Akademik Hakif Bajrami, historian nga Prishtina
- SI E SHEH MILAN NEDIQ HOMOGJENIZIMIN SERBIAN PËR KRJIMIN E SERBISË MADHE
NË DHJETOR 1941 DHE PASOJAT GJENOCIDALE - SI e kopjuan S. Millosheviq dhe F. Tuxhman Programin e Milan Nediqit më 1991?
Ishte koha kur nazifashistët serbian edhe në rrethana të okupimit, provonin të përfitojnë në kasoin që e kishte shkaktuar Lufta e Dytë Botërore. Në lidhje me këtë, Milan Nediqi jo vetëm që u avansua në gradën e Gjeneralit nga Qeveria Mbretërore Karagjorgjeviqe në Londër, por mori guxim të planifikojë një Serbi homogjene dhe integrale, me që rast planifikohej që të shfarosën kombe dhe popuj të të pambrojtur.
Milan Nediq ishte oficer i lartë i ushtrisë jugosllave më 1941. Më parë kishte vepruar në organizatat terroriste si: ORJUNA, SRNAO dhe NARODNA ODBRANA. Në këto organizata deri në detale është programuar dhe programet janë ekzekutuar se si të likuidohet lufta Nacionalçlirimtare shqiptare e drejtuar nga KMKK dhe Azem Galica, në viset e okupuara shqiptare. Në bazë të programit të Gjeneral Shtabit serbian: “Likuidimi i forcave kaçake 1924-1941” janë vrarë: Azem Galica më 1924, Bajram Curri më 1925, Nazim Gafurri më 1928, Stjepan Radiq më 1928, Shtjefën Gjeçovi më 1929, janë planifikuar likuidohet e Shtjefën Kritit, Luigj Gashit dhe Gjon Bizakut më 1930. Por, këta pas dërgimit të Prememorjës në Shoqatën e Kombeve më 5 maj 1930 u arratisën në Shqipëri dhe i shpëtuan likudimit. Në vijim, organizatat terroriste serbe, që u përmndën më lartë, e vranë në Zagreb Millan Shufljain më 1931(historian kroat që e hulumtonte dhe e vërtetoi autoktoninë shqiptare në tërë hapsirën ballkanike).
Në vijim, nga dy mercenarë serbianë dhe dy agjentë turqë, do të vritet në vitin 1933 në Selanik Hasan Prishtina.
Këto vrasje politike e kishin një adresë. E ajo adresë ishte Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq. Dhe, për t` iu hakmarrë kundër tij, do të organizohet atentat në Marsej në tetor 1934.
Lidhur me këtë vrasje të mbretit mizor, në të gjitha planifikimet vrastare të personaliteteve shqiptare, Aleksandër Karagjorgjeviq i kishte dy detyra parësore, spjegojnë dokumentet ushtarke serbe. Ato detyra ishin: dobësimi dhe serbizimi deri në “ekstrem i popullit Kroat, dhe shfarosja e shqiptarëve në përgjithësi.
Mu për këtë, Serbisë neofashiste në shfarosjen e popullit shqiptar, do t` dali në ndihmë edhe byrokraica politike e Tutqisë, për ta siellë popullin shqiptarë, të tërin në Anadolli. Për këtë “detyrë të shekullit”, me kohë ishin angazhaur shtabe politike dhe ushtarake serbe, të cilat punonin si të ndara: dy organizata serbe, një turke dhe një greke. Këto organizata e filluan punën në Lozanë më 1923 dhe aty u dakorduan greku dhe turku, që të “këmbejnë popullsinë”. Ndërsa më 1926, pazari i “shekullit”, do të kalojë më 1933 për të u realizuar me dakordim të Turqisë në mënyrë që popullsia shqiptare në Shqipërinë Kontinentale të DEPORTOHET në Anadolli”.
