Dardania Press
E hënë, 10 Nëntor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result

Lidhjet dhe Njohjet – Edicioni Politik

Valmira Dubova: Meqë tash është koha e zgjedhjeve unë duhet me lobu për blogun tim. E qysh merr lexues më shumë sesa kur e përmend fjalën politikë? Ama, si gjithmonë duke e përfshirë prekjen time magjike, këtë herë do ta shohim politikën pak më ndryshe. Do ta gërshetoj me serinë time “Lidhjet dhe Njohjet – Llojet e Meshkujve” dhe kësaj radhe do të jenë: “L & N – Edicioni Politik.”

9 Nëntor, 2025
in I pakategorizuar
14 1
0
Valmira Dubova

Valmira Dubova

17
SHARES
212
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Disclaimer: Personazhet janë fiktive. Në rast të ngjashmërie me dikë që e njihni në jetën reale është thjeshtë koinçidencë mwahahaha.

Meqë tash është koha e zgjedhjeve unë duhet me lobu për blogun tim. E qysh merr lexues më shumë sesa kur e përmend fjalën politikë? Ama, si gjithmonë duke e përfshirë prekjen time magjike, këtë herë do ta shohim politikën pak më ndryshe. Do ta gërshetoj me serinë time “Lidhjet dhe Njohjet – Llojet e Meshkujve” dhe kësaj radhe do të jenë: “L & N – Edicioni Politik.”

Edhe më herët kam thënë: kombi imiton individin, po ashtu edhe e kundërta. Kombi është thjeshtë bashkim individësh, prandaj funksionon si jeta jonë; me lindje, ngritje, zbritje, vuajtje, buzëqeshje, konflikte, luftëra, paqe, korrupsion, misione. Për ta bërë më të qartë, vendosa ta konsideroj Kosovën tonë të dashur sikur të ishte një grua…

Imagjino:

Kosova është një vajzë 26-vjeçare. E bukur, me sy të gjelbër, flokë të gjata, e këndshme, e dashur, jo shumë e gjatë. Vjen nga një familje të mbajtur bashkë prej dashurisë, por me shumë vuajtje. E ndarë nga prindërit herët, Kosova ka përjetuar të paimagjinueshmen nëpër jetimoret ku është rritur. E rrahur, e djegur, e dhunuar, e mbyllur, e pafuqishme, e hedhur në tokë… për mrekulli, ajo mbijetoi.

Nuk e di çka e shtyu Kosovën ta dojë jetën edhe pas gjithë këtyre. Ndoshta shpresa. Shpresa se një ditë, në një të ardhme të largët, do të mund të thotë: “ah, ja pse qenkam gjallë.”

Shpresa është vend i rrezikshëm për të qëndruar, por ajo e mbajti Kosovën gjallë. Ajo e do dashurinë dhe si shumë vajza të reja, bie lehtë në iluzione ose realitete të dashurisë. Se ndoshta një ditë, ajo shpresë do të vijë në formën e një burri me kalë të bardhë. Por çka ka marrë ajo? Kryesisht meshkuj në SUV të zi.

Më poshtë kam bërë një intervistë me Kosovën për katër meshkuj që ajo i ka takuar:

Unë: Më trego pak për jetën tënde dhe kryesisht për meshkujt të cilët ti i ke takuar…

Kosova: Hmmm, mirë po filloj, ja këtu kam katër fotografi, po filloj me këtë këtu.

Drejton gishtin nga njëra fotografi.

Është e vështirë kur dikush të bën borxhlike ndaj jetës. Nëse më ka ndihmuar ky çuni këtu një herë, veprimet tregojnë se nuk e ka bërë nga altruizmi apo nga fisnikëria. E ka bërë që të besoj se ka të drejtë mbi mua, se ka të drejtë të shfrytëzojë të mirat e mia.

