Dardania Press
E hënë, 15 Shtator, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Vështrime

22 VJET PAS VRASJES SË AVOKAT BAJRAM KELMENDI

PSE HESHTIN AVOKATËT SHQIPTARË PËRBALLË VEPRËS MADHORE TË KOLEGUT TË TYRE TË VRARË MIZORISHT NGA SERBËT

25 Mars, 2021
in Vështrime
55 5
0
22 VJET PAS VRASJES SË AVOKAT BAJRAM KELMENDI
68
SHARES
851
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Xhafer Leci
Shtrohet pyetja pse e heshtin gjykatësit, avokatët, funksionarët, politikanët dhe qeveritarët tanë, për punën, kontributin dhe rolin e avokatit Bajram Kelmendi që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? Pse nuk flasin dhe nuk përkujtojnë veprat e tij madhore, që e ka bërë në planin e demaskimit të politikës fashizoide serbe në Kosovë gjatë gjithë punës së tij? Pse nuk e zbardhin avokaturën tij sublime që ka bërë në mbrojtje të të burgosurve politikë shqiptarë para gjyqeve fashiste serbo-sllav që nga viti 1981 e këndej?!
Bajram Kelmendi, një avokat i denjë shqiptar me dy djemtë, i vrarë mizorisht nga serbët
Kaluan 23 vjet nga vrasja mizore e avokatit më të famshëm, më të zëshëm dhe më të autoritetshëm të Kosovës, Bajram Kelmendit dhe dy djemëve të tij. Forcat fashiste militare e paramilitare serbe, me të gdhirë të mengjesit në ditën e parë të fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-së, jo rastësisht, hynë në shtëpinë e Bajram Kelmendit, të cilin e grabisin bashkë me dy djemtë, njëri i mitur, Kushtrimi 16 vjeçar, tjetri në moshën më të mirë rinore, Kastrioti 27 vjeçar, i cili la pas vete bashkëshorten dhe birin e vetëm 3 vjeç, trashëgimtarin, Sokol Kelmendin, i cili është rritur si është më miri, falë Perëndisë, nën kujdesin e gjysës së tij, zonjës Nekibe. Ata, babë e bijë, që të tre i pushkatuan pas disa orësh, pasiqë i kishin marrë nga shtëpia e tyre, duke shkrepur mbi ta rafalle plumbash. Sipas dëshmitarëve, së pari i vrasin djemtë që t‟ia pëlcasin zemrën babait Bajramt, e më pas e vrasin edhe atë. Dëshmitarët thonë se e kanë dëgjuar zërin e Bajramit duke iu thënë kri-minelëve më vrani mua e jo djemtë, se ata janë të pafajshëm, por kriminelët e pashpirt e bëjnë të veten, duke e lënë gjallë vetëm Nekiben, për të vuajtur sa të jetë jeta. Megjithatë, kriminelët nuk ia arritën qëllimit, sepse zonja e madhe Nekibe Kelmendi me qëndrim dinjitoz ka ditur ta sfidojë vdekjen dhe pushtuesit njëkohësisht. Pushkatimi ndodhi afër hekurudhës së trenit, në dalje të Prishtinës drejt Fushë Kosovës. Bajram Kelmendin e kam njohur personalisht dhe më kujtohet mirë një diskutim i tij në vitin 1993, në një takim me bashkatdhetarët tanë në lokalet e SHKSH-së “Kadri Zeka” në Nürtingen të Gjermanisë. Mërgimtarët atë ditë i bënë shumë pyetje, sidomos të rinjët. Në njërën nga përgjigjet ai pati thënë: “I njoh shumë mirë serbët dhe Serbinë. Ata janë diplomatë dhe ushtarakisht të përgaditur mirë. Kosovën kurrë s‟do ta lëshojnë pa u derdhur shumë gjak. Prandaj, neve duhet të përgatitemi mirë për internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe në bisedat eventuale që do të zhvillohen me palën serbe rreth Kosovës, prezent duhet të jetë, patjetër edhe pala e tretë, SHBA-të. Politikën dhe rezistencën e urtë që po bën dr. Rugova ndaj Serbisë, duhet përshëndetur, ngase shqiptarët gjithmonë me pushkë dhe luftë kanë humbur territore, por edhe qindra e mijëra njerëz janë vrarë, burgosur, torturuar, ndjekur për Turqi dhe shtete tjera të Europës. Por, tani është momenti dhe koha që t‟i përdorim që të dyja pushkën dhe lapsin, siç ia kemi anën ne shqiptarët. Këtë duhet ta dijnë të gjithë shqiptarët kudo që janë”. Në këtë tubim mori pjesë edhe Nekibe Kelmendi, gruaja e të ndjerit Bajram, e cila në diskutimin e vet përkrahu pa rezervë politikën dhe rrugën që po ndiqte dr. I. Rugova.
Lavdi dhe nderim të përjetshëm!
Tags: Bajram kelmendiXHAFER LECI

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

LIRIA KA FYTYRËN EDHE TË  GRUAS SHQIPTARE

15 Shtator, 2025
Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

Analizë akademike nga Sarajeva: Qendra e rëndesës së Kosovës dhe pse çdo lojë destabilizuese e Beogradit është e destinuar të dështojë

15 Shtator, 2025
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Si do ta mirëpriste Amerika një “Lidhje të Re të Prizrenit” me dimensione panshqiptare? 

11 Shtator, 2025
150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

150-Vjetori i Lidhjes së Prizrenit

11 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In