Dardania Press
E martë, 1 Korrik, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

XHEVAT LATIFI: NUK ËSHTË MIRË TA NËNVLERËSOJMË MARRËZINË NJERËZORE…!

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poeti Xhevat Xh. Latifi.

12 Nëntor, 2020
in Kultura
20 1
0
XHEVAT LATIFI: NUK ËSHTË MIRË TA NËNVLERËSOJMË MARRËZINË NJERËZORE…!
24
SHARES
306
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
-Është përpjekja, kalvari i sakrificës për ta falur veten në paqen dhe harmoninë me të tjerët. Është kuptimi i lirisë tënde që fillon dhe përfundon aty ku nuk cënon tjetrin ose aty ku energjia e jote merr dimensionet e një ekuilibri se diversiteti është mundësi dhe sprovë që sjellë vlera të reja, të cilat bashkë pasqyrojnë vlerat e njeriut si qenie sociale, pjesë e bashkësisë njerëzore. Lumturia e përkryer është, do të duhej të ishte njeriu!

Cila është frika juaj më e madhe?
-Frika, do të duhej të mos kishte ekzistuar, por në një botë të mbushur zhurmë dhe pasiguri dhe covid, frika është ngjizur në ne, na ndjek si hije. Ne jetojmë sot aq të frikësuar sa më nuk frikësohemi nga vdekja, pra kemi filluar të jetojmë çdo sekondë nga frika se do të vdesim. Ia kemi parë hajrin kësaj frike, kemi nisur të jetojmë pa frikën nga vdekja!

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
-Kryeministri i tanishëm kanadez Justin Trudeau, duket të ketë një vlerë të shtuar prej politikani modern, që ka kuptuar ndryshe diskursin e vlerave universale mes njerëzve dhe religjioneve. Ai lundron mire në gjeopolitikën e emocioneve në të cilën po kalon Homo Deusi- Yuval Noah Harari, një tjetër banor i Kanadasë, do ta quante gjithë këtë leksione për homo-sapiensin për të mësuar jetën në shekullin 21!

Cili është personalitet i historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
-Vaclav Havel, ai tha “Shpëtimi i kësaj bote njerëzore nuk ndodhet tjetërkund veçse në zemrën njerëzore, në fuqinë njerëzore për të reflektuar, në butësinë dhe në përgjegjshmërinë njerëzore.”

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
-Nuk më pëlqen te vetja pafuqia për të ndihmuar ata që mund të kenë pritur ndihmën time!

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
-Gënjeshtra!

Në cilat gjëra e teproni?
-Ndoshta insistimi për të imponuar krijimin e sinergjisë brenda miqve të përbashkët, është paksa si kundërshtimi i poleve magnetike! Ja vlen për ta tepruar se thëni se “konstantja e vetme është ndryshimi”, apo jo!?

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
-Është biblike ky justifikim, është nga librat e shenjtë, aty ku shpëton rrënimin e një ure, një tempulli, aty ku shpëton njeriun!

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
-Në kuptimin gjeografik, pranvera në Kosovë, kudo në çdo cep të saj. Vjeshta në Kanada. Vizita në vende të trashëgimisë që kanë shënuar qytetërimet si Stamboll,Vjena, Roma, Uashingtoni, Meka e Jerusalemi.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
-Rri i lumtur!

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
-Kohën e humbur, kohën e vjedhur nga injoranca!

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
-Është në panteonin tim, do jem bosh me dashuri të cënuar!

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
-E qetë, në paqe ! Nuk më duket të jetë kjo qetësi para shpërthimi, por paqe e dalë nga trazimet, nga ankthet, trishtimet e trandjet që kisha fatin e gjeneratës ime, të kalojë përplasjet e sistemeve politike, rrëzimit të Murit të Berlinit, Luftës çlirimtare dhe bërjes së Republikës së Kosovës, si njëri nga projektet më të mëdha të Besëlidhjes së Rilindëseve që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit ! Sidoqoftë paksa i thinjur akoma mësoj, lexova këto ditë diçka nga Aristoteli –“Nëse ka zgjidhje mos u dëshpëro, nëse nuk ka zgjidhje mos u dëshpëro”, e mirë kjo, mësim i mirë për një paqe që mund ta bëj njeriu me veten pasi që të ketë ndjerë afshin e lirisë!

