Dardania Press
E shtunë, 1 Prill, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kultura

PËRKUJTOHET PRESIDENTI RUGOVA NË 17-VJETORIN E AMSHIMIT

     IDRIZ ZEQIRAJ: Dega e LDK-së në Gjermani, me kryetar Osman Ferizin, në koordinim me Nëndegën e LDK-së, në Rheinland Pfalz, me kryetar Alush Zeqiraj, organizoi Akademi Përkujtimore, në 17-vjetorin e amshimit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova

14 Shkurt, 2023
in Kultura
16 0
0
PËRKUJTOHET PRESIDENTI RUGOVA NË 17-VJETORIN E AMSHIMIT
19
SHARES
235
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Pamje nga salla përkujtimore
IDRIZ ZEQIRAJ
     Dega e LDK-së në Gjermani, me kryetar Osman Ferizin, në koordinim me Nëndegën e LDK-së, në Rheinland Pfalz, me kryetar Alush Zeqiraj, organizoi Akademi Përkujtimore, në 17-vjetorin e amshimit të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Figura madhore e udhëheqësit shpirtëror dhe faktik të Kosovës, Dr. Rugova, vazhdon me përmasën e madhështisë, si ikonë e themelimit të shtetit të Kosovës. Andaj, edhe interesimi i shqiptarëve, për t`u bërë pjesë e nderimit të figurës më madhore të kombit, vjen duke u shtuar.
     Në sallën madhore, në Frankenthall të Ludwigshafenit, gjihtçka ishte gadi, për ta shënuar këtë përkujtesë fisnike. Kryesia e Degës të LDK-së në Gjermani dhe ajo e Nëndegës nikoqire, pritën kryesitë e nëndegëve dhe shumë anëtarë të kësaj partie, por, edhe mërgimtarë të tjerë, pavarësisht përkatësisë partiake. Binin në sy garda e hershme e mërgimtarëve, të cilët iu përgjigjen thirrjes të Presidentit Rugova, për ta ndihmuar Atdheun-Kosovë, për mbijetesë ekonomike dhe mbrojtje nga armiku serbo-sllavë.
     Intonimi i hymnit “Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë”, i ngriti në këmbë të pranishmit. Moderatorja simpatike, Magdalena Blakaj, e shpalli të hapur Akademinë Përkujtimore, duke ftuar në foltore kryetarin e kësaj Nëndege, Alush Zeqiraj, për fjalën e rastit, i cili u uroi mirëseardhje mërgimtarëve nga anekënd Gjermania dhe jashtë saj. Ai përshëndeti kryesinë Degës dhe kryesitë e Nëndegëve, familjet e dëshmorëve, të pranishme në Alkademi: Çekaj, Zemaj, Hajdaraj, Zeqiraj, Demaj; anëtarësinë, mysafirët dhe gjithë të pranishmit. Gjithashtu, kryetari Zeqiraj përshëndeti veteranin e UÇK-së, Çerkin Zeneli, i ardhur mysafir nga Dragashi.
     Moderatorja Magdalenë ftoi anëtarin e kryesisë dhe zëdhënës i kësaj Nëndege, veprimtarin e hershëm, Fazli Hajdaraj, për të folur për jetën dhe veprën e Presidentit Ibrahim Rugova. Fjalën e tij e filloi, duke cituar Rugovën, nga një intervistë të dhënë, një gazete sllovene, se “kokën mund të ma ndërroni, por mendimin kurrë!” Vërtet, një thënie lapidare! Dhe, veprimtari Fazli Hajdaraj, vazhdoi: “Në këtë ditë të shënuar, të dhimbjes krenare, për burrështetasin, ikonën, arkitektin, shkrimtarin, akademikun Ibrahim Rugovën, nderojmë jetën dhe veprën e Tij. U lind dhe u rritë në Cercë të Istogut, në familjen e Sadri Elezit, nga Malaj të Rugovës. Ai bëri histori në fund të shkullit 20-të dhe në fillim të shekullit 21.
     Presidenti Rugova e kuptoi se politika shqiptare duhej të udhëhiqej nga parimi për liri e pavarësi. Frymëzimi i Rugovës ishte i natyrshëm dhe shumë progresiv, nga leximi i letërsisë klasike, të shkrimtarëve mendjendritur, të cilët, me veprat e tyre kanë lënë gjurmë në historinë botërore. I shkëlqyer si nxënës i 8-vjeçarës, shkollar i mesem, në fakultet si dhe në studimet post-diplomike, deri në specializimin për kritikë letrare dhe doktoraturë.
     Rugova gërshetoi, mrekullisht mirë, veprimtarinë krijuese me atë politike. Dhe, këtë e filloi si student, duke drejtuar gazetën “Bota e re”, për të vazhduar botimin në “Fjala” dhe mediet tjera të kohës. Më 1988 u zgjodh në krye të Shoqatës të Shkrimtarëve, duke u përballur, madje suksesshëm, me gardën nacionaliste të shkrimtarëve dhe të akademikëve serbo-sllavë.
     Më 1989 themeloi partinë e parë plurale në Ballkan, LDK-në, duke u vënë në ballë të proceseve të vështira, për një 10-vjeçarë radhazi. Për ta refuzuar pushtetin represiv serbo-sllavë, krijoi institucionet paralele, duke bllokuar të gjithë sistemin zyrtar. Në fillim të viteve `90-a, shpalli Deklaratën e Pavarësisë, Kushtetutën, zgjedhjen lokale e qendrore, zgjedhjet presedenciale; qeverinë paralele, pjesërisht në ekzil; fondin shtetëror për mbijetesën dhe mbrojtjen e Kosovës, e deri te krijimi i Forcave të Armatosura të Republikës të Kosovës (FARK) dhe Shërbimin Informativ.
