Dardania Press
E martë, 20 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Lugatët” e LPK-së, mashtruesit dhe falsifikatorët e ngjarjeve historike!

Osman Ferizi: Marrëzitë dhe pafytyrësitë e tyre nuk kanë fund

24 Nëntor, 2021
in Uncategorized
26 0
0
Kërkohet dorëheqje e krerëve të LDK-së dhe zgjedhje në Parti, pas humbjes së turpshme në Llap!
30
SHARES
378
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një debat televiziv ishin rreshtuar në T7, ish lpk-istët si dhe të zellshmit e prontomafisë, ti vënë vulën historisë.
UÇK-në e krijuan ata, emrin ia dhanë, ani pse ushtarë nuk kishin, madje në fund të ‘97-ës, ushtria me komandant Adem Jasharin, i kishte vetëm rreth 40 ushtarë, sipas Blerim Latifit pjesëmarrës në debat!
Si guxoni ta merrni autorësinë e formimit të UÇK-së duke injoruar dhe zhbërë kontributin e themeluesve të vërtetë Sali Çekajt, Adem e Hamëz Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Ahmet Hoxhës, të filluar në vitin 1991 me stërvitje profesionale, të mbi 100 vetave.
Ju pretendoni se emrin ia latë UÇK në vitin 1994, e pastaj sa ushtarë kishit dhe kur, këtë nuk e dini, dhe pas disa vitesh, më 1997 e bëni komandant sot, të UÇK-së Adem Jasharin, vit në të cilin u vra Zahir Pajaziti.
Pra, e shpallni komandant Adem Jasharin, ndërsa ia fshini veprimtarinë e tij luftarake, 1991-1994, së paku tri vite aktivitet ushtarak. Ia asgjësoni të kaluarën e tij. Kështu nuk bëhet historia, as nuk ka ndodhur asgjë ashtu.
Ju e deklaroni komandantë të UÇK-së, pas flijimit, por asnjëherë nuk iu bindët as kërkesave të tij, as ‘urdhrave’ të tij, as nuk i dërguat vullnetarë apo ushtarë, as para! Por, ju as nuk i shkuat në ndihmë kur më së shumti ai kishte nevojë!
E gjithë bota e di, se Adem Jashari nuk ra fli me ushtarët e vet, por me familjen e vet!
Ju që thirreni në disa kryesi të LPK-së dhe në disa shtabe, jeni përgjegjës që penguat furnizimin me armë të njësitit të Adem dhe Hamëz Jasharit, ju jeni përgjegjës për dekonspirimin e Zahir Pajazitit dhe ju jeni përgjegjës për pengimin, sabotimin dhe shantazhet gjatë dhe pas luftës me kërcënime, diskreditime e deri në eliminime fizike të kundërshtarëve politik dhe ushtarak.
Atentati kundër Rugovës, Listat e Zeza, vrasja e I. Konushevcit, B. Allaqit, Komandantëve (Kumanova, Korbi, Bardhi, Petriti), Xhevat Isufi, T. Zemaj, S. Hajdaraj.
-Cili nga komandantët humbi dikë nga familja e tij?
Kjo klasë politike, ish Shtabi pas vrasjes se Ademit, Zahirit, Ilir Konushevcit me komplotet e tyre staliniste bënë PUQ në UÇK! Kështu ka ndodhur, këto janë argumente të pamohueshme! Nuk shkruhet historia duke i kapërcyer vrasjet.

Veprimtaria dhe veprimet kriminale të njerëzve të SHIK-ut në terren janë të njohura, askush deri më sot nuk ka raportuar në Parlament të Kosovës, por dihen raportet e KFOR-it dhe shërbimeve gjermane, amerikane dhe angleze rreth cilësimit të tij, si organizatë kriminale.
Prerja e “BESËS“ së Marrëveshjes dhe dakordomit në Oslo për një bashkim dhe unitet të faktorit Ushtarak në Kosovë na kujton Marrëveshjen e tradhtisë së Mukjes mes partizanëve dhe ballistëve – kësaj force të djathtë që u vranë prapa shpine duke i shpallur bashkëpunëtor të armikut e tradhtar, pas kësaj vritet tradhtisht në Tiranë koloneli Ministri i parë i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi, e që pasohet me shumë vrasje tjera nëpër Kosovë e Shqipëri (Ilir Konushevci, Dr. Mala, vëllezërit Nikqi…).
Faktet flasin që ju Adem Jasharin e keni sabotuar dhe izoluar dhe jeni tallë me të. Ai në shkurt të vitit 1998 kërkonte 30 mijë DM mbështetje nga ne -LDK-ja nëpërmjet Baces Rifat (thoshte që të kërkoni nga kryeministri B. Bukoshi, sepse kam siguruar një kanal për armatime).
Unë takohem me B. Bukoshin me 22.02.1998 në Ëürzburg, e marrë në takim edhe Shaip Azemin-ish pjesëtar i grupit të dytë nga viti 1991, bisedojmë dhe ia paraqesë kërkesën e Adem Jasharit të marrë nëpërmjet bacës Rifat. Bukoshi shprehet se është i gatshëm, por thotë që i duhet kohë. Unë i them që koha nuk pret. Këtë dëshmi e paraqita për t’i argumentuar LPK-së që propagandonte në “Zërin e Kosovës” se ishte një propagandë boshe dhe një demagogji e stilit bolshevik.
Kjo kapërdisje e disa individëve të pa autoritet nga mërgata nuk durohej duke shpif dhe përçarë në “patriot” e tradhtarë, kur populli i djegur, i masakruar dhe dhunuar i drejtohej bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë. Këta që sot paraqiten në media si themelues të UÇK-së janë po ata të djeshmit që kërcënuan, shpifën dhe vranë e sot janë MILIONER në emër të luftës, familjes Jashari dhe qindra viktimave të tjera.
Po kush e vrau lirinë ma shumë se kjo klasë politike (PDK, AAK, Nisma), si i ndoqën intelektualët, si e privatizuan pronën shtetërore dhe komplet aparatin shtetërore dhe të gjitha ndërmarrjet publike (dogana, telekom, post, kek….), familjet Thaçi, Haradinaj, Buja, Lushtaku etj… duke blerë nga 50 cent e deri në 27 euro arin më së shtrenjti.
Veprimet e kujt i quan drejtuesit e UÇK-së në Hagë, sigurisht vrasjet politike sepse këta serbë nuk kanë vrarë. Si i lejohej një ish drejtuesi të UÇK-së të kërkonte, që të falen krimet dhe të amnistohen kriminelët, madje e pat përgatitur edhe një Projektligj për amnisti.
-Prandaj është e padrejtë që t’ju paguhet mbrojtja në Hagë nga taksapaguesit kur kanë miliona pasuri dhe atje nuk akuzohet UÇK-ja, por për veprimet e tyre individuale.
Si një njeri i tillë përulet para varrezave serbe, ku shkruan të vrarë nga terroristët shqiptarë- pra janë njerëz të shitur, kameleon dhe mercenar. Pra, këta janë të “Mallkuarit e Popullit” siç ishte shprehur i ndjeri Xhemajl Mustafa, të cilët e mallkonin popullin në vitin 2000 pse nuk e votoi PDK-në.
Lufta e tyre e pistë që të hyhet dhunshëm në histori pa veprimtari reale në vijat e frontit, me komunikata, deklarata politike dhe inskenime e video incizime nga banesat e Cyrihut të Milaim Zekës e Xhavit Halitit nuk ju ndihmon, koha juaj ka ikur bashkë me të bëmat e juaja, historia është shkencë dhe ka rregullat e veta.
Bazament, themel i Ushtrisë së Kosovës ishin dy Grupet e para që në rrugë institucionale u dërguan në Shqipëri (Surel), këtë marrëveshje e arriti ish Presidenti Rugova me presidentin e Shqiperise z. R. Alia.
Figurat kyçe dhe emblematike të luftës janë Adem & Hamëz Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha, pa e përjashtuar rolin dhe veprimtarinë e grupeve të tjera në periudha të ndryshme (Dukagjin, Llap, Ana Drin, Karadak, Ferizaj).

PS. Osman Ferizi- ish pjestar i grupit te dyte te armatosur ne vitin 1991.

Tags: Osman Ferizi

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

Shoqata “SALI ÇEKAJ” prezanton ushqimet tradicionale shqiptare

19 Maj, 2025
NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

NEXHIB ALI DRAGA – POLITIKAN I SHQUAR E NJERIU MË I DITUR I KOHËS

18 Maj, 2025
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In