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
-Të shkruaj më shumë, të flasë më pak!

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
-Nuk them të kem arritur gjë të madhe!

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
-Atë që kishte thënë me Markez, më shumë dashuri, më shumë sakrificë për dashurinë, më shumë lindje dielli duke shikuar me fëmijët…

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
-Ujë, pa dyshim ujë, mendoj se shumë pak njohim ujin, mrekullinë e një pikëze uji, keni parasysh çfarë zbulimi madh do të ishte për shkencëtarët të dinë nëse në Mars, ka ujë, ka një pikë ujë!

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
-Familja, miqtë, librat dhe disa monedha të vjetra që kane vjetërsinë diku mbi 1000 vjet!

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
-Vdekja nga uria e njerëzve në botë, gjenocidin kulturor! Nuk është mirë ta nënvlerësojmë marrëzinë njerëzore që del të jetë shkatërruesi më i madh në natyrë!

Ku do të dëshironit të jetonit?
-Aty ku ka katër stinë, me dëshirë diku në bjeshkët e bukura të Kosovës! Vendi ku jeton nuk përcakton se kush je!

Cila është cilësia juaj më e veçantë?
-Nuk e di!

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
-Forcën e bujarisë, gatishmërinë për altruizëm!

Çfarë vlerësoni tek një femër?
-Të mirën, më shumë se të bukurën!

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
-Xhek London, mësova nga ai Jehun e egërsisë dhe për ethet e arit!

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
-Heroi im është bërë dritë, dikur mori dhe heroinën me vete. Ai kishte jetuar shekullin dhe iku nga kjo botë pa as një njollë në plis. Mitologjia e plisit të bardhë është tipologji epike që kërkon kujdes të shtuar për të sfiduar vdekjen, me të bardhën pa njolla.
Ne kishim fatin të bashkëjetojmë me heronj, më pas atë ikën u banë dritë, na shikojnë nga bronzi. Përzgjedhja për heronjtë kapërcen fuqinë e amigdallës tonë. Akil këmbëshpejti do të kishte mundur të zgjidhte të vdiste dhe në shtrat në një pleqëri të thellë, por zgjodhi pavdekshmërinë në fushën e betejës. Diçka hyjnore, të pavdekshme kanë pasur dhe heronjtë që njoha Zahir Pajaziti, Agim Ramadani e Ibrahim Uruqi. Tashti të tjerë heronj kërkon koha dhe ata heronjtë sërish mund të jenë mes nesh. Ata na bëjnë paqen tonë.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?

-Alkimia, mrekullia dhe misteret për të njohur, për të hyrë në labirintet e ujërave esencial të bimëve! Ka një mrekulli natyrore që zhvillohet në një gjeth, ku lirohet oksigjeni!

Si do të dëshironit të vdisnit?
-Nëse bënë “exheli sabër”, do të mund të kishim negociuar!

Cila është motoja juaj?
-“Vjen tuj ardhë”, në fakt është fjalë e nënës time!/ ObserverKult

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Kisha Greke dhe nazistët Gjermanë janë bashkëautorë të genocidit Grek 1944-1945 ndaj Shqiptarëve të Çamërisë

28 Qershor, 2025
Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

Pagat në Sanxhak janë 200 euro më të ulëta se mesatarja në Serbi!

28 Qershor, 2025
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organizimin e popullit shqiptar, për realizimin e bashkimit kombëtar dhe territorial të Shqipërisë

27 Qershor, 2025
Reflektim për ç’ka prezanton Defender 2025 për Shqiptarët mikpritës !

Përfaqësuesit e popullit Shqiptar në Trojet Shqiptare duhet të bashkëkuvendojnë mes tyre me program kombëtar.

26 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In