Dardania Press
E martë, 20 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Lugina e Preshevës

Kamberi, Kuçeviq dhe Shkrijel çojnë në Kuvendin serb rezolutën që dënon gjenocidi në Srebrenicë

Kamberi e ka njoftuar një lëvizje të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale. Nisma vjen si rezultat i rezolutës së OKB që u miratua në 23 maj 2024 që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

10 Korrik, 2024
in Lugina e Preshevës, Sanxhaku
29 0
0
Kamberi, Kuçeviq dhe Shkrijel çojnë në Kuvendin serb rezolutën që dënon gjenocidi në Srebrenicë
33
SHARES
414
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht nga depozitimi në Kuvendin serb të rezolutës, deputetët iniciatorë nuk presin që ajo të marrë mbështetjen e shumicës.

“Sidoqoftë, iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politiken zyrtare të negacionit të krimeve të luftes, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me kimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezoutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë“, shkruan Kamberi.

Bazuar në Rezulutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB 78/282 të datës 23 maj 2024, bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin shkrijel dhe Selma Kuçeviq, në Parlament, niswm një iniciativë për aprovimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë. Nëse do të miratohet, Rezoluta që kërkon shpalljen e 11 korrikut si Ditën e Përkujtimit ndaj viktimve të gjenocidit, duke nderuar ato, por, edhe dhe duke u angazhuar për parandalimin e tilla mizorive në të ardhmen, e cila konsideron se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit”, do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në rajon. Por, meqë negacioni i gjenocidit dhe krimeve të luftës është shndrruar në kulturë të politikës shtetërore Serbi, nuk mund të printet që ajo edhe të përkrahet nga shumica nè Kuvendin popullor.

Sidoqoftë, iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politiken zyrtare të negacionit të krimeve të luftes, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me kimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezoutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë.

(Pjesë nga teksti i propozuar i Rezolutës)

Rezoluta mbi Gjenocidin e Srebrenicës

  1. Kuvendi Kombëtar i Republikës së Serbisë dënon fuqishëm gjenocidin e kryer kundër popullit boshnjak në Srebrenicë në korrik 1995.
  2. 11 korriku shpallet Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës. Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës do të shënohet për çdo vit.
  3. Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë shpreh ngushëllime dhe kërkon falje familjeve të viktimave sepse Republika e Serbisë dështoi të parandalojë gjenocidin në Srebrenicë, nuk bëri gjithçka për të ndjekur dhe ndëshkuar autorët, dhe gjithashtu shpreh keqardhje për të gjitha viktimat në luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë, si dhe për familjet e tyre.
  4. Përmes legjislacionit të saj, Republika e Serbisë do të sigurojë ndëshkime adekuate për mohuesit e gjenocidit të Srebrenicës, luftës, dhe krimeve të tjera.
  5. 5. Republika e Serbisë riafirmon vendosmërinë e saj për të parandaluar gjenocidin dhe të gjitha krimet e tjera dhe konfirmon pozicionet e dokumentit përfundimtar të Samitit Botëror të vitit 2005 dhe përgjegjësinë për të mbrojtur popullsinë nga gjenocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit.
  6. 6. Republika e Serbisë garanton ratifikimin dhe zbatimin e plotë të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit, si dhe miratimin e ligjeve të nevojshme për të përmbushur detyrimet e asaj Konvente.
  7. 7. Republika e Serbisë do të përdorë të gjitha mjetet dhe mekanizmat e disponueshëm për të hetuar dhe ndjekur penalisht të gjithë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
  8. Rëndësia e pajtimit bazuar në dialog, përballja me të kaluarën dhe përkushtimi për drejtësi dhe mbështetje për viktimat theksohet si baza për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
  9. Republika e Serbisë do të zhvillojë programe arsimore që do të mësojnë brezat e ardhshëm mësime për pasojat negative që kanë rezultuar nga gjenocidi, krimet e luftës, pastrimi etnik dhe krimet kundër njerëzimit, me qëllim të parandalimit të glorifikimit të tyre, që padyshim çon në krijimin e idesë se interesat e një populli dhe shteti mund të arrihen në kurriz të një populli dhe shteti tjetër.
  10. Popular i Republikës së Serbisë konfirmon rëndësinë e mësimit nga dështimi për të parandaluar gjenocidin në Srebrenicë, siç thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 53/35 të Asamblesë së Përgjithshme, dhe vendos të veprojë në kohë dhe në mënyrë efektive për të parandaluar përsëritjen e gjenocidit dhe të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për këtë qëllim.
  11. Republika e Serbisë konfirmon se shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave mund të jenë tregues të hershëm të mundësisë së gjenocidit dhe në këtë kuptim angazhohet të miratojë akte ligjore detyruese që do të garantojnë në mënyrë të qartë mbrojtjen dhe realizimin e plotë të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe të sigurojnë kushte për pakicat për ushtrimin e së drejtës së tyre për ekzistencë politike. /https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/929541962309433?ref=embed_post/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

20 Maj, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

20 Maj, 2025
DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

20 Maj, 2025
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In