Dardania Press
E martë, 20 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Ballkani

Inkuizicioni i partisë së Millosheviqit ndaj deputetit Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i ka cilësuar si inkuizicion, deklaratat e një deputeteje të Partisë Socialiste, drejtuar atij.

16 Shtator, 2022
in Ballkani, Vështrime
17 0
0
Inkuizicioni i partisë së Millosheviqit ndaj deputetit Shaip Kamberi
19
SHARES
240
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo pasi deputetja dhe nënkryetarja e Parlamentit,  Snezhana Paunoviq e Partisë Socialiste, që dikur drejtohej nga Sllobodan Millosheviqi, gjatë seancës së Kuvendit, kërkoi që Kamberi të dëbohet.

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mos arrestimin e Shaip Kamberit”, deklaroi Paunoviq, gjatë kësaj seance të mbajtur një ditë më parë, e ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse nuk është e mundur kjo, ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar Paunoviq, duke iu referuar deputetit Kamberi, raporton RTKlive.

Në lidhje me këtë qëndrim, deputeti Kamberi  është shprehur se kjo deputete, ka  propozuar arrestimin e tij, sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit që kishte mbajtur  rreth Kosovës, ka theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

“Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin”, u shpreh deputeti Kamberi.

“Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtarë apo armiq të  Serbisë ata që hapur flasin se cili është realiteti rreth Kosovës”.

Kamberi u shpreh se sot ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar.

“Po fole të vërtetën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka kërkuar deputetja  Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”, theksoi deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Sipas Kamberit, inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”.

“Heretikët parlamentar serb po bëjnë të njëjtën”.

Kamberi tha se i vjen  keq për kokëfortësinë e tyre  të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. “Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste”.

Ai tha se vërteta  mund të jetë e hidhur, por nuk duhet ta mohosh.

“Me apo pa mua -toka do të vazhdojë të rrotullohet. Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur”.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

20 Maj, 2025
DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

20 Maj, 2025
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

19 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In