E martë, 10 Dhjetor, 2024

Kurti: Pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik minoriteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një foto me komunat serbe që udhëhiqen nga kryetarët joserb dhe ka pyetur se pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik atyre, ndërsa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë.

20
SHARES
247
VIEWS

 

Kurti ka shkruar në ‘Facebook’, se Pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik minoriteteve.

“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?. Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”, tha ai,

Sipas tij, 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. “Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, tha ai.

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.