Dardania Press
E premte, 5 Mars, 2021
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Diaspora

Kush është Donika Gërvalla?

U lind në Shkup, u rrit në Prishtinë, u shkollua në Tiranë

21 Shkurt, 2021
in Diaspora, Kosova
51 2
0
Kush është Donika Gërvalla?
61
SHARES
763
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kush është Donika Gërvalla?

Donika Gërvalla ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë. Pas arratisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit arratisen në janar 1980 në Gjermani. Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë. Në fëmijëri shquhet për talentin e saj muzikor dhe merr pjesë si soliste në flaut që në moshën 11-vjeçare në koncerte të shumta. Ajo ka studiuar muzikë në konservatoret e Tiranës dhe Hamburgut si dhe drejtësi në Universitetin e Hamburgut.

Në dhjetor 1990 ishte pjesë e protestave studentore dhe në shkurt 1991 e grevës së urisë së studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e diktaturës në Shqipëri. Në shtator 1991 ishte bashkëorganizatore e Referendumit për Pavarësi në Tiranë, organizimin ky që i mundësoi shprehjen e vullnetit qindra qytetarëve të Kosovës që ndodheshin në Shqipëri. Në qershor 1992 largohet nga Shqipëria për studiuar në Gjermani.
Është anëtare nderi e LDK-së nga shkurti 1991; 1993-1997 ishte nënkryetare, ndërsa 1997-1999 anëtare e kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani. Si zëdhënëse e LDK-së gjatë dy viteve të luftës përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, në qeveri dhe Bundestag, në TV, radio, gazeta, debate. Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja. Donika është përfaqësuese e Iniciativës së Vjosa Osmanit në listë. Është e martuar me Stefan Schëarz, ish-deputet i CDU-së në Bundestag. Familja Gërvalla-Schëarz ka gjithsej 5 fëmijë dhe jeton në Bonn, Gjermani.

Burimi: INA

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Shqiptarët e fundit të Mollës së Kuqe… Policia serbe ndalon Top Channel

Shqiptarët e fundit të Mollës së Kuqe… Policia serbe ndalon Top Channel

30 Tetor, 2020
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Ambasadori gjerman atakon Daçiqin në Këshill të Sigurimit: Fol për krimet ndaj shqiptarëve

Debate të ashpra për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

0
Recension për librin “Shtigje të përgjakura”

Recension për librin “Shtigje të përgjakura”

5 Mars, 2021
Paralajmërimi i rrezikut nga komunat boshnjake në Kosovë, vlen edhe për Luginën e Preshevës

Paralajmërimi i rrezikut nga komunat boshnjake në Kosovë, vlen edhe për Luginën e Preshevës

5 Mars, 2021
Një hall i madh diplomatik, përse e shtyu Lavrov tri herë vizitën e tij në Serbi, çfarë lidhje ka kjo me Kosovën dhe zgjedhjet në SHBA

Muamer Zukorliq nxitës i përçarjes midis boshnjakëve dhe shqiptarëve!

5 Mars, 2021
Një hall i madh diplomatik, përse e shtyu Lavrov tri herë vizitën e tij në Serbi, çfarë lidhje ka kjo me Kosovën dhe zgjedhjet në SHBA

KA HUMBUR KRUJA!?

5 Mars, 2021
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In