Dardania Press
E mërkurë, 27 Shtator, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

Kosova përfiton rreth 64 milionë euro nga BE në kuadër të IPA

Prishtinë, 13 shtator - Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot marrëveshjen e parë financiare vjetore në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit III (IPA III) me vlerë 63.96 milionë euro.

13 Shtator, 2022
in Kosova
17 1
0
Kosova përfiton rreth 64 milionë euro nga BE në kuadër të IPA
20
SHARES
254
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kornizë Financiare të Partneritetit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ky ishte një nga hapat e fundit zyrtar që mundëson disbursimin gradual të ndihmës financiare të BE-së për Kosovën sipas marrëveshjes kornizë të partneritetit IPA III që mbulon periudhën 2021-2027. Kuvendi i Kosovës gjithashtu duhet ta ratifikoj marrëveshjen.

Përmes 14 programeve të njëpasnjëshme financiare vjetore nga viti 2007 deri në vitin 2020, në kuadër të IPA I dhe IPA II, BE-ja deri më tani i ka ofruar Kosovës 1.21 miliardë euro ndihmë financiare.

“63.96 milionë euro fillestare nga IPA III, do të përdoren për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe për të ndihmuar në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE. Financimi më tej do të drejtohet drejt përmirësimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe avancimit të barazisë gjinore, si dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve komunale dhe sigurisë publike në Kosovë”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Përveç kësaj, financimi i BE-së do të përdoret gjithashtu për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, dhe për të forcuar kapacitetet e administratës së Kosovës për t’iu përmbajtur standardeve të BE-së”, shtoi Szunyog.

Financimi vjetor IPA III do të kombinohet me 16 milionë euro shtesë nga Qeveria e Kosovës dhe financim nga partnerët tjerë në shumën prej 3.8 milionë euro.

“Sot do të fillojmë të përfitojmë konkretisht nga ndihma që BE-ja i ofron Kosovës përmes fondeve IPA III. Marrëveshja e financimit për programin vjetor IPA 2021 është marrëveshja e parë për projektet në kuadër të fondeve IPA III dhe ne kemi besim se do të përdorim në maksimum të gjithë potencialin tonë për të përfituar nga IPA III, për të promovuar reformat dhe për të arritur standardet e nevojshme për të sjellë Kosovën më afër BE-së”, tha zëvendëskryeministri i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sulejman Uglanin fton partitë e Sanxhakut për bashkëpunim

Dr. Uglanin: Delegacioni i Sanxhakut u pengua për të marrë pjesë në varrimin e policit të vrarë Afrim Bunjaku

26 Shtator, 2023
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!

Nuk humbi Serbia, por fitoj Kosova dhe aleatët!

25 Shtator, 2023
Reagim i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), lidhur me veprimet terroriste të bandave serbe në fshatin Banjske të Leposaviqit kundër Policisë së Kosovës

Reagim i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), lidhur me veprimet terroriste të bandave serbe në fshatin Banjske të Leposaviqit kundër Policisë së Kosovës

24 Shtator, 2023
Faton Bilsimi: gresioni i orkestruar ndaj Kosovës

Faton Bilsimi: gresioni i orkestruar ndaj Kosovës

24 Shtator, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In