Dardania Press
E shtunë, 17 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Kosova

HESHTJA E KRIMIT TË DËSHMUAR

Ali Daci: Në Husaj të Rozhajës  më 18 prill 2024 u shënua 25- vjetori i vrasjes së refugjatëve kosovar në Mal të Zi.

19 Prill, 2024
in Kosova, Sanxhaku
36 2
0
Husaj
44
SHARES
544
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Në Husaj të Rozhajë  më 18 prill 2024 u shënua 25- vjetori i vrasjes së refugjatëve kosovar në Mal të Zi. Më këtë rast para familjarëve të të vrarëve folen Haxhi Lajçi, avokati Velia Muriq, kryetari i Komunës së Rozhajës Rrustem Nurkoviq, ish kryeshefi i policisë në
Rozhajë Shemso Dedeiq, Marash Dukaj nga Malësia e Tuzit, ish deputeti i parlamentit në Malin e Zi Z. Mehmet Bardhi, Ali Daci dhe banori i këtij fshati, dëshmitari okular i këtij gjenocidi Bekë Lajçi.
Sot, me 18 prilli 2024 u mbushën plot njezet e pesë vjet nga dita e vrasjes së refugjatëve kosovar në Husaj të Rozhajë. Shteti i Kosovës duhet të jetë këmbëngules në kërkimin e drejtësisë për qytetarët e vet. Zyrtarë kosovarë duhet të kërkojnë nga shteti i Malit të Zi zbardhjen e këti krimi makabër dhe vendosjen e drejtësisë, krim ky i cili është në kundërshtim më çdo ligj lufte dhe konvente për të drejtat e refugjatëve.
Kanë kaluar 25 të plota nga vrasja e refugjatëve shqiptar nga Kosova në teritorin e Mali të Zi nga forcat militare e paramilitare serbo- malazeze. Gjatë përiudhës kohore mars – qershor e deri në tërheqjen e plotë forcave ushtarake serbo- malazeze nga Malësia e Rozhajës u vranë dy fëmijë, dy gra të moshuara, pleq por edhe të rinjë që e çojë numrin të vrarëve e të masakruarve e të karbonizuarve në 21 persona dhe janë plagosur rënd dhjetra civil të tjerë. Nga ajo kohë rezulton i zhdukur trupi i pajetë i Sadik Ramçajt nga Studenica e Istogut. Jo vetem ky i zhdukur, por dyshohet se nga turturat në burgjet e improvizuara të ushtrise serbo – malazeze në Andrijevicë janë likuiduar dhe zhdukur persona të tjerë që kurr nuk u hulumtua e as u zbulua ky mister krimi.
Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Dega në Rozhajë në bashkëpunim me Komiteti Malazias të Juristëve për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, më 18 maj të vitit 2005 ngriti një Kallëzim penal për krimet e bëra mbi civilët kosovar të nënshkruar nga avokati i mirënjohur Velia Muriq, kryetar i këtij asociacioni dhe përfaqësuesi i KMLDNJ në Pejë avokati Zenel Mekaj. Ketë Kallëzim Penal avokatet në fjalë ia dorëzuan edhe Tribunalit të Hagës, gjegjësisht hulumtuesit të kësaj gjykate ndërkombëtare Z. Roel Versonnen në Beograd. Nderkaq me 30 korrik 2008 Prokuroria Supreme Shtetërore e Malit të Zi ngriti një Aktakuz me propozim për caktimin e paraburgimit të 8 pjesëtarëve të Batalionit të I të Brigadës së III të motorizuar të Korpusit të Podgoricës të Armatës së II të Ushtrisë Jugosllave. Nga kjo datë kanë vazhduar dëgjimet e dëshmitarëve në Gjykatat thelelore në Rozhajë, Bjell Pole dhe në Gjykatën e Lartë në Podgoricë. Të gjitha faktet dhe dëshmit jo vetem të shqiptarëve por edhe të zyrtarëve shtetetor të Malit të Zi janë hedhur poshtë nga organët e “drejtëdisë” në Malin e Zi.
Ky akt jonjerzor i drejtësisë malazeze është i papranueshem dhe lag drejtësisë dhe respektimit të të drejtave njerzore. Të akuzuarit pas tri vjet hetimesh u liruan në mungesë ” ptovash”dhe u shpallën të pafajshëm dhe në dhjetor të vitit 2014 Gjykata e Apelit në Podgoricë i liroj nga aktpadia dhe i shpalli të pafajshëm e të lirë. Apsurde të tilla të padrejtësisë malazeze nuk duhet të befasojnë opinjonin e gjerë nga sjelljet e këtilla të drejtësisë malazeze, pasiqe ata kurr nuk kanë denuar krimin dhe kriminelet që nga Masakra e Tivarit ku i vranë dhe masakruan mbi 4800 regrut shqiptarë të Kosovës, e as krimet e bëra gjatë Luftes se Dytë Botërore në Bihor ku u vranë e masakruan mbi 10.000 banorë të kësaj krahine. Avokati Velia Muriq në vitin 2015 përseriti Kallëzimin Penal dhe kërkoj nga Prokuroria Supreme malazeze që të zbardhet rasti dhe të bëhen hetimet e duhura për ndalimin e përsonave të involvuar në ketë krim, të burgosen kriminelet, urdhërdhënësit e këtij krimi. Po ashtu, avokati në fjale ju ka nis një letër instacave më të larta të shtetit në Malit të Zi duke kërkuar hetimin e menjëhershëm dhe të vazhdueshëm të krimit dhe arrestimin e të dyshuarve.
Edhe njëqind herë duhet të apelohet në instancat me të larta të drejtësisë botërore që këtë proces ta marrin në dorë Gjykata ndërkombëtare , pasiqë shteti i Malit të Zi e fsheh krimin aq të dëshmuar dhe nëse nuk do të merren masa serioze më siguri drejtësia malazeze do t’i shpërblej të dyshuarit për krimet e luftës gjatë vitit 1999 të shkaktuara në Malësinë e Rozhajës.
Nderkaq banoret e Malësisë së Rozhajës dhe jo vetëm këta por edhe komuna vet në bashkëpunim me familjarët e martirëve e komunën e Pejës dha atë të Istogut duhet që sa më parë të ngrisin në Rozhajë apo në fshatin Husaj një lapidar kushtuar këtyre martirëve të kombit.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

16 Maj, 2025
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In