Rilindja, E premte , 12-VI-1965
IV
Unë e njoh shum mirë situatën në shtëpi. N’oborr ekziston nji qen i madh, mjaft i egër. Mendoj se ai do të jetë njifar pengese. Në lidhje me këtë, unë kisha me ba diçka.
-A ke ndonji propozim?- pyeti Ismeti.
– Shum thjesht, – tha Mirku.- Ai qen ose duhet likuidue ose duhet largue.
-Pse? – pyeti Shabani?
-Shiko, – vazhdoi Mirku, – çdo qen tjetër në vend të tij do të na ndihmonte me marrë vesh për ardhjen e Hasanit në shtëpi. Ai jo sigurisht, sepse e njeh Hasanin. Nëqoftëse bajmë ate që po propozoj, grueja e Hasanit do të jetë e detyrueme të gjejë tjetër qen, e kjo do të na sjelli dobi.
– Ke të drejtë, – tha Shabani me përzemërsi.
– Në ço plan nganjiherë edhe imtësija ma e vogël mund të ndihmojë. Duhet me u përpjekë, – tha Ismeti.
Mbas kësaj, ata u përshëndetën në heshtje dhe Ismeti i percuell deri te shkallët.
Ruejuni, ai nuk mahitet, tha Ismeti.
– Le ta marrë dreqi, vetëm të kishte me u ballafaque njiher me te, – tha Mirku.
Ismeti u ndal pak tue shikue mbas tyne, e mandej hodhi edhe pak dru në zjarr dhe u kthye pran truezës, ku u thellue përsëri në leximin e raporteve të vