Dardania Press
E shtunë, 25 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

Biden: Rusia ‘kërcënim për botën,”

Faton Bislimi: Para dy dite, Presidenti Biden e quajti Rusinë 'kërcënim për botën," në fjalimin e tij në OKB. Dje, Serbia e Rusia, në margjina të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së kanë nënshkruar marrëvshje bilaterale mbi koordinimin e politikës së tyre të jashtme.

24 Shtator, 2022
in Vështrime
19 1
0
Ish-deputeti i LDK-së, kongresistëve amerikanë që i shkruan Bidenit për Serbinë: Tërhiqni nënshkrimet, letra juaj përmban shumë të pavërteta
22
SHARES
280
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Faton Bislimi, në faqen e tij në facebok shkruan:

Para dy dite, Presidenti Biden e quajti Rusinë ‘kërcënim për botën,” në fjalimin e tij në OKB. Dje, Serbia e Rusia, në margjina të Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së kanë nënshkruar marrëvshje bilaterale mbi koordinimin e politikës së tyre të jashtme. Nuk e dij edhe çka më shumë duhet të bëjë Serbia që BE-ja ta kuptojë se politika e saj e përkëdheljes ndaj Serbisë veçsa e ka rritur apetitin anti-evropian, anti-perëndimor të Serbisë! Kjo çasje duhet ndaluar menjëherë!
Me 3 mars kisha bërë një shkrim autorial në anglishte të botuar në media ndërkombëtare në të cilin kisha elaboruar pse Serbia është ‘Rusia e Vogël’ e Ballkanit dhe pse ajo s’duhet të ketë vend në familjen evropiane. Ky shkrim ishte përzgjedhë si ‘artikull i preferuar për lexim’ për Anëtarët e Parlamentit Britanik nga shërbimi për punë të jashtme i këtij parlamenti. I njejti shkrim ishte dërguar edhe tek shumë senatorë e kongresistë amerikanë.
Me 4 prill, po me këtë mesazh, i dërgova një letër Josep Borell-it, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, nga i cili kërkoja që Serbisë menjëherë t’i hiqej statusi i ‘vendit kandidat’ për anëtarësim në BE!
Dhe, sot, kur e gjithë bota — demokratike dhe liridashëse — e denoncon Rusinë për krime lufte në Ukrainë, Selakoviqi i Serbisë, të përkëdhelurës së Evropës, nënshkruan marrëveshje bilaterale diplomatike me Lavrovin e Rusisë.
Në këto rrethana, diplomacia jonë dhe i gjithë aparati shtetëror (pozitë e opozitë) do duhej vënë në lëvizje për të goditur Serbinë diplomatikisht e politikisht në katër anët e botës. Nëse deri sot kemi qenë të përgjumur, të paktën sot e tutje duhet të jemi në kembë 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. Sot e çdo ditë tutje, do duhej të vlonin shkrimet nëpër gazetat me renome botërore për ‘Rusinë e Vogël’ të Ballkanit; do duhej të ishin të panumërta takimet e njerëzve tanë nëpër kryeqendrat e vendeve mike e atyre që ende s’na kanë njohur për t’a shpërfaqë fytyrën e vërtetë të Serbisë!
Diplomacia jonë ende merret me shpallje, anulime, e rishpallje të konkurseve se ma në zor janë me u rehatu me pozita sesa me u marrë me interesin kombëtar të vendit. Të tjerët të thirrur për politikë të jashtme po mjaftohen me foto protokolare qofshin ato edhe gjatë funeraleve!
Boll mo! Nuk është Kosova projekt për eksperimente ideologjike e as për bajraktarizëm të egove. Nuk është e asnjë partije e as qeverije; Kosova është e popullit të saj! Aman, kthejani besimin që ky popull ua ka dhënë me punë e përkushtim e jo me tifozllëk shterp populist e partiak, sidomos në diplomaci!
Gabojmë shumë nëse mendojmë se e gjithë bota e njeh mirë e drejtë çështjen tonë! Gabojmë shumë nëse mendojmë se miqët tanë pos përkrahjes së parezervë, na i kryejnë edhe obligimet tona bazike! Ne duhet pervjelë mangët — bashkërisht për vendin e shtetin tonë. Një e kemi, vetëm një Kosovë, tonën, të të gjithëve!

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
“Marreveshja me Serbine – Çfare do te thote kjo per Kosoven”?

“Marreveshja me Serbine – Çfare do te thote kjo per Kosoven”?

24 Mars, 2023
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In