Atëherë isha naive. Dhe naiviteti nuk të bën gjithmonë të ëmbël; shpesh të bën të humbur e të inatosur. Mendova se vetëm pse dikush thotë fjalë të mira e premton ëmbëlsisht, do të thotë se është i vërtetë. Por, në fakt, ai as nuk i fillonte, as nuk i çonte në gjysmë e as i përfundonte premtimet e veta. Po është e kuptueshme që unë të zgjedhja ashtu. Normalisht kur dikush thotë që do të bëjë diçka, ti e beson. Por, ja, jeta nuk qenka aq e drejtë. Unë kam takuar persona që nuk kanë qenë të mirë për mua. Kaq.

Unë: Po për këtë tjetrin?

Kur e zgjodha këtë, thashë ndoshta duhet t’i jap shans një intelektuali, edhe pse kishim diferencë në moshë. Të paktën një intelektual nga një familje e respektuar duhet të jetë i mençur. Fliste pak ngadalë, por e anashkalova. Megjithatë lidhja ishte shumë e shpejtë, dhe tani duket sikur s’ka ndodhur kurrë.

Unë: Po këtu?

Nuk isha e sigurtë për të. Ishin kohë të vështira për gjithë botën, ai ishte aty, dhe gjithçka ndodhi shpejt. Kishte muskuj dhe i pëlqente të këndonte.

Dhe pastaj erdhi rendi për tjetrin.

Mendova se ky çuni që bëri aq shumë për mua, madje u tërhoq zvarrë për mua dhe prapë nuk hoqi dorë, ndoshta ishte i duhuri. Ai që do të më shpëtojë. Por më vonë kuptova se të gjithë meshkujt janë të njëjtë.

Mirë e ka pasë Adelina Ismaili, të dyja qeshëm.

Pastaj ajo vazhdoi…

Veprimet e “djalit të keq” u kthyen në dembelizëm e premtime të zbrazëta sapo u bëra e tij. Ndoshta atij, si shumë të tjerëve, i ka pëlqyer vetëm ndjekja. Por kur i besova, bëri pikërisht gabimet që tha se nuk do t’i bënte.

Çka, mos më shkruan në ballë “dua burrë hipokrit”? Të paktën të tjerët kishin shtëpi të mëdha, ky i gjori një banesë modeste.

E përfundova intervistën dhe u nisa për në shtëpi duke menduar.

Megjithatë përkundër abuzimit që i bën vetes, kjo vajzë 26-vjeçare prapë qëndron e bukur, e dashur, e ndritur. Ajo jeton. Shenjë kjo që ajo është më shumë se sa ndihet.

Inatosem me krahasimet që i bëhen me atë zonjën e rëndë, Anglinë, me Francën shfrenuar por elegante, me Zvicrën e krehur e të lëmuar, e lënë Kosovën të ndihet e mangët. Por pse? A nuk kanë bërë edhe këto zonja gabime kur kanë qenë të reja?

E madje e fajësojnë Kosovën pse nuk është si ato. Mos ndoshta kjo ka të bëjë me faktin se ajo është djegur, vrarë e përdhunuar? Mos ndoshta këto plagë ende s’janë shëruar? Ah, po, thonë, ajo po viktimizohet. Ajo është vetëm një qaramane, dembele, e padenjë, e shëmtuar. Kështu është ajo, apo jo?

A bën të themi edhe diçka tjetër?

Të jesh në krye jo vetëm të një shteti, por edhe të çdo gjëje tjetër, do të thotë shumë më tepër se të kesh aftësi menaxheriale, oratorike apo sharm. Do të thotë që problemet e të tjerëve bëhen të tuat. Nuk është e lehtë. Ndoshta për këtë arsye shumica e politikanëve rrSHasin. Sepse në një mënyrë bëjnë pakt me të padukshmen, me krejt qytetarët. Barra është e madhe. Është si kur unë filloj të pastroj shtëpinë, gjithmonë pendohem kur nuk përfundoj brenda dy orëve që kisha llogaritur. Vetëm se unë nuk loboj për me më votu në familje.

