Dardania Press
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

Toponimet dhe Atroponimet e fshatit Kollovoz

Jonuz Kola: Deri më sot nuk ka patur ndonjë studim për toponimet dhe atroponimet e zonave e të fshatrave të Topojanit e Gorës, përveç renditjes së tyre në monografi të ndryshme të botuara në vitet e fundit. Në përgjthësi mbizotërojnë shpjegimet e bazuara tek përkthimet, shpesh herë amatoreske.

26 Qershor, 2024
in Histori, Vështrime
33 2
0
Toponimet dhe Atroponimet e fshatit Kollovoz
39
SHARES
482
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Përmes këtij studimi modest do përpiqemi të sjellim një vështrim më të plotë të toponimeve të fshatit Kollovoz.
Është shumë interesant fakti se si në një territor aq të vogël të fshatit Kollovoz kemi shumë toponime dhe atroponime. Thuajse çdo pëllëmbë toke, wdo gurë, burim uji apo ledh ka emër. Shpeshtësia e tyre tregon intensitetin e të jetuarit në këto shpate të egra mali, ku blektoria ka qenë aktiviteti kryesor.
Përpos emërtimeve shqipe gjenden të shtresëzuara toponime në sllavishten e vjetër, (bullgare, serbo-kroate) por edhe ndonjë turke e latine.
Toponimet janë të lidhura me banorët që kanë formuar këtë vendbanime e në të cilin kanë jetuar brez pas brezi deri në ditët e sotme. Larmia e këtyre toponimeve dëshmon periudhat dhe etapat e ndryshme historike nëpërmjet të cilave ka kaluar fshati. Pjesë më e madhe e tyre shprehin marrdhënie pronësie me objektin e emërtuar. Ka toponime që lidhen me emra banorësh që kanë jetuar në periudha të ndryshme, etje.
Ky fshat ka qenë i banuar të paktën qysh nga Mesjeta e hershme e deri në ditët tona pa ndërprerje, pavarsisht emigrimeve masive të herpas-hershme.
Natyrshëm lind pyetja pse kaq shumë toponime janë me origjinë sllave dhe si kanë mbijetuar deri në ditët e sotme, kur dihet që këtu nuk ka patur kurrë popullsi sllave?
Së pari kjo duhet të ketë lidhje me banorët që kanë jetuar në mesjetën e hershme në këtë vendbanim. Popullsia që ka përdorur gjuhën gorane si duket ka qenë shumicë.
Së dyti Kollovozi pjesën më të madhe të lidhjeve e martesave deri vonë i ka patur me fshatrat kufitare gorane të Oreshkës e Cernalevës. Goranët në masë të madhe janë popullsi shqiptare që flasin gjuhën gorane, e cila ngjason shumë me Maqedonishten.
Së treti shpjegimi duhet gjetur edhe tek forma e lehtë leksikore e të shprehurit me një fjalë të vetme në gjuhën sllave të një toponimi shqip të përbërë nga dy fjalë. Për shembull toponimi i sotëm Arllavec = 1.“vendi i shqipeve” (serbisht) apo 2.“vendi i bufave” (kroatisht), në gjuhën sllave paraqitet në formën „or-lov.” Nyja e përparme e fjalve që shprehin pronësi në gjuhën sllave, ndryshe nga gjuha shqipe, është pjesë e fjalës që e ndjek, dhe është e lehtë nga pikpamja fonetike për tëu artikuluar në gjuhën shqipe. Kjo shpjegon mbijetesën e shumë toponimeve në gjuhën sllave deri në ditë tona.
Së fundi sipas mendimit tonë marrja e prapashetsave shqipe ka krijuar shtresëzime të reja fonetike, duke bërë që emrat e ri të përftuar në shqip, të tregojnë vetëm toponimet e “sendit” pa kuptimin e tyre sllav. Kështu sot toponimi “Arllalvec” ka veteëm kuptimin e vendit ku është ky gur. Pra thjesht kanë mbetur si emërtime vendesh. Të tilla mund të rreshtojmë shumë si psh. Kërda-vec, Zara-vec, Daslla-vec, Loffkame, etje, etje
Dikush do të thotë -atëherë përse nuk i ndryshojmë këto toponime sllave? Pse nuk i ri-emrojmë në gjuhën shqipe? Mendoj se nuk ka nevojë t’i ndryshojmë, pasi historia jonë dhe trashëgimia jonë janë solide. Këto toponime janë pjesë e historisë të cilët dëshmojnë për vitalitetin tonë, që i kemi rezistuar me sukses asimilimit nga pushtuesit e huaj. Marrja e prapashtesave shqipe në një formë ose tjetër i ka transformuar ata tashmë në shqip dhe janë ngulitur në mmorien e popullatës.
Banorët e krahinave të Topojanit, e krahinës së Gorës, duke mos patur shumë informacion, por edhe si rezultat i statukuos së historografisë shqiptare ndaj falsifikimeve , emrat e ndryshëm të fshatrave apo toponimet e ndryshme të vendeve i përkthejnë nga serbishtja, pa e ditur se kur e si i morën fshatrat e vendet këto emërtime në gjuhën sllave. Njerzit e thjeshtë i marin apriori si për të vërteta, pasi nuk e dinë që në atë periudhë kur janë vendosur këto emra toponimesh nuk ka patur shtet serb. Ai është krjuar në vitet 1840, pra rreth 600 vjetë më vonë.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

Vizita historike e Presidentes Osmani në Zvicër: Mërgata shqiptare drejt Bernës, mes krenarisë dhe sfidave logjistike

20 Maj, 2025
Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: DIMENSIONI HISTORIK DHE KULTUROR I KËNGËVE TË HAKMARRJES NË LIBRIN E ADEM ZEJNULLAHUT

20 Maj, 2025
DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

DENONCIM PUBLIK DHE ZYRTAR

20 Maj, 2025
“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

“Flamuri i Kosovës dhe Kosova Republikë sot u valvitën në Beograd”!

19 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In