Dardania Press
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Uncategorized

Dënohet përpjekja për të përdhosur pllakën përkujtimore të Aqif Blytës

Këshilli Kombëtar Boshnjak dënoi përpjekjen e mbrëmshme për të përdhosur pllakën përkujtimore të Aqif Blytës në qendër të Novi Pazarit.

21 Nëntor, 2021
in Uncategorized
29 1
0
Dënohet përpjekja për të përdhosur pllakën përkujtimore të Aqif Blytës
34
SHARES
422
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ata në reagimin e tyre theksojnë se është shqetësues fakti që kjo ngjarje ka ndodhur në festën e madhe kombëtare të boshnjakëve, Ditën e Sanxhakut.

“Udhëheqja e sotme serbe zyrtarisht mohon dhe lavdëron gjenocidin dhe krimet e tjera kundër popullatës joserbe, dhe kjo ngjarje konfirmon shqetësimin e boshnjakëve për sulmin e nacionalizmit, shovinizmit dhe fashizmit në rritje në Serbi, i cili inkurajon ngjarje të tilla”, tha KBB (BNV).

Këshilli është i mendimit se një politikë e tillë përbën një kërcënim objektiv për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Sipas dëshmitarëve okularë, një punonjës i një ndërmarrje komunale në Novi Pazar, P.M. mbrëmë, me një kosh plehrash ka tentuar të dëmtojë ose heqë një pllakë përkujtimore kushtuar Aqif Haxhiahmetoviq -Blytës në Zonën e Pedonales në rrugën më 28 nëntor në Novi Pazar.

Ai u pengua në atë tentativë nga një grup djemsh ndërsa policia sipas informacioneve jozyrtare, nuk ka nisur asnjë procedim ndaj tij.

KKB kujton se Aqif Blyta, i njohur gjerësisht si Aqif-efendia, është një nga politikanët më të famshëm të Sanxhakut në mes të dy luftërave botërore. Ai lindi në Novi Pazar në vitin 1887. Ai është themelues dhe kryetar i Xhemijetit. Ishte deputet në Kuvendin e e Mretërisë SKS dhe deputet në Kuvendin e Mbretërisë së Jugosllavisë, kryetar i qarkut dhe organizator i mbrojtjes së Novi Pazarit nga sulmet çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Aqif ef. mbahet mend veçanërisht si mbrojtës i popullatës serbe në Novi Pazar dhe Sanxhak gjatë Luftës së Dytë Botërore.

U pushkatua me vendim të gjykatës komuniste në vitin 1945 me kryetarin e Novi Pazarit, Ahmed ef. Daci dhe të tjerë më të shquar.

Pllaka përkujtimore u ngrit në vitin 2012 në vendin e shtëpisë së tij si pjesë e një programi përkujtimor për ngritjen e 20 pllakave në 11 komunat e Sanxhakut nga Plava dhe Gucia deri në Novi Pazar.

Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve e shpalli vitin 2012 “Vit të Trashëgimisë Kulturore Boshnjake” në Serbi dhe me atë rast vendosi tabela në shtëpitë dhe ndërtesat në të cilat jetonin dhe punonin personalitete të njohura nga historia .

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!

6 Qershor, 2025
Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

Këshilli Kombëtar Shqiptar mirëpret Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Bujanoc

5 Qershor, 2025
Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

Enkel Rexhepi priti Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi

5 Qershor, 2025
Libri kushtuar helmimeve “Trovanja, zločin i prevara” i dërgohet Aleksandar Vuçiqit

Libri kushtuar helmimeve “Trovanja, zločin i prevara” i dërgohet Aleksandar Vuçiqit

5 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In