Dardania Press
E hënë, 26 Janar, 2026
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Kultura

PORTRET MËRGIMTARI: FATMIR THAQI

E diela, kur nuk kam arsye për të dalë dhe as shkas për të shkruar, di të bëhet e rëndë, monotone, pothuaj e shurdhët. Janë ato ditë kur koha rri pezull dhe mendimet vërtiten pa cak. Në çaste të tilla, një telefonatë nga një mik i vërtetë, nga një bashkëveprimtar i sprovuar, merr vlerën e një dhurate të rrallë njerëzore.

26 Janar, 2026
in Kultura
13 1
0
PORTRET MËRGIMTARI: FATMIR THAQI
16
SHARES
196
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Jo thjesht si lajm, por si kujtesë se ende ekziston fjala e ngrohtë, shoqëria e pastër dhe virtyti moral. Kështu ndodhi edhe sot. Zëri i Fatmir Thaqit, veprimtar i kahmotshëm, shok i mirë dhe një nga ata mërgimtarë me të cilët nuk mund të vësh dorë, ma ndriçoi ditën dhe ma ktheu të zakonshmen në një përjetim kuptimplotë.

Me Fatmirin njihemi prej më shumë se tri dekadash. Njohje që nuk është ndërtuar mbi rastësi, por mbi rrugë të përbashkëta, mbi kohë të vështira, mbi përballje dhe sakrifica. Ai është nga ata njerëz që nuk i imponohet shoqërisë me zë të lartë, por që prania e tij ndihet qetësisht, dhe tepër i sigurt, si një shtyllë ku mund të mbështetesh. Gjithnjë bujar, gjithnjë i buzëqeshur, por mbi të gjitha i gatshëm për të dhënë nga vetja, pa hesap, pa pritje shpërblimi.

Fatmir Thaqi është këngëtar dhe dashamirës i flaktë i folklorit, ruajtës i tingullit dhe frymës shqiptare në mërgim. Njëkohësisht sportist dhe adhurues i sportit, ai mishëron atë tip mërgimtari që e kupton se trupi dhe shpirti duhen mbajtur njësoj gjallë. Por mbi këto pasione, për mua ai ka qenë dhe mbetet veprimtar demokrat, nga ata që çështjen kombëtare nuk e kanë pasur slogan, por përkushtim jetësor. Me tërë qenien e tij është angazhuar për Kosovën, duke sakrifikuar kohë, energji dhe…, kur ka qenë mbase e nevojshme, ka bërë edhe sigurinë tonë fizike. Ka qenë aty ku duhej, pa bujë, e tepër i vendosur! Karakteristikë që ia njohin të gjithë!

Karakteri i Fatmirit është i ndërtuar mbi ekuilibër të rrallë, aq sa është tolerant dhe i dashur, po aq është edhe i rreptë kur duhet; i drejtpërdrejtë në fjalë dhe i padurueshëm ndaj hiles dhe hileqarëve, për më tepër ndaj atyre që krekosen. Me të gjithnjë duhet ta matësh veten. Në besë nuk të pret, por as nuk të lë të humbasësh. Fjala e tij është e prerë, qëndrimi i drejtë, ndërsa shoqëria shumë e sigurt. Janë këto cilësi që e madhërojnë portretin e tij si mërgimtar i orëve të para, si veprimtar që ka ditur të qëndrojë drejt edhe kur rrethanat kanë kërkuar përkulje.

Sot, përveç tij, u takuam edhe me mikun tonë Gjokë M. Gjoka, që mbetet i njëjtë që kur e njoha dhe me veprimtarin Sherfi Bellaqa, të cilin e vlerësoj shumë, ai është nga i njëjti rreth dhe posedon vlera identike me Fatmirin, i dashur dhe shumë respektues, si dhe një Nipin e Fatmirit, me të cilin kishte kohë që nuk ishim parë, dhe kur na solli birrë tha për dajen që e kam për qefi e jo të imponuar.

Rasti na mblodhi rreth KF “Dardania” në St. Gallen, në turneun tradicional që mbahet në muajin e parë të çdo viti. Ishte një grumbullim i bukur mërgimtarësh, qindra bashkatdhetarë nga shumë kantone të Zvicrës, pastaj këngëtarë e valltarë nga Ansambli “SHARRI”, si dhe këngëtarja e mirënjohur Leonora Jakupi, e cila këndoi për të pranishmit, duke e kthyer sportin në festë dhe festën në kujtesë kolektive. Të pranishëm ishin edhe shumë gazetarë, moderatorë televizivë e analistë që kishin ardhur enkas nga Kosova. U përfol madje se kishte qenë i ftuar edhe ndonjë zë që zakonisht vjell vrer kundër mërgimtarëve, por siç duket, nga ndonjë thumbim ai nuk u pa askund. Në fund të fundit, mungesa e tij vetëm sa e zbukuroi dhe më shumë e shtoi hijeshinë e kësaj dite.

Takime dhe përshëndetje edhe nga shumë miq e veprimtarë pati pa fund, por biseda ime me Fatmirin u përqendrua sidomos te fëmijët tanë – te suksesi i tyre, te rruga që po ndërtojnë. Si prindër, kemi arsye të mburremi, dhe të flas nga del shpirti nuk na interesonte fjalamania pas shpine. Fatmiri kishte plot të drejtë për krenarinë e tij, “qoftë me shokët e bërë pelin në ta?!”, për të cilet ka bër shumë, sepse sikurse për fëmijët, një jetë të tërë ai ua kushtoi atyre dhe Kosovës, duke dëshmuar se sakrifica personale ka kuptim vetëm kur vendi fiton lirinë siç e fitoi Kosova, po sidomos suksesi i fëmijëve atij i është shndërruar në vlerë për të qenë kaq krenar sepse fjala e tij sillej rreth sukseseve të shumta për brezin që vjen.

Kjo e diel, falë këtyre çasteve, për mua ishte e bukur dhe e mbushur me domethënie. Loja dhe suksesi i Dardanëve i gëzuan të gjithë. Mua, veçanërisht, më gëzuan batutat e Fatmirit me shokët e mirë përreth. E kur bisedat tona u shoqëruan edhe me disa birra, fitorja në fushë e Dardanëve nuk vihej më në diskutim. Në shkallët e Sallës së Sportit “Kreuzbleiche” në St. Gallen, u kënaqëm me lojën, ndërsa tifozët e zhurmshëm na u dukën edhe më të hareshëm dhe më entuziast se sa Ne…

Një e diel e thjeshtë në dukje, por e pasur me miqësi, kujtime dhe krenari mërgimtare. Një ditë që të kujton se mërgimi nuk është vetëm largësi, por edhe bashkim rreth vlerave të përbashkëta.

Faleminderit, mik i dashur Fatmir. Paç fat e gëzime, shëndet dhe suksese në familjen tënde.

Rrnofsh sa malet o Burrë i Dheut!

 

St. Gallen, 25 janar 2026.

Shefqet Dibrani

 

 

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
PORTRET MËRGIMTARI: FATMIR THAQI

PORTRET MËRGIMTARI: FATMIR THAQI

26 Janar, 2026
LDK-ja mes trashëgimisë së Rugovës dhe klaneve për pushtet!

LDK-ja mes trashëgimisë së Rugovës dhe klaneve për pushtet!

25 Janar, 2026
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

KËNDELLJA E LDK-SË E DOMOSDOSHME, E MENJËHERSHME!

24 Janar, 2026
Tregimi i parrëfyer i Jasharajve për luftën! Bekimi dëshmon!

Tregimi i parrëfyer i Jasharajve për luftën! Bekimi dëshmon!

24 Janar, 2026
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In