Shkruan, Maxhun Smajli
Është logjike të mendojmë se jeta e njerëzve vërtetë të ditur, përqendrohet te diçka më me peshë ku përfshihen parime të shëndosha që i drejtojnë. Si rrejedhojë kanë paqe të brendshme, respekt për veten dhe respektin e të tjerëve. Poashtu, kanë një qëllim që i kapercen interesat vetiake dhe i jep kuptim jetës.
Me dorë në punë e zemër tek Zoti, Dr. Ibrahim Latifi, mjeku shqiptar po deshmon se është më i miri. Me parime të shëndosha etike dhe me qëllim fisnik në jetë, i ndihmon të sëmurët që vuajnë, për t’i sheruar dhe lehtësuar dhimbjet. Ndien keqardhje, merakoset shumë edhe për gjendjen shëndetësore të mergimtarëve shqiptarë.
“Unë punoj edhe pas orarit të punës, por pa pagesë, e as që pranoj të paguhem. Kompenzimi më i mirë për mua është populli im i shëndosh dhe i bashkuar. E, kjo më bënë të ndihem mirë kur puna ime kontribuon në këtë drejtim. Kur mendoj për të tjerët dhe u jep ndihmë, disi më lehtësohet shpirti”, thotë mes tjerash, Dr. Ibrahim Latifit.
Veprimtari i daluar i çështjes kombëtare, Xhevdet Muriqi, kishte kohë që vuante nga zemra, të cilën ia besoj vetëm njeriut të gjakut të zemrës së tij, kardiologut, Dr. Ibrahim Latifit. Ditë më parë, me 23 korrik 2021, Dr. Latifi, si me dorë Perëndie, sheroi zemrën e pinjollit të Zhujë Selmanit, atdhetarit, Xhevdet Muriqit.
Në foto, nga e djathta; Dr. Louis Magai dhe Xhevdet Muriqi
Tek koka e Xhevdetit, i kishte qëndruar edhe mjeku nga Tanzania, Dr. Louis Magai, i cili shprehte respekt të madh për Dr. Latifin. Edhe Dr. Ibrahim Latifi kishte fjalë të mira për mjekun nga Tanzania, Dr. Magai.
Dr. Ibrahim Latifi, ka lindur në fshatin Blaç të Opojës së Prizrenit. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e tij të lindjes, të mesmen në Prizren, ndërsa, studimet në Fakultetin e Mjeksisë në Wien të Austrisë. Për pesë muaj ka sherbyer në spitalin ushtarak të Austrisë.
Që nga 1 dhjetori 2010, punon e jeton në Eggenfelden të Gjermanisë. Dr. Latifi është mjek kryesor në Repartin e Kardiologjisë. Ky mjek, dikur i ka humbur 4 vite për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjeksisë në Prishtinë. Më pas ka kaluar në Austri, fillimisht, tek prindërit e tij.
“Elita botërore kishin derguar fëmijët e tyre për studime. Kanë qenë të pasur; me bursa shtetërore, djem profesorësh. Ne, studentët nga Kosova kemi qenë më të varfërit. Gjatë studimit, gëzohesha kur dikush më thërriste për ndonjë punë fizike me pagesë”, shprehet, Dr. Latifi. Është i martuar dhe ka dy fëmijë; Arlindi dhe Imrani. Gruaja e tij, Lenvera, punon Moter medicionale.
Sa mirënjohës janë mergimtarët shqiptarë për këtë njeri të çmuar të gjakut të tyre!
Diskutim rreth këtij postimi