Një vit më vonë (1934), do të përpilohet Konventë e re që: “Shqiptarët me detyrim të shpërngulën nga Jugosllavia dhe në trevat e tyre të krijohet Serbia homogjene dhe Jugosllava ingtegrale”. Ky planifikim u arrit në mes Jugosllavisë dhe Turqisë më 11 korrik 1938, kur u pajtuan serbi dhe turku në Stamboll. Për këtë “Pazar të shekullit “popullsia shqiptare në Jugosllavi detyrohej të shpërngulet në Turqi deri më 1944 (aludimi i vitit 1844, kur u publikua Naçertania). Se si duhet të sillet pushteti ndaj shqiptarëve udhëzimin do ta shkruaj Vasa Qubrilloviq qysh më 1937. Prandaj, Milan Nediqi nuk e kishte vështirë që në dhjetor 1941, në kushte të okupimin nazist ta prezantoi një planifikim të përgjithëshëm për krijimin e Serbisë homogjene, me mjete të gjenocidit, sepse nuk i përgjigjej askujt, në kohë lufte.
Planifikimi i Milan Nediqit në dhejtor 1941 për Serbinë homogjene
Së pari oficeri serbian ia fillon planifkimit rreth koncentrimit të popullsisë në Vojvodinë, për ta forcuar krahun verior për Beogradin si kryeqytet dhe për ta përvetësuar “zemrën e ujrriedhës së Danumbit”. Sipas tij, viset që do të shndërrohen në Serbi të pastër etnike do të ishin:
Baçka ku jetojnë 188 478 serbë, ose 24%; 92 233 janë janë katolikë dhe 50 803 janë sllavë të tjerë pa rreligjion ortodoks.Në këtë trevë janë 331 514 serbianë ose 43%. Ndërsa 268 603 janë hungarezë, ose 35%, kurse 72 544 banorë janë gjermanë ose 22%. Tutje 5618 banrë janë janë josllavë. Në këtë trevë jetojnë 446 765 ose 57% josllavë, përfundon Milan Nediqi tregimin e tij, duke mos u lodhë fare për faktin se a janë shifrat dhe përqindjet e sakta apo jo.
Në Baranjë janë 52 846 banorë. Serbë janë 20%, 16 973 janë hungarezë, 15 751 janë gjermanë si dhe 478 janë pa përcaktim. Ndërsa 898 janë josllavë.
Në Banat jetojnë 586 922 banorë, ku serbët përfaqsojnë 45%, sllavë të tjerë janë 11 578 sllavë jo ortodoks, të tjerët janë 27 218 janë hungarezë ose 16%, gjerrmanë janë 120 455 , ose 21% dhe sllavë të tjerë janë 67 747 perosna.
SREMI, mëson Milan Nedq duhet t` i takojë Serbisë me çdo kusht, duke krijuar një prapavi që lumi Sava të “serbizohet deri në afersi të Zagrebit”. Sipas M. Nediqit, në Srem jetojnë 453 204 banorë. Prej tyre serbianë jasnë 217 961 ose 48%. Pra mjaftueshëm që të shëndërrohet kjo trevë në Serbi të pastër integrale.
Në Sllavoni jetojnë 612 280 banorë, prej tyre 145 797 janë serbë ose 24%. Edhe kjo trevë, sipas Milanit duhej të shndërrohej në tokë serbe, kuptohet përmes forcës ushtrake dhe policore.
Në Kroaci janë 1 980 866 banorë. Prej tyre 363 679 ose 19% janë serbianë. Kjo popullsi duhej të bartet në trevat që do t` i takonin Serbisë.
Në Dalmaci jetojnë 683 084 banorë, prej tyre 117 376 ose 17% janë serbianë. Edhe kjo popullsi duhej të trasferohej në viset serbiane.
Në Bosnje jetojnë 2 010 976 banorë. Prej tyre serbianë janë 926 891 banorë ose 46%, ndërsa kroatë janë 406 924 banorë ose 20% janë katolikë. Muslimanë janë 648 073 banorë ose 32%. Ndërsa 29 088 banorë i përkasin feve të tjera. Bosnja dhe sidomos Hercegovina, sipas Minaln Nediqit duhet me të gjitha mjetet të serbizohet.”
