Dardania Press
E martë, 19 Maj, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Uncategorized

Në Saxon të Zvicrës u hap një paralele për mësimin e gjuhës shqipe

Nga  Isuf Ismaili: Hapi dyert edhe shkolla e vendbanimit Saxon, të kantonit Valis në Zvicër, për mësimin e gjuhës shqipe

9 Tetor, 2024
in Uncategorized
23 0
0
Në Saxon të Zvicrës u hap një paralele për mësimin e gjuhës shqipe
26
SHARES
330
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër. Në vazhdimësi përpjekjet e tyre dëshmojnë punë dhe përkushtim, të cilat rezultojnë me shtimin e numrit të nxënësve si dhe me hapjen e pikave të reja shkollore duke shndërruar veprimtarinë e tyre në një mision kombëtar.

Tani më edhe fëmijët shqiptarë që banojnë në fshatin Saxon dhe fshatrat për rreth kanë mundësi t`i vijojnë mësimet në gjuhë shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure në shkollën fillore në Saxon të Kantonit të Valisit të Zvicrës nën drejtimin e mësueses Edona Haradini, e cila me një përkushtim të veçantë në bashkëpunim me prindërit e këtyre fshatrave si dhe me koordinatorin e shkollave shqipe Z. Vaxhid Sejdiun arritën që këtë pikë shkollore ta bëjnë realitet. Këta fëmijë nga sot filluan një përpjekje të re, për ta mësuar në mënyrë të rregullt gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

Më e lumtura në këtë mes ishte vetë mësuese Edona, e cila flet me një përkushtim të veçantë për përpjekjet e saj, që edhe pse ka emigruar në Zvicër nuk e fsheh dëshirën e saj të madhe që edhe në mërgim ta ushtrojë profesionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe.

Në të njëjta “valë gëzimi” ishin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët vijojnë mësimet në këtë pikë shkollore me qëllim që ta mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur të ndritshme, ku dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, të mërkurën pasdite vazhduan mësimet në gjuhën shqipe.

Nxënësit: Eliani, Lena, Dilani, Lirioni, Doriani, Azalea, Adela, Aidi, Ajani, ⁠Elza, Diellza, ⁠Riani dhe të tjerët të cilët janë lajmëruar për t`u regjistruar në shkollën shqipe në Saxon të Valisit u bëjnë thirrje të gjithë moshatarëve të tyre t`iu bashkëngjiten për ta mësuar gjuhën shqipe.

Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve të kësaj klase, si dhe të dhjetëra pikave shkollore që janë hapur në mbarë Zvicrën, ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me të madhe në Zvicër falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës shqipe” në Zvicër dhe veçmas Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.

Sektori për informim

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Kosova po ndërton një sistem të ri digjital të punësimit

19 Maj, 2026
Studentët serbë dhe memorandumi për Kosovën – mes identitetit kombëtar dhe mesazhit politik

Studentët serbë dhe memorandumi për Kosovën – mes identitetit kombëtar dhe mesazhit politik

18 Maj, 2026
Kur një vojvodë malazez admiroi shqiptarët ChatGPT Image May 17, 2026,

“Kur një vojvodë malazez admiroi shqiptarët”

17 Maj, 2026
SHBA i dha dritën e gjelbër armatimit në vlerë 14-milionësh, AFA: Amerikanët kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës

SHBA i dha dritën e gjelbër armatimit në vlerë 14-milionësh, AFA: Amerikanët kanë qenë gjithmonë pranë Kosovës

15 Maj, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In