Shoqata ” Kosova për Sanxhakun” ka mbi 23 000 anëtarë e simpatirantë. Shumë nga ta janë në konatkat të vazhdueshëm, dhe na shkruajn kur mendojnë se ia vlen me na njoftu. Kështu ndodhi edhe me nji pronocim në facebok të Prof. Dr. Gani Bajraktarit.
Profesor Gani Bajraktari në faqen dhe profiline tij në facebok shkruan:
“Misioni, që në nisje na u duk i pamundur, përfundoi me rezultat të plotë: u identifikua vendi i rënjes dhe varri i gjyshit tim – Zymer Bajraktari, i cili tash 80 vjet më parë ra në altarin e lirisë në mbrojtje të trojeve shqiptare në Petnjice të Malit të Zi, duke udhëhequr çetën e vullnetarëve shqiptarë të Kosovës!
Një emocion i papërshkruar për mua, vëllaun tim Mustafen, Bedri Tahirin (doajenin e letrave shqipe, një enciklopedi në vete), që na shoqëroj në këtë rrugëtim, dhe miqtë vendas që nuk na u ndanë asnjë çast!
Kerkimi i gjyshit me aq pak të dhëna që kishim, që më shumë i ngjante një romani të bukur, u bë realitet fal mikëpritjes dhe gatishmërisë së vendasve të kësaj ane, njerëz të dashur, miqësor, pafundsisht mirënjohës ndaj shqiptarëve që ata i quanin shpëtimtarë, mikëpritës e të dashur, që nuk na u ndanë asnjë minutë!
Petnjice u bë për mua nga një vend krejt i panjohur në vendin më të dashur, ku do të kam qejf të shkoj më shumë se në çdo vend tjetër! Aty ndjeva rrënjët e mia në tokë dhe hisen time në ajrin e pastër të saj!
Faleminderit Gjysh!
Faleminderit Njerëz të Petnjices, vëllëzërit e Gjyshit tim!”
Diskutim rreth këtij postimi