Paraqitja e portierit shqiptar ka rënë në sy të shumë analistëve të cilët e kanë vlerësuar pozitivisht gardianin tonë.
Një prej tyre është edhe ish-drejtori sportiv i Besiktasit, Sinan Engin, i cili e ka lavdëruar 23-vjeçarin e klubit të Adanas.
“Po çfarë portieri kanë Adana. Super portier. Po e theksoj super, super portier. Po ju them se atë mund ta shisni për 15 apo 20 milionë euro. Më besoni”, pohoi Engin, i cili për shtatë sezone ka djersitur fanellën e “Shqiponjave të Zeza” (1982/89).
Theksojmë se Muriqi është lojtar i klubit anglez, Manchester City, por që është huazuar te skuadra turke, të cilën e drejton trajneri italian, Vincenzo Montella.
Ndryshe, Adana Demirspor zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të Superligës së Turqisë me 41 pikë ndërsa tre më pak i ka Besiktas dhe gjendet në vendin e tetë. /Telegrafi/
Diskutim rreth këtij postimi