     Presidenti Rugova ishte një krijues brilant. Është autor i disa librave letrare e kritike. Sensi politik i shprehur në librin “Refuzimi estetik” dhe “Demokracia dhe Pavarësia”, janë vlerë e fondit të letrave shqipe.
     Rugova u bë model frymëzimi për liri dhe demokraci, jo vetëm për popullin e vet, por edhe për popujtë ballkanikë dhe të Evropës Lindore. Kjo meritë madhore i është njohur botërisht, duke marrë shumë vlerësime nga bota demokratike, me dekorata dhe tituj prestigjiozë. “Ishte burri i madh i shtetit të Kosovës”,- vlerësonte Rugovën, akademik Mark Krasniqi. Gazeta qendrore e Mariborit shkruante se “Ibrahim Rugova është i vetmi shqiptar, që ka guximin të fletë, ashtu siç mendon”. Rrjedhimisht, Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti shqiptari më i madh i trojeve shqiptare”, – tha, ndër të tjetra, në ligjërimin e tij të gjatë, anëtari i kryesisë, Fazli Hajdaraj.
    Shkollarja e zgjuar, Erza Hajdaraj, deklamoi, artistikisht, monologun kushtuar Presidentit Rugova, shkruar nga poeti mjeshtëror dhe veprimtari i Mërgatës, Mentor Thaçi.
     Nënkryetari i Degës të LDK-së, Tahir Buçolli, në emër të kryetarit të Degës, Osman Ferizi, përshëndeti këtë aktivitet përkujtimor, duke personifikuar figurën madhore të Presidentit historik të Kosovës, si arkitekt e vizionar i pashoq. Ne krenohemi që jetuam epokën e ndritur të Rugovës, edhe pse në kushtet specifike dhe krejt të panatyrshme.
Alush Zeqiraj, kryetar i Nëndegës
     Kryetari i Degës të LDK-së, në Beneluks, Bahtir Kastrati, përshëndeti me përzemërsi kryetarin e Degës, Osman Ferizi dhe kryetarin e Nëndegës nikoqire Alush Zeqiraj, për organizimin e kësaj Akademie. Zoti Kastrati foli në supërlativë, për figurën unike të Presidentit Rugova. Rrugëtimin e gjatë, për ta nderuar veprën zëmadhe të Presidentit Rugova, e konsideron si obligim moral, madje pa i numëruar kilometrat.
    Erza Hajdaraj, tashmë, në rolin  e moderatores, fton në foltore Magdalenë Blakaj, për ta recituar një poezi, kushtuar Presidentit Rugova, të shkruar nga studjuesja dhe poetja e mirënjohur, Kozeta Zylo, nga Nju Jorku.
     Një telegram përshëndetje ka ardhur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në adresë të kryetarit të Nëndegës, Alush Zeqiraj, të cilin e lexoi Erza Hajdaraj. Në mes tjerash, thuhet: “Rugova , para se të ishte prijës shpirtëror e politik, ishte një krijues, poet, kritik e mendimtar. “Refuzimi estetik” i tij ndaj diktaturës, , totalitarizmit e shtypjes të kohës, ishte nisje e mendimit të lirë. Ky rrugëtim i tij prej krijuesi, u ndërpre nga një thirrje e kohës, për t`i prirë lëvizjes më të madhe historike të shqiptarëve në Kosovë.
     Rugova, njeri me një natyrë të brishtë prej poeti e intelektuali, u bë zëri i kërkesës të popullit të Kosovës, për liri, pavarësi e demokraci. Një zë i fuqishëm, që nuk ndryshoi asnjëherë.
     Programi dhe vizioni i tij politik, për një Kosovë të pavarur e sovrane, e barabartë mes popujve të familjes evroatlantike, me miqësi të përhershme me SHBA, u bë shpejt platformë nacionale të shqiptarëve të Kosovës. Kjo platformë vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne edhe sot.
     Çdo vit sikurse sot, pesha e trashëgimia e presidentit Rugova, përballë proceseve shtetformuese, jeton e do të jetojë bashkë me kombin tonë. Rugova mbetet frymëzim e model i njeriut të urtë, intelektual e prijetar. Idetë e tij jetojnë në historinë e shtetit të Kosovës dhe të tilla do të mbesin përjetësisht.
    Si i tillë ai mbetet figura më e madhe historike e gjithë popullit të Kosovës. Identifikimi me Te, dje, sot dhe nesër, paraqet vlerë, e këtë vlerë ne do ta mbrojmë dhe kultivojmë me përkushtim, me dije dhe admirimin më të madh”.
     Akademia Përkujtimore u përmbyll me dy pika muzikore, nga këngëtari Besnik Shyti.
     Organizatorët shtruan drekë për pjesëmarrësit e largët.
Tags: IDRIZ ZEQIRAJOsman Ferizi

Diskutim rreth këtij postimi

  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In