Dardania Press
E diel, 22 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Vështrime

A u fillua rruga Deçan-Plavë si projekt shtetëror apo si projekt promovues i partive politike?!

Nga Esad GJONBALAJ: Vallë, si mund të iniciohet një projekt i tillë ndërshtetëror, ndërballkanik, gjeostrategjik etj. pa elaborate të mirë studiuar e të përgatitur dhe si lejohet të fillohet një projekt ndërshtetëror pa lidhjen e një marrëveshje ndërshtetërore?!

2 Gusht, 2023
in Vështrime
22 0
0
A u fillua rruga Deçan-Plavë si projekt shtetëror apo si projekt promovues i partive politike?!
26
SHARES
319
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Në fillim duhet cekur se kjo rrugë është jetike për Plavë-Gucinë, është investim strategjik jetësor për Kombin Shqiptar, gjegjësisht për ruajtjen nga asimilimi e zhdukja të kësaj pjese etnike e martire, etno-historike, kulturore e turistike të atdheut tonë të cunguar. Ne mund të vazhdojmë të këndojmë për Mollë të Kuqe, por ne po na shuhen mollat (copat e atdheut) para syve tanë!

Ka vite që kjo rrugë mbeti në hije dhe në sirtarët e qeverive të kaluara. Por ka disa çështje që e brengosin dhe e shqetësojnë çdo plavë-gucias, duke pyetur, siç thotë populli, se: “a u nis kjo rrugë për së mbari”! A u nis që në fillim me nënshkrimin e duhur të një marrëveshje me Malin e Zi?

Jo, nuk kishte asnjë marrëvshje ndërshtetërore Kosovë-Mali i Zi.

Andaj shtrohet pyetja tjetër: A kishte asokohe eleborat dhe projekt Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministritë përkatëse?

Jo, asqë është parë ndokund asnjëherë apo nuk është diskutuar haptas për projektin, intinerarin, koston, kohën e realizimit etj. etj.

 

Populli i Komunës së Deçanit e dijmë që e don dhe e përkrah lidhjen e kësaj komune me atë të Plavës, por duhet të bëhemi realistë, se kjo komunë nuk i ka mundësitë buxhetore ta jetësojnë një projekt të tillë kaq kapital.

Qeveria e Kosovës, asokohe, kur u fillua ky projekt, më mirë do të kishte qënë që fillimisht të kishte lidhur Marrëveshje me Malin e Zi, meqë atëhere në pushtet, në Malin e Zi, ishte një qeveri ndryshe dhe pak më konstruktive se kjo e tanishmja. Ka më se dy vite që Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, zt. Liburn Aliu, i kam bërë disa pyetje në emër të Portalit “Plava e Gucia Sot”, por siç po duket ministri Aliu nuk ka gjetë kohë të na përgjigjet asnjëherë. Këtë kërkesë e kam bërë dy herë, por siç duket ministri Aliu nuk e ka pà të udhës të na përgjigjet me asnjë fjalë të vetme. Një neglizhencë e tillë është e pakuptueshme dhe në fakt është vazhdimësi e praktikës së vjetër të lërjes në hije dhe mjegull të këtij projekti që ai e quajti “Rruga e Bjeshkës”, por për ne plavë-guciasit, zt Aliu, është rruga e ringjalljes së Plavë-Gucisë. Sot është koha që Qeveria e Kosovës të vëjnë në binarë të duhura këtë projekt që unë e quaj “Rruga e shpresës për Plavë-Gucinë”.

Më habit edhe fakti që as bashkëvendasit tanë, që janë të pozicionuar goxha mirë në detyra në shtetin e Kosovës, po heshtin dhe nuk po ushtrojnë ndikim, përndryshe- më mirë me thënë: nuk po e mbështesin me ndikimin e tyre vendlindjen e vet, përderisa luajnë rolin e dekorit të partive politike dhe si spektatorë bëjnë sehir se a mos pahiri po bëhet diçka e mirë për Plavë-Gucinë!

Plava e Gucia i janë mirënjohës përjetë Kosovës tonë për të gjitha të mirat, por as ne nuk jemi ndalur asnjëherë për mbrojtjen dhe mbështetjen e interesave të përbashkëta kombëtare në luftë dhe në paqe.

Është koha sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë, sepse nëse vazhdon trendi i këtillë i boshatisjes së Plavë-Gucisë nga shqiptarët autoktonë, pas disa dekadash, jo fort larg, do të themi me nostalgji: “na ishte një Plavë-Guci, ku kishte shqiptarë dhe flitej shqip”.

Dhé, atëherit, Rruga jonë e “Shpresës dhe e Ringjalljes” do të mbetet me të vërtetë “Rrugë e Bjeshkës”, e cila do të përmendet e do të keq përdoret për interesa partiake e për përfitime të poenave politike, do të shndërrohet në rrugë, e cila nuk të shpie askund, andaj duhet të veprohet tashti menjëherë, se dikur do të bëhet vonë, shumë vonë.

/plavaeguciasot/

Tags: Esad GJONBALAJ

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Kurti: Serbia është në panik

Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian

22 Qershor, 2025
“Rrënjët Shqiptare” prezantuan Identitetin kombëtar Shqiptar në New York City

“Rrënjët Shqiptare” prezantuan Identitetin kombëtar Shqiptar në New York City

22 Qershor, 2025
756 bursa për 756 student shqiptarë

756 bursa për 756 student shqiptarë

21 Qershor, 2025
ALI FAZLI PREKAZI TË SHPALLET “HERO I KOSOVËS”!

ALI FAZLI PREKAZI TË SHPALLET “HERO I KOSOVËS”!

21 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In