Në Hercegovinë jetojnë 305 630 banorë, prej tyre 98 192 janë serbë ose 32%. Ndërsa 137 140 janë katolikë ose 45%, dhe 70 001 ose 23% janë muslimanë. Por, thot Nediq, me që kjo trevë është afer kufirit me Serbinë dhe me që lumi Drina duhet të “serbizohet”, e tërë Hercegovina duhet të shpallet tokë serbiane.”
Sipas këtij programi serbian, nga trevat perendimore të Serbisë ku u themelua Mbretëria SKS , e që “serbët as nuk u liraun as nuk u inufikun”, më 1 dhjetor 1918, do t` i bashkangjiteshin së bashku me territore 2 337 936 banorë. Me që ato treva si jugosllave i pranoi edhe Konferenca e Versajit më 1919, “tani ajo hapësirë, sipas Milanit, është coptuar dhe pej copzave të saj, duhet themeluar Serbia e Madhe”. Por detyrë mbi detyrat tani (1941), sipas Milan Nediqit, “është caktimi i kufijëve të rinjë”. Prandaj, “Serbisë në këto rrethana nga tokat e Hercegovinës ( 137 140), Bosnjës ( 282 591), Dalmacisë ( 111 365) dhe Sremit ( 130 072), duhet për t` i dëbuar të gjithë katolikët-kroatët (771 168), në mënyrë që gjithëandej të sillen 750 263 serbianë dhe kështu Serbia të homogjenizohet mbi parimet e Shën Savës dha parimet tjera hyjnofre të Vaselenës.” Në total. Bosnja që do të serbizohej plotësisht do t` i kishte ende 572 426 muslimanë, të cilët Turqia me padurim do t` i pranonte në kuotën e Arnautëve”. Të njejtin veprim politik Serbia homogjene do ta zbatonte në Hercegovinë ku dominojë në shkallë apsolute elemntët serbian”.
Koketimi i Xhafer Devës me Milan Nediqin nën rregjinë e Herman Nojbaherit
Posa u okupua Shqipëria (prill 1939); posa u okupa Jugosllavia (prill 1941), në skenën politike u lajmëruan disa persona të rinjë, të cilët për një kohë fare të shkurtër do të shndërrohën në “prijës të politikës”. Lidhur me këtë, Xhafer Deva si një tregtar flamush para Luftës, me sugjerimin e Herman Nojbaherit, të cilin e njihte nga Vjena, do të vihet në ball të pushtetit në Kraiskomandaturën (Qarkun) e Mitrovicës, në postin e Prefektit. Për tetë ditë Xhafer Deva do t` i zgjedhë nënprefektët në Mitrovicë, Vushtrri, Llap dhe Pazar të Ri, që kishin mbetë nën administrimin e pushtetit kuislling të Beogradit, e ku në pozitën e kuisllingut ishte instaluar si drejtues pushteti në fillim oficeri Milan Açimoviq. Pas një kohe të shkurtër, kur Qeveria Mbretërore e Karagjorgjeviqëve e dekroi Milan Nediqin në gradën e gjenralit, i njejti do të avansohet edhe në Kryetar të Qeverisë kuisllinge serbe në Beograd. E vërteta, qeveria e tij do të mbetet si më stabilja në Ballkan deri me largimin e ushtrisë naziste( 20 tetor 1944).
