Ky Djalosh është Djali i Axhës tim (Hajrush Ziberi) nga fshati Llaskarcë e Shkupit. Hajrushi ishte një djalë i ri i posamartuar, që punonte si Kamarier në Restouranin e Miqëve tanë nga Tetova në Bjelin të Bosnjës, ky u dogj me Benzinë për s‘gjalli nga paramilitarët e Arkanit pa kurfarë faji, vetëm se ishte Shqiptar, kurse sot bashkëvendasi i Arkanit Goran Bregoviq është i ftuar të mbaj Koncert muzikor në Korçën Shqiptare, pa kurfarë turpi dhe respekti, nga vllezërit tanë të Shqiprisë… Nuk e kuptoj fare se si u hahet Buka, e tokës Shqiptare gjakprishurëve Shqipfolësa …. Mjerim….Nënë Shqipëri, të pushtuan Kopilat Shqipfolës Sllavo-Grek…
””””””””””””’
Fotografi amerikan rrëfen historinë e shqiptarit nga Maqedonia që u arrestua nga forcat e Arkanit në Bijelina në 1992
Fotografi amerikan rrëfen historinë e shqiptarit nga Maqedonia i cili u arrestua nga forcat e Arkanit në Bijelina në 1992
Ron Haviv, fotograf amerikan kishte rastisur më 1992 të takonte Hajrush Ziberin, shqiptar nga Maqedonia i cili u arrestua nga grupi i Tigrave të Arkanit në Bijelina të Bosnjës dhe Hercegovinës.
“(Forcat e Arkanit) më treguan letërnjoftimin e tij dhe po bërtasin, kosovar, kosovar, kosovar, sikur donin të thonin, kosovar, terrorist”- rrëfen Haviv.
Haviv në #KallxoPërnime thotë se Hajrush Ziberi u arrestua në një xhami dhe mendon se i arrestuari i parë në Bosnje ishte shqiptar.
Sipas Haviv, Ziberi ishte i paarmatosur.
“Kjo fotografi është Bijelina, nga koha kur grupi i Tigrave të Arkanit në esencë thoshte që po çlironin qytetin nga fundamentalistët myslimanë. Njeriu që e shihni në këtë fotografi është një shqiptar nga Maqedonia që quhet Hajrush Ziberi. Ai ndoshta rreth 19 vjeç, 20 vjeç. Mendoj që i arrestuari i parë i Bosnjës ishte shqiptar. Ai punonte një dyqan picash përballë xhamisë. Forcat hynë në xhami larguan flamurin islam dhe vendosen një flamur serb. Pastaj dëgjova një zhurmë nga një dhomë dhe hyra në dhomë dhe aty e gjeta Hajrushin. Ky është viti 1992. Nuk kishte as armë, as asgjë ishte një fëmijë i gjorë që ishte fshehur në xhami”- tha Haviv gjatë intervistës.
Fotografi amerikan tregon se më pas kosovari. Hajrush Ziberi ishte hedhur nga dritarja nga forcat e Arkanit, por që kishte shpëtuar dhe më pas e kishin dërguar në një shtëpi.
“Nesër, unë shkova në atë shtëpi, por ishte bosh. Shkova dhe në spital për ta gjetur, por ai nuk ishte. Në vitin 2003, ose pak më vonë, më ka kontaktuar vëllai i tij. Hajrushi u gjet më pas i vdekur i hedhur në lum, atë e identifikuam përmes ADN-së dhe u varros në Maqedoni”- rrëfen Haviv.
Fotografitë e Ron Haviv janë përdorur për të ndjekur penalisht kriminelet e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
/kallxo/
Diskutim rreth këtij postimi