Dardania Press
E premte, 24 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Shqipëria

E martë, 19 korrik: një mëngjes historik për Shqipërinë

Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është një çast gëzimi. Dhe – duhet të jetë - një çast reflektimi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri: është e domosdoshme një klasë tjetër politike për ta anëtarësuar vendin në BE.

21 Korrik, 2022
in Shqipëria
16 0
0
E martë, 19 korrik: një mëngjes historik për Shqipërinë
19
SHARES
232
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 Klasat aktuale politike nuk kanë as kapacitet, as dëshirë, as vullnet, as ide për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, sepse janë thellësisht të lidhura me krim e korrupsion. Nesër është një ditë shprese dhe një ditë për të vizatuar ëndrra në horizont.

Enver Robelli

Mëngjesi i ditës së nesërme është një mëngjes historik. Mbi 30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, Bashkimi Europian do të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Se a do të shndërrohet mëngjesi i nesërm në ditë historike, varet se në ç’drejtim do të lëvizë Shqipëria në vitet e ardhshme. Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka kaluar nëpër drama të vërteta – herë ka qenë buzë luftës civile, herë buzë kolapsit institucional. Krim, korrupsion e kaos kanë qenë tri fjalët dhe fenomenet mallkuese që e kanë shoqëruar vendin me dy dete e natyrë të mrekullueshme.Për dështimet e deritanishme fajin e bartin dy partitë kryesore, socialistë e demokratë – përfshirë satelitët e tyre. Është shumë e qartë se kështu s’mund të vazhdojë më në të ardhmen nëse Shqipëria vërtet dëshiron të bëhet si gjithë Europa, ashtu siç ishte ëndrra e shqiptarëve patriotë në fillim të viteve 90-të. Shqipëria në këto dekada ka bërë shumë hapa përpara, por meritat për këtë në radhë të parë u takojnë shqiptarëve, pastaj edhe bashkësisë ndërkombëtare – më 1997 ishte ndërhyrja ndërkombëtare që e shpëtoi Shqipërinë nga shpërbërja dhe lufta e gjerë civile. Mijëra njerëz janë vrarë, miliona shpresa janë zhgënjyer, dhjetëra-mijëra shqiptarë kanë ikur drejt Perëndimit, të gjithë zemërpërvëluar që kastat e politikanëve të papërgjegjshëm nuk kanë qeverisur me duar të pastra, por grabitur me duar të përlyera.

Shumë shqiptarë janë kthyer në atdhe. Me përvoja të reja, me entuziazëm të ri, me ide të reja, ata po e bëjnë Shqipërinë një vend edhe më të bukur, më human dhe më perëndimor. Por trendi i ikjes nga atdheu vazhdon.

Vetëm një klasë tjetër politike mund ta ndryshojë këtë trend. Ajo klasë politike duhet të përbëhet nga figura të reja, që shquhen për etikë e moral publik. Shqipërinë nuk do të mund ta çojnë drejt BE-së as shkaktarët e Gërdecit, as ata që qeverisin me banda (edhe të drogës). Klasat politike të deritanishme nuk kanë as interes, as synim, as ambicie ta europianizojnë dhe perëndimizojnë Shqipërinë. Sepse një Shqipëri ku sundon ligji dhe ku keqpërdoruesi ndëshkohet, nuk toleron këso klasash politike si këto të deritanishmet.

Përkundër të gjitha zhgënjimeve, mëngjesi i ditës së nesërme është një mëngjes historik. Shqipëria fillon një kapitull të ri të ecjes së saj të zorshme drejt BE-së, atje ku e ka vendin, atje ku do të duhej ta kishte vendin. Përkundër të gjitha dëshpërimeve në politikën e brendshme, Shqipëria në rrafshin ndërkombëtar ka shënuar disa suksese. Është bërë anëtare e NATO-s, një sukses që i afrohet aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Aktualisht Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ka kryesuar OSBE-në. Ka marrë liberalizimin e vizave për Zonën e Schengenit. Miliona shqiptarë kanë parë Perëndimin dhe të mirat e lirisë – që fillojnë nga liria e të shprehurit, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, ekonomia e tregut, institucionet funksionale. Shqipëria është në shumë fusha larg këtij ideali. Shumë larg. Që të mos stagnojë ende, për këtë duhet të kujdesen vetë shqiptarët. Është vendi i tyre. Përtej çdo patetike: nuk ka vend më të mirë në botë.

Nga prizmi i shqiptarëve të Kosovës, ngjarja e mëngjesit të nesërm është një moment gëzimi. Gëzim për Shqipërinë. Gëzim për shumë të arritura të përbashkëta. Gëzim vëllazëror dhe motëror për rinjohjen e vazhdueshme pas gati një shekulli pengesash në lëvizje, pas një shekulli dhune e terrori. Shqiptarët nesër duhet të jenë krenarë, por edhe vigjilentë: kështu si deri më tani nuk duhet të vazhdojë më. E kam fjalën për mënyrën si është qeverisur Shqipëria deri më tani. Po vazhdoi kështu, gëzimi i nesërm lehtë shndërrohet në dëshpërim.

Ka vende në Ballkan që negociojnë me BE-në qe më shumë se 100 muaj dhe nuk kanë arritur askund. Për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit e krimit. Etërit themeltarë të Shqipërisë dhe personalitetet e përjetshme nesër do të ishin shumë të lumtur. Por çfarë do të na porosisnin Faik Konica e Fan Noli, Ismail Qemali e Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi e Ernest Koliqi, Martin Camaj e Zef Pllumi, Arshi Pipa e Pjetër Arbnori dhe shumë e shumë të tjerë emra të paharrueshëm? Porosia e tyre me siguri do të ishte që fati i Shqipërisë në të ardhmen të vendoset në duart e politikanëve që e duan Shqipërinë deri në vetëmohim dhe jo deri te tenderi i ardhshëm. Sepse një vend, një shoqëri dhe një komb është i lumtur vetëm kur nga e mira e përgjithshme përfitojnë jo vetëm pushtetarët, por edhe të varfrit, të pastrehët, të pashpresët. Dhe të gjithë të tjerët. Nesër është një ditë shprese dhe një ditë për të vizatuar ëndrra në horizont.

 

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In