Pas fotove, sloganeve të partisë, tash edhe videot në tiktok, mbrapa shiritave që prehen me gërshërë të arta, simboleve të gishtave, premtimeve të zbrazëta e ndonjëherë të përmbushura (kinse), qëndrojnë problemet reale…të cilat janë të mëdha.

Duket sikur i kam gjeneralizuar të gjithë politikanët, sikur nuk jam e përgatitur për të shkruar për politikë. Se kjo do të thotë që nëse flas keq për ta, po flas keq edhe për Fan Nolin apo Abraham Lincoln. Bëhem hipokrite për hipokritët. Siç thuhet: “It takes one to know one.”

Lincoln ishte president në njërën prej kohërave më kritike për Amerikën. Përveç politikës së tij, jo që di aq shumë, më pëlqen fakti që dihet se ai kishte një shtëpi ku shkonte për të menduar, për të shkruar, për të pushuar. Edhe pse duket e thjeshtë, për mua thotë shumë. Paramendo sa revolucionar do të ishte te ne një politikan që mendon. Ai e ka pasë Shtëpinë e Ushtarëve, te ne kanë disa shtëpi në Brezovicë “për të menduar”…

Ndërsa te Fan Noli, pika ime e dobët është letërsia e tij. Dyshoj që dikush që shkruan ashtu ka pasë qëllime të këqija ose aftësi të dobëta për të drejtuar. Politika nuk ka mundur ta mbajë atë, jo e kundërta. Po, jam e njëanshme.

Pra, politikë-bërja është për njerëz të mëdhenj (nuk e kam fjalën për bashkëshortin e Shqipërisë), por për njerëz të ndritur. Edhe për budallenj të mëdhenj, frikacakë të mençur, guximtarë jo të mençur…

Me gjithë këtë, po them se ka ardhur koha jo për t’i admiruar politikanët, por për të na ardhur keq për ta. Sepse e kemi kuptuar: në politikë nuk hyhet për të bërë politikë. As për të sjellë ndryshime. Ndryshimet mund t’i kishin sjellur edhe si mësues, por ata nuk kanë admirimin dhe rëndësinë. Politikanët hyjnë në politikë për arsye krejt tjera:

Se si ka dashur shumë nëna ose baba.
Se mësuesja nuk i ka pëlqyer.
Se në shoqëri nuk janë ndjerë as më shakaxhinjtë, as më tërheqësit.
Se nuk e kanë marrë gruan e ëndrrave.

Nëse mendon që shkrimi është për politikanët, atëherë ka humbur qëllimi. Shkrimi është për atë burrin te dyqani i lagjes, për gruan që përballet me stres financiar, dhe më së shumti për pacientin në Onkologji, të shtrirë pranë dritares, që ishte luftëtar në luftën e Kosovës dhe vdiq nga kanceri 21 vjet më vonë. Nuk po kërkoj hakmarrje as për kancerin as për vdekjen, por vetëm dua të shkruhet edhe për ta.

Tags: Valmira Dubova

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Valmira Dubova

Lidhjet dhe Njohjet – Edicioni Politik

9 Nëntor, 2025
Analizë e zgjeruar e Kapitullit “Shqiptarët” në veprën “Nga Kosova në Detin e Kaltër” të Branislav Nushiqit

Analizë e zgjeruar e Kapitullit “Shqiptarët” në veprën “Nga Kosova në Detin e Kaltër” të Branislav Nushiqit

7 Nëntor, 2025
FONDI SHQIPTAR I NDIHMËS, 1914, New York

FONDI SHQIPTAR I NDIHMËS, 1914, New York

7 Nëntor, 2025
Horror/Vrasja makabre e Aqif Blytës. Familjarët gjetën gjysmën e trupit. Çfarë kishte brenda çarçafit (VIDEO)

Horror/Vrasja makabre e Aqif Blytës. Familjarët gjetën gjysmën e trupit. Çfarë kishte brenda çarçafit (VIDEO)

6 Nëntor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In