Dardania Press
E premte, 2 Qershor, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Uglanin në Mynih: Koncepti i vendosjes së statusit special për Sanxhakun është kërkesë legjitime!

Për herë të parë në këto dy deceniet që lamë pas, LDK – Dega në Gjermani dhe shoqata kulturore “Sali Çekaj” ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për çështje e Sanxhakut dhe çështjes shqiptare atje.

14 Qershor, 2021
in Kosova, Sanxhaku
17 0
0
Uglanin në Mynih: Koncepti i vendosjes së statusit special për Sanxhakun është kërkesë legjitime!
20
SHARES
248
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tubim madhështor në Mynih të Gjermanisë i organizuar për nderë të kryetarit të PAD- it , Z. Sulejman Uglanin nga Sanxhaku dhe veprës historike të Ismet Azizit kushtuar Kolosit të Sanxhakut Aqif Blytës

Për herë të parë në këto dy deceniet që lamë pas, LDK – Dega në Gjermani dhe shoqata kulturore “Sali Çekaj” ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për çështje e Sanxhakut dhe çështjes shqiptare atje.

Kryetari i PAD-it (SDA) të Sanxhakut dr. Sulejman Ugljanin në Mynih prezantoi konceptin e vendosjes së një statusit special për Sanxhakun si një entitet politik territorial me qytetarë dhe popuj të barabartë.

Z. Sulejman Uglanin u ka bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që ta mbështesin këtë status , siç theksoi ai, këtë kërkesë të ligjshme për të ardhmen e Sanxhakut.

“Statusi special në këtë formë parashikon krijimin e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë efektivë që do të garantojnë siguri për terrori dhe do të parandaloj shtetin serb dhe krimet e tjera kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në Sanxhak dhe nuk do të përsëriten kurrë”, tha Uglanin.

Uglanin definoj konkretisht çështjen e zgjidhjes së statusit të Sanxhakut të parashtruara në nëntë pika bazë ,si koncept për krijimin e bashkëpunimit afatgjatë midis qytetarëve dhe popujve autokton në Sanxhak dhe diasporën e tyre në Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës e Amerikës.

Përveç liderit të PAD-it ( SDA) për Sanxhak Sulejman Uglanin, në panel morën pjesë edhe gazetari i Top Chanel nga Tirana Marin Mema, kryetari i shoqatës “Kosovës për Sanxhakun” Ismet Azizi dhe përfaqësues të organizatës nga Sanxhaku Jugor , gjithashtu nënkryetari Ali Daci dhe Haxhi Lajqi.

Tribunën e udhëhoqi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Gjermaninë Osman Ferizi. Kësaj tribune i parapriu një program kulturor shume orësh i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe në Diasporë nga mërgimtaret e Sanxhakut dhe të Kosovës, kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

Nga qarqet politike në Novi Pazar, të afërta me pushtetin qendror në Beograd, por edhe mjetet informative në Serbi, pjesëmarrjen e Dr. Sulejman Uglanin në këtë tribunë në Mynih, u komentua dhe po vazhdon të komentohet si “tjetërsim i boshnjakëve të Sanxhakut dhe shkrirje e tyre në korpusin kombëtarë shqiptarë”.

Uglanin përmes mediave sociale njoftoi se takimi kishte të bënte me Sanxhakun, statusin special për Sanxhakun, Boshnjakët, Shqiptarët, Aqif Effendi Blytën, nacionalizmin serbomadh, problemet dhe çështjet e pazgjidhura të qytetarëve të Sanxhakut.

“Ne presim që Sanxhakut t’i kushtohet shumë më tepër vëmendje në ditët në vazhdim. Duke paraqitur fakte për popujt e rajonit të Sanxhakut, udhëheqësi i tribunës Z: Osman Ferizi ua mundësoj të pranishmëve, e që ishin në numër të madh, të marrin pjesë aktive në këtë ngjarje duke shtruar pyetje rreth çështjes së Sanxhakut, statusit të të sanxhaklinjve dhe të drejtat e tyre nën Serbi.

Në pyetjet e shumta u përgjigj Z. Sulejman Uglanin, gazetari Marin Mema, Mr. Ismet Azizi dhe Ali Daci ku u dhanë sqarime të shumta dhe propozime për të ardhmen. Duke vlerësuar larë organizimin dhe interesimin e mërgimtarëve Z. Sulejman Uglanin në vazhdimësi sqaroj se çfarë është Sanxhaku, ku ndodhet ai territor, sipërfaqja dhe kufijtë. Sanxhaku i N. Pazarit deri në vitin 1878. ishte brenda Shtetit të Bosnjës. Gjuha zyrtare ishte gjuha bosniane përkatësisht boshnjake.

Në Kongresin e Berlinit në 1878, Sanxhaku i N. Pazarit u nda nga Bosnja si Separatum Corpus me kufij ndërkombëtarë të përcaktuar midis Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët u njohën atëherë. Koncepti për krijimin e një bashkëpunimi afatgjatë midis qytetarëve dhe popujve Autokton të Sanxhakut dhe me diasporën e tyre , ai e ndau në nëntë ( 9) pika strategjike të zgjidhjes së çështje së Sanxhaku , siç vijon :

1. Përkrahja për Statusin special. Të legalizojnë e drejta e kthimit të shqiptarëve dhe boshnjakëve autoktonë në Sanxhak.
2. Përkrahja e Organizatën “ Kosovës për Sanxhakun”.
3. Hapja e Programeve të studimore për Sanxhakun në Universitetet e Shqipërisë , Kosovës, B dhe H dhe vendet e tjera fqinje.
4. Financimi i studimeve Master dhe Doktoratë për Sanxhakun.
5. Financimi i Ekskursioneve për studentët nga Sanxhaku në Shqipëri, Kosovë, B dhe H dhe vendet tjera fqinje.
6. Financimi i Letërsisë, Teatrit dhe Filmit për Sanxhakun.
7. Vendosja e bashkëpunimit familjar dhe martesave.
8. Vendosja e Korridorit Ekonomik të Sanxhakut dhe Kosovës.
9. Bashkëpunimi kulturor e arsimor

Pikat e rekomanduara nga Z. UGLANIN u mbeshteten plotësisht nga pjesmarresit e këtij takimi .

/Ismet Azizi/

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Kurti: Serbia është në panik

Kurti merr telefonatë nga administrata Biden

1 Qershor, 2023
Kurti për REL: SHBA-ja, mike e pazëvendësueshme për Kosovën

As Kurti nuk është kundër të Gjithëve, As të Gjithë nuk janë kundër Kurtit…!

1 Qershor, 2023
Dy imazhet e Kosovës

Dy imazhet e Kosovës

31 Maj, 2023
Kurti për REL: SHBA-ja, mike e pazëvendësueshme për Kosovën

Kurti për REL: SHBA-ja, mike e pazëvendësueshme për Kosovën

31 Maj, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In