Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur lidhur me situatën duke thënë se masat e marra janë në dakordim me profesionistët shëndetësorë, shkruan lajmi.net.
“Për ta ndalur hovin e rasteve të infeksionit, MSH-ja, IKSHPK-ja dhe Komiteti sot duhet të veprojmë se bashku dhe të sjellim vendime. Numri i lart na obligon të marrim masa shtesë për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve. Rastet e reja na detyrojnë të veprojmë menjëherë. Masat të cilat i kanë propozuar edhe Instituti edhe ne në dakordim me profesionistët që më mbështesin. Kanë thënë që është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në institucione private dhe publike. Institucionet të cilat e kanë dakordimin që duhet ta përfundojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësia dhe siguria.”, tha Zemaj
Zemaj gjithashtu ka njoftuar se ligjëratat do të mbahen online në të gjitha fakultetet, derisa orari i gastronomisë dhe qendrave tregtare është kufizuar.
“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare do të lirohen nga puna në zyrë, angazhimi i tyre kalon online, personat mbi moshë 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora në 06-10 dhe ora 16:00-19:00. Ligjëratat në të gjitha universitetet publike dhe private do të mbahen online, provimet dhe puna praktike mbahet në prani fizike duke respektuar rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së. Të gjitha qendrat tregtare do të ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, të gjitha kafiteritë dhe objektet e gastronomisë (Në Prishtinë dh Fushë Kosovë) u ndalohet puna nga ora 21:00 – 05:00. Do të ndërmerren masa të rrepta për parandalimin e pandemisë brenda institucioneve shëndetësore. Është në diskutim që ekipet mjekësore të QKMF-ve duhet të bëjnë kontroll në pikat e kalimit kufitar. Shtabet komunale do të mobilizohen. Konviktet dhe menza do të punojnë vetëm sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.”, tha Zemaj.
Së fundmi, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve të reja me koronavirus. Vetëm të premten, më 30 tetor, janë regjistruar 418 raste të reja – shifër rekorde që prej fillimit të pandemisë. /Lajmi.net/
Diskutim rreth këtij postimi