Akademiku i njohur nga Plava, Šefket Krcić, ka përcjellë urimin e tij për komunitetin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Në mesazhin e tij, ai thekson se lidhjet dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe boshnjakëve janë “vlerë historike që ka mbijetuar kohërat dhe duhet kultivuar”.
“Shqiptarët dhe boshnjakët ndajnë të njëjtat troje dhe të njëjtin rrugëtim historik. Sot është një ditë e madhe e krenarisë kombëtare dhe uroj që të festohet me paqe, unitet dhe respekt,” është shprehur Krcić.
Ky urim nga Plava vjen si një shprehje e respektit dhe miqësisë ndërmjet dy popujve dhe veçanërisht përkujdesjes për ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes komuniteteve.










Discussion about this post