Dardania Press
E shtunë, 25 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Lugina e Preshevës

Gërvalla zotohet për sensibilizim ndërkombëtar lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga Serbia

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, gjatë vizitës në Preshevë, u prit në takim nga kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani, dhe zëvendëskryetari Ragmi Mustafa.

16 Dhjetor, 2021
in Lugina e Preshevës, Sanxhaku
17 0
0
Gërvalla zotohet për sensibilizim ndërkombëtar lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga Serbia
20
SHARES
246
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Sipas një komunikate të MPJD-së, ata së bashku diskutuan situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës, duke theksuar nevojën për forcim të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ministrja Gërvalla edhe gjatë këtij takimi, ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për intensifikim të bashkëpunimit me Luginën e Preshevës dhe foli për nevojën për konkretizim të çështjeve dhe temave që do të jenë subjekt i përkrahjes së vazhdueshme nga Kosova dhe institucionet e saj, si në rrafshin rajonal, po ashtu, edhe në atë ndërkombëtar”.

“Në këtë drejtim, u theksua nevoja për sensibilizim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pasivizimin e vendbanimeve dhe adresave të shqiptarëve në Serbi, për moszbatimin nga ana e Qeverisë së Serbisë së tri marrëveshjeve për Luginën e Preshevës si dhe shkeljen nga Serbia të të drejtave të njeriut ndaj shqiptarëve në Luginë”.

Nga ana e saj kryetarja Sinani, duke elaboruar kërkesat e shtruara, theksoi nevojën për përfshirje të kuadrove nga Lugina në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, hartimin e një plani dhe programi nga Qeveria e Kosovës për Luginën, funksionalizimin e Zyrës për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës si dhe përfshirjen e çështjes së Luginës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në përmbyllje të takimit, ishte konstatim i përbashkët, që të vazhdohet me konsultime dhe koordinim të ndërsjellë në identifikimin e sfidave, mundësive dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe përkrahjes konkrete”, thuhet në komunikatë.

Takimin e radhës ministrja Gërvalla e zhvilloi me një grup studentësh nga Lugina e Preshevës një pjesë e të cilëve studiojnë në universitetet e Republikës së Kosovës.

Në fokus të diskutimeve me studentët, thuhet se ishte çështja e njohjes së diplomave universitare të Kosovës. Studentët theksuan se mosnjohja e diplomave po pamundëson kthimin e tyre dhe angazhimin profesional në Luginë.

Gërvalla-Shwarz ka takuar edhe nënkryetarin e Alternativës për Ndryshim, Almin Shaqirin, me të cilin thuhet se diskutoi për format e bashkëpunimit mes Luginës dhe Qeverisë së Kosovës dhe situatën aktuale të shqiptarëve në Luginë./Gazeta “Enigma”/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
“Marreveshja me Serbine – Çfare do te thote kjo per Kosoven”?

“Marreveshja me Serbine – Çfare do te thote kjo per Kosoven”?

24 Mars, 2023
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In