Nën organizimin e Zyrës së Kryetarit të Gjilanit, përkatësisht Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është mbajtur tryezë diskutimi lidhur me krerët institucuinalë lidhur me problematikën e qytetarëve të dëbuar nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës.
Në këtë tryezë, pos kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, ka marrë edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Ardita Sinani, kryetarit i Bujanocit, Nagip Arifi, nënkryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, përfaqësues të Këshillit Nacional Kombëtar, sikurse edhe deputetët e Kuvendit të Republikës, Luan Aliu dhe Arjeta Rexhepi.
Në këtë takim, po ashtu, është prezantuar edhe një raport nga Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, mbi gjendjen reale dhe problemet që ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët jetojnë në komunën e Gjilanit.
/2LONLINE/
Diskutim rreth këtij postimi