Xhafer Deva sipas sugjerimeve të Herman Nojbaherit, nuk do të ekspozohet përnjëherë për të koketuar me forcat kuisllinge serbe. Së pari, do të merr për detyrë për ta mbajtur një tubim në Mitrovicë (aktivitetin e filloi më 19 prill dhee mbaroi më 21 prill 1941. Në Mitrovicë nën rregjinë e rtij do të gjinden përfaqsuesit e nënprefekturve të: Llapit, Vushtrrisë, Mitrovicës, Drenicës, Istogut, Pejës dhe Sanxhakut. Prej të gjithëve , Xhafer Deva do të merr garancione se: “pushtetin nazist gjerman e kanë pranuar në plotëni”. Kjo për faktin se pushteti okupator i Beogradit sidomos nga viti 1938 i kishte caktuar çdo familje shqiptare se nuk mund të ketë më shumë se 0. 40 ari tokë në vijim. Prandaj shqiptarët çdo okupator tjetër do ta presin si negacion të atij që ishte shumë më i egër. Së dyti, po ai pushtet serbian, e kishte të pranura një Konventë për t` i deportuar shqiptarët në Anadoll deri më 1944.
Kështu, për ta maskur rolin e tij prej “lideri” pronazist Xhefer Deva, do të udhtojë për Tiranë dhe atje do të takohet me Fuad Dibrën, që ishte një nacionalsit shumë i njohur shqiptar. Prej tij do të kërkojë që t` ia caktoj përsonat që ishin të lidhur me kohë me Beogradin. Xhafer Deva kështu do t` i merr emrat e: Eshref Frashërit (djali i Mehdi Frashërit i arratisur në Beograd si kundershatr i Zogollit), Myslim Pezës (i njohur më vonë si simpatizant i antifashistëve), Ali Dragës (Kryetar i Lidhjës Popullore Shqiptare 1941-1944 me seli në Beograd, për ndryshe dali i Ferat Dragës.),Qazim Komonit (ky nuk kishte asnjë lidhje me Beogradin, dhe nuk e pranoi kurrë ofrimin e bashkpunimit me Xhefer Devën. Për ndryshe Qazim Komoni ishte oficer i shkolluar dhe partiot i pathyeshëm, i cili më 1944 do ta merr për detyrë organizimin e mbrojtjës së vijës kufitare në veri lindje të tokave shqiptare: Prespë, Manastir, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Vrajë, Perpelalc, Mitrovicë, Pazari i Ri, Podgoricë, Tivar). Xhafer Deva i kishte në planin e parë si bashkpuntorë: Pajazit Boletinin, Ibrahim Lutfiun dhe N. Zhubit. Emrat e këtyre personaliteteve Xhafer Devës iu neviteshin për ta bërë një BESË për mos sulmim në mes Serbëve dhe Shqiptarëve. Për atë lidhje BESE, Xhafer Deva dhe oficeri Eberhard do të punojnë intenzivisht, deri më 26 tetor 1941 kur u lidh e ashtuquajtura “BESA E PODUJEVËS”. Gjatë kësaj kohe Milan Nediq dhe Xhafer Deva do të kanë konsultime mujore me Herman Nojbaherin. Sidomos konsultimet do të thellohen pas 22 qershorit 1941, kur Hitleri e filloi luftën me BRSS-ën.
Besa e Podujevës e 26 tetorit 1941 dhe pasojat
Në Besën e Podujevës Xhafer Deva më 26 tetor 1941 do të arrijë për t` u takuar me 22 vojvodë serbianë të cilët ishin nën komandën e kuisllingut Milan Nediq. Këta vojvodë do të betohen tinzishtë para popit fashist Nikollaj Velimroviq se: “Në Kosovë do të sillemi sikurse ishte siellë Shën Sava në kohën e tij. Kjo për faktin se ashtu si po sillej Hitleri ndaj Hebrenjëve, ashtu ishte siellë Shen Sava dhe pushteti serbian ndaj Arbanasëve, të cilët e kanë pasë të ndaluar të komunikojnë shqip edhe në familje”. Me këto synime Xhafer Deva po i pajtonte kuisllingëy shqiptarë me ata serbian, kuptohet “për hatër të Nojbaherit”. Në Podijevë, bashkpuntorët e okupatorit, nga të dy anët betohen se do ta ndihmojnë pushtetit nazifashist, sepse është në interes të serbëve dhe shqiptarëve.
Por kur jemi te ky “pajtim”, nuk duhet harruar se një muaj (shtator 1941) më parë Luba Popoviq ( një vojvodë çetnik) kishte deklaruar: “Do të jam i lumtur se kur të më japi Kosta Peçanci urdhër. lumenjët: Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini do të bartin për dy muaj koka dhe plisa të shqiptarëve. Nuk ka rëndësi, Xhafer Deva dhe Pajazit Boletini le të koketojnë me Nojbaherin, sepse në momentin e duhur do t` i hudhim të dytë në Danub”. (AVIIB. Arkiva çetnike 1941). Me që shqiptarët pa lejën e Xhafer Devës dhe oficerit Eberhard, kishin vëdosë për ta ruajtur kufirin, i njejti oficer (Eberhard) do të organizojë Kuvendine Kushimlisë në nëntor 1941. Aty, Millan Açimoviq dhe Xhafer Deva me Ali Dradën do të “besatohën” sërish për ta ruajtur rendin dhe çetësinë. Por asesi, “rendi dhe çetësia” të vëndoset, sepse serbianët ishin ata që në trevën e Rrethit Llapit dhe në veri të Mitrovicës, me kacaturra e coptuar Lin Prekun dhe Nurë Shatrin dhe i kishin hudhë në rrugë për t` i dërmuar kufomat egersirat e pyllit.
Xhafer Deva ishte entuziast i nacizmit. E kjo është çështje ideologjike, mu sikurse komunistpët shqiptar, që servonin “prralla të lumturisë duke u çliruar’, pa e parnuar se ishin të rirobëruar edhe pas vitit 1945. Prandaj, Nojbaher nuk pushonte po do të pasojë
Mbledhja e Beogrdait në dhjetor 1941, ku do të takohen Xhafer Deva dhe Milan Nediq me bashkëpuntorët. Aty do të vëndoset që lëvizja e lirë e qytetarëve të zhvillohet duke e kontrolluar vijat e hyrje daljes nga Serbia në rrethet shqiptare në Kosovës. Edhe kjo “besë”, prej disa të tjerave, do të thyhet shumë keq nga bandat e Drazha Mihajloviqt dhe Mashan Gjuroviqit, sidomos në Bihor të Sanxhakut, me që rast do të pushkatohen me rend, (nga 150 persona për një herë) 9500 shqiptarë dhe boshnjakë. Mendoi se kjo tragjedi ishte shenja kulmore që tregon se okupatori nazist ishte në anën serbiane, sepse nuk e ndermori asnjë veprim. Përkundrazi, Milan Nediqi do ta vizitojë Berlinin dhe atje do të lavdohet për detyrën që e kryente. E vërteta, nazistët nuk ishin të interesuar fare për “rend dhe qetësi”, por ishin të interesuar për Trepçën që ta shfrytëzojnë maksimalisht. Për këtë dhe jo vetëm, Xhafer Ddeva ose nuk e kuptonte rrethanën, ose i pelqente, sepse nuk kemi asnjë reagim prej tij (Çështja e Bihorit).
Çka parasheh Programi i Milan Nediqit për tokat shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni
Sipas Milan Nediqit, në Kosovë dhe Maqedoni “do të largohet tërë popullsia arnaute dhe ajo do të shpëngulet me DETYRIM, sipas Konventës së 11 korrikut 1938 në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë, në Anadolli. Serbia homogjene do të thiret në atë dokument ndërshtetëror (Jugosllavi-Turqi) në nenin 2 ku theksohet çdo krahinë që duhet të spastrohet nga shqiptarët dhe të serbizohet me kolonistë serbianë”. Neni 2 i konventës parashihte që të SERBIZOHEN plotësisht këto rrethe:
1.Nga Banovina e Vardarit parashiheshin të serbizohen rrethet- Sharit, Dragashit, Therandës, Nerodimës, Tetovës, Gostivarit, Galicës, Dibrës, Strugës, Prishtinës, Kaçanikut, Gjilanit, Preshevës, Prespës, Ohrit, Kërçovës, Poreçit, Prilepit, Morihovës, Manastirit, Kavadarit, Negotinin, Shkupit, Kumanovës, Velesit, Ovçe Polës, Shtiëit, Koçanës, Radovishtës, Strumicës, Dojranit, Gjevgjelisë, Kriva Pallankës, Kratovës, Carevosellos, Maleshit;
2. Nga Banovina e Zetës parashiheshin të serbizohen rrethet- Pejës, Burimit, Mitrovicës, Gjakovës, Rahovecit;
3. Nga Banovina e Moravës parashiheshin të serbizohen- Llapi, Vushtrria, Drenica. (Nga Konventa Jugosllavo-Turke, neni 2). Çka parasheh neni 4 i Konventës Jugosllavoi-Turke (11 korrik 1938)
Vitet 1939-1941 Milan Nediqi u quan “vite të bredhjeve serbe”. Prandaj, intenzitetin e shpërnguljës shqiptarëve për vitet 1939, 1940, 1941, thekson ai duhet bartur për vitin 1942. Kjo do të thot se duhet t` i dëbojmë gjatë vitit 1942 në Turqi 32000 familje arnaute. Pstaj, sipas Konventës, mbesin për vitin 1943 dhe 1944 për t` u shpërngulë shqiptarët në madhësi prej 16000 familje të tjera .
Me këtë spastrim të shqiptarëve, Serbia homogjene, e cila do të serbizohej në plotëni, më 1944 do t` i kishte mbi 165 550 kilometra katrorë. Në vijim, kjo nuk do të thot ndalje e Serbisë në ekspanzion, sepse Mali i Zi zotëron detin, ndersa Serbisë i mungon. Prandaj në raundin pasues të ndonjë krize botërore, të cilat nuk do të mungojnë, parashohim (Milan Nediq) dalje të Serbisë në: Selanik dhe në Durrës. Këtë pozicion po e gjurmon sot (1941) Qeveria mbretërore e Jugosllavisë e instaluar në Londër, synimet e së cilës i përfaqsojmë ne në atdhe”, thot Milan Nediq.
Pas dezintegrimit të Jugosllavisë Federative, paria shoviniste serbe dhe kroate do të përpiqën që me pazare sekrete ta ndajnë trevën që nuk i takonte këtyre popijve. Prandaj, historia do të përseritet në fund të shekullit, prapa si tragjedi gjenocidale. Këtë tragjedi e kanë planifikuar qarqet drejtuse serbe dhe kroate në Karagjorgjevë të Beogradit.
Çka kopjuan S. Mollosheviqi dhe F. Tuxhamni nga Programi i Milan Nediqit më 1991
Sipas dokumenteve të kohës më 1991 në Karagjorgjevë do të takohen kryetrai i Serbisë S. Millosheviq dhe Kryetrai i Kroacisë F. Tuxhaman. Në pazarin në ms tyre do të pasojë marrëveshja xhentelmene që të themelohen dy shtete si: Kroacia e Madhe dhe Serbia Homogjene. Nga ai pazar është e njohur se Bosnja dhe Hercegovina do të ndahej në proporcion 62% do ta merrte Serbia dhe 38% do ta merrte Kroacia. Ndersa, sipas akterëve në pazarin serbo-kroat, Maqedonia dhe Kosova do të serbizohshin sipas rrethanave deri më 28 qershor 1999 në përgjithësi, kuptohet pa i bërë Tuxhmani asnjë pengesë Milloshit. (Nga Marrëveshja…).
Çka ka ndodhë në Kosovë, opinioni e ka të njohur. Por çka do të ngjante në Maqedoni, opinioni nuk e ka në dieni. E sipas dokumenteve sekrete serbeiane, Maqedonia do të sulmohej nga të gjitha anët, posa të serbizohej Kosova. Me që Maqedonia nuk do të sulmohej, pas reagimit Bullgar se: “Ju mund të hyni në Kumanovë, por ne synojmë të marrshojmë drejtë Pirotit, Zajçarit dhe Borit, me që rast synohet Nishi…”. Pas këtyre “fjalëve”, Milloshi çështjen Maqedone e futi në frigorifer. Dhe filloi ta nuhatë shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë. Dhe e nuhati , kur Fatos Nano i tha në Kretë: “Çështja e Kosovës është problem i brendshëm i Serbisë”.
Edhe më tragjikisht Milloshi mori “krihë”, pas tragjedisë shqiptare në mars 1997, sepse kur u ÇKALLMUA SHQIPËRIA, oficerët e Milloshit duke ditur se UÇK nuk ka fabrika, as kazerma, as banka, do të vërsulet mbi popullin duarthatë shqiptar. Folni pushtetarë të Tiranës, këtu jam. Ka dokumente që juve nuk ju lanë as deti. Po edhe ata të Kosovës nuk janë prapa juve në sabotime. Dhe keni filluar tani (2021/22) të propogandoni hipokrizi se: “……ja kush ishte UÇK. Na ka çlitruar NATO, se për ndryshe….”. Po ua shtrojë një pyretje publike: Pse nuk e fitoi Hitleri luftën në Britani më 1941/22. Kishte avionë sa të duash dhe ata bombardonin me shumë pak probleme. Por, Britania nuk u pushtua, sepse Hitleri zotëronte qiellin, por nuk kishte KËMBËSORI në Tokë. Edhe më afër, SHBA në Vietnam e humbi luftën, sepse nuk kishte këmbësori në tokë. Pra UÇK, lirishtë mund të thuhet se ishte KËMBËSORIA E NATO-S NË TOKË në Kosovë më 1999 për 80 ditë. Kjo është e vërteta. (Dokumentet sekrete shtetërore posedohen, posedohen edhe kujtimet e atyre që vëndsen për fatin e Luftës në ish Jugosllavi 1991/99).Por, se do të vjen deri te lufta në mes serbëve dhe kroatëve, për këtë është “vëndosë” në qendrat e “fuqisë” në Llozanë-Vatikan dhe Vaselenë”. Edhe ky fakt duhet të publikohet me dokumengte, e jo me prrala dhe metafora letrare.
Nga pazari Milosheviq-Tuxhamn për njëzetë vite Sarajeva ishte lejuar të mbetet një distrikt i lirë ku do të grumbulloheshin të gjithë muslimanët sllavë, që flasin serbisht dhe kroatisht”. Kjo leje ishte mundësuar për faktin se vendet arabe kishin miqësi dhe nostalgji me Jugosllavinë, si varr i çyqeve sllave. Pra kush kend e tardhtoi në Karagjorgjevë më 1941 dhe 1991, duhet botuar dokumentet e kohës, të cilat posedohën.
Të përfundojmë: Lufta sllavo-sllave në Ukrainë sot është një çrregullim i skajshëm me përmasa tragjike. Por, kush do ta fitojë dhe kush do ta humb luftën, tani për tani dihet me saktësi: humbës i luftës është Ruisa neofashiste. Humbës i luftës do të jetë edhe Ukraina, për faktin se bota më nuk do të jetë kurrë sikurse para 24 shkurtit 2022. Është fjala për 211 miliardë dollarë humbje nga të dy palët për të gjithë, dhe jo vetëm për këta. Lufta e ftoftë, nuk është më model. Gjelat pipirez kanë filluar të krekosen me bomba atomike. Burravecët po hudhin bomba ndaj civilëve, për ta treguar fuqinë e tyre. Por, para se t` i përdorin atomin, duhet ta vrsin vehtën, sepse njerzimin Putini e ka vënë para litrait. Pra reagimi me fjalë është pa vlerë, sepse humbjet jashtë Rusisë janë më të mëdha se kurrë më parë!
Prishtinë, më 26 mars 2022
Diskutim rreth këtij postimi