Dardania Press
E enjte, 9 Shkurt, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Gjeopolitikë

Biserko: Vakumi politik ndërkombëtar e bën të mundshëm eskalimin e situatës në Veri

“Serbisë iu desh të tërhiqet dhe për herë të parë kërkesat e saj nuk u përmbushën”.

3 Tetor, 2021
in Gjeopolitikë, Vështrime
27 0
0
Sonja Biserko paralajmëron: Kjo që po ndodh, po çon në ndarjen e Kosovës
31
SHARES
388
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kështu vlerëson në një përgjigje për Albanian Post, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko.

“Kosova mori atë që kërkonte”, shprehet ajo, “reciprocitet”, por se kjo gjë “do të vazhdojë të negociohet”.

Megjithatë, thotë Biserko, mediat serbe këtë gjë “e portretizuan si një disfatë të Albin Kurtit dhe një fitore të madhe e të mençur të Aleksandër Vuçiçit”.

Aktivistja e mirënjohur politike thotë se “për arsye të vakumit politik ndërkombëtar një eskalim në Kosovën veriore është gjë që mund të pritet”, sepse vetë ky vakum “i ka inkurajuar akterët lokal të veprojnë”, ashtu siç vepruan.

“Kosova në mënyrë të arsyeshme e ka ngritur çështjen e reciprocitetit”, thotë ajo për AP.

Më tej, ajo vlerëson se në këtë kontest që nisi me 20 shtator mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur dy gjëra.

E para “akterët ndërkombëtarë shpejt u kthyen në skenë” dhe së dyti “një marrëveshje u arrit që shtroi rrugën për vazhdimin e dialogut”.

“Duke ngritur gatishmërinë e trupave ushtarake dhe duke i fluturuar helikopterët, Beogradi tregoi se në çfarë drejtimi mund të lëvizte situata dhe kështu shkeli vijën e kuqe ndaj së cilës reaguan të tjerët”, shprehet Biserko.

Ndërkaq, lëvizje të këtilla, Biserko bën thirrje të kuptojmë se janë vetëm në favor të Rusisë.

“Duhet ta mbajmë në mend se skenare të tilla janë në favor të Rusisë, e cila me siguri se po e inkurajon Beogradin. Për ta është e rëndësishme të dinë se sa është në gjendje Perëndimi që me të vërtetë të mbrojë sferën e saj të interesit, gjë që Ballkani me të vërtetë edhe është”.

“Doli që pa intervenimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të kishte hiç progres. Bashkimi Evropian nuk ka më potencialin mobilizues që kishte”, tregon ajo.

Ndërsa, se cilat janë hapat e ardhshëm që duhet ndërmarrë në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Biserko thotë se duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse, që duhet të gjejë epilog në njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Hapi tjetër është të vazhdohet dialogu brenda një konture të caktuar kohore – pr3j jo më shumë një viti – dhe adaptimi i një marrëveshje që do të çonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Ndërsa në të njëtën kohë, kjo nënkupton edhe që çështja e Bosnjes të mbyllet dhe të jetë shtet i integruar me autoritet qendror në Sarajevë”, konsideron Biserko.

Këto janë punët e pakryera, të cilat sipas Biserko, duhet të kryhen.

“Vetëm duke i mbyllur këto punë të pambyllura, është e mundshme që kriza në Ballkan të mbyllet dhe të parandalohen kollapsimet tjera në rajon. Vetëm pas këtyre gjëra mund të pritet një demokratizimi substancial në Ballkan”, përfundon Sonja Biserko për Albanian Post.

/Albanianpost.com/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

11 Gusht, 2021
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Organizata Botërore WOA organizon Samitin Ndërkombëtar të Paqes në Prishtinë

Organizata Botërore WOA organizon Samitin Ndërkombëtar të Paqes në Prishtinë

8 Shkurt, 2023
JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIU (pjesa e dytë)

7 Shkurt, 2023
JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

JETA DHE VEPRA E HALID EFENDIUT (pjesa e I rë)

5 Shkurt, 2023
Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

5 Shkurt, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In