Ardiana Hajzeri / Radio Kosova
Edhe sot po vazhdon greva në arsim megjithë thirrjet e shumta të përfaqësueseve të institucioneve dhe Këshillit të Prindërve. Sindikata e Arsimit, ka paralajmëruar që ditëve në vazhdim do të mblidhet anëtarësia për të parë mundësinë e daljes nga kjo situatë. Ymer Ymeri, nga kjo sindikatë i tha Radio Kosovës se vendimi nga ky takim varet nga anëtarësia për arsye se fjala e tyre është përfundimtare.
“ Sindikata e Arsimit do të ulët këto ditë për të parë një mundësi tjetër. Por krejt kjo varët nga anëtarësia për shkak se anëtarësia është ajo që do ta jep fjalën përfundimtare. Besoj shumë që Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai SBASHK-ut do të kërkojnë një mendim shtese nga anëtarësia për dalë nga situatë pavarësisht që deri tani nuk janë plotësuar kërkesat e grevisteve”, ka thënë Ymeri.
Po ashtu, Ymeri tha se nuk kanë marrë ndonjë ftese për takim nga ana e Qeverisë për të dalë nga kjo situatë, por se është e nevojshme të arrihet një zgjidhje për hire të fëmijëve.
“ Qe nga takimi i fundit me komisionin për Arsim nuk kemi pas ndonjë ftesë tjetër nga ana e institucioneve për të tentuar për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga situatë. Krejt këtë po e them jo që kanë vendosur organet e SBASHK-ut se anëtarësia është ajo e jep fjalën e fundit, por po mendoj që për hire të nxënëseve se është bërë një muaj që po humbim mësim, besoj që duhet të gjendet një zgjidhje”, ka shtuar ai.
Ndryshe, Këshilli i Prindërve të Shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë sot organizon protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me mos fillimin e vitit të ri shkollor si pasoje e grevës e cila ka filluar që nga data 25 gusht.
Diskutim rreth këtij postimi