë në këmbë, do të bëhej një seri e tyre e gjatë 189 metra apo thënë ndryshe 15.8 tera bajt. E gjithë kjo falë përkushtimit të të gjithë atyre që kanë kontribuar: qytetarëve, organizatave, institucioneve, komunave, ministrive, gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe koleksionistëve të ndryshëm. Falënderoj secilën e secilin prej jush për dëshmitë që keni ndarë dhe për kujtimet që keni ruajtur. Ju ftoj të gjithëve që të vazhdoni të mbështesni Institutin drejt realizimit të këtij misioni të drejtë e fisnik të tij. E dimë se ky proces nuk është i lehtë, por është thelbësor për të përjetësuar të vërtetën, për ta dokumentuar të vërtetën dhe për ta mundësuar e ndihmuar drejtësinë. Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive.

Andaj, në raste si kjo, veçanërisht kujtojmë të gjithë ata, të cilët sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Është detyra jonë morale dhe institucionale të sigurojmë që vuajtjet e tyre të mos harrohen kurrë. Është nderim e drejtësi ndaj atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe ndaj familjeve që ende bartin dhembjen e të vrarëve dhe të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”, theksoi Kryeministri  Kurti.

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Shaip Kamberi: Të drejtat janë univerzale, ato nuk janë mëshirë e shtetit

Kamberi bën thirrje për krijimin e një komisioni hetimor në Serbi për vdekjen e ushtarëve shqiptarë në ushtrinë jugosllave në vitet ’80

18 Shtator, 2025
“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41

18 Shtator, 2025
Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

Çështja kombëtare në Kosovë sipas një dokumenti të panjohur të Partisë Komuniste të Jugosllavisë

17 Shtator, 2025
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In