E diel, 13 Tetor, 2024

Kurti: Serbia është në panik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

23
SHARES
289
VIEWS

Ai tha se kurrë nuk ka qenë me diskutueshme nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Kryeministri Albin Kurti tha se me të drejtë e kritikuan paketën e Ahtisarit, sepse sipas tij aty kishte komuna etnike, e dhe me të drejta të vetes për serbët në Kuvendin e Kosovës. No description available.

“Dhjetëra mijëra qytetarë demonstruam para 16 viteve, e në ballë të tyre ishte baca Adem. 232 plumba gjithsej u shkrepën nga policia e UNMIK-ut në kokat e qytetarëve të Kosovës. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë, kurse 80 demonstrues u plagosën rëndë e lehtë. Ish-shefi i shtyllës së parë të UNMIK-ut kishte bërë një hetim atë pranverë, i cili doli me konkluzionet se vrasjet e tyre kanë qenë të panevojshme dhe të evitueshme. Një javë para demonstratave tona, u patë publikuar pakoja e Ahtisarit” , tha ai, raporton RTKlive.

Sipas tij, kurrë nuk ka qenë me diskutueshme gjithandej nëse ja kanë vlejtur komunat me bazë etnike. Ai tha se si ‘Zajednicë’ komunash, pat nisur edhe ‘Republika Serbska’ në Bosnjë. ‘Jemi bindur se serbët e Kosovës, nuk e duan këtë, por jam i bindur se mu këtë e don Serbia”, tha ai.

“Kurrë nuk ka qenë më e diskutuar nëse ja ka vlejtë komunat me baza etnike, prandaj Beogradi kërkon me ngulm ‘Zajednicën’. Këtë nuk e dojnë serbët e Kosovës, por Serbia. Te serbët në Kosovë s’ka pluralizëm politik, kjo po lind me qeverinë tonë, prandaj Serbia është në panik, duan ta shpallin një kryetar ‘Zajednice’ dhe me të ta shkelin ministrin serb në Kosovë”.

 

Diskutim rreth këtij postimi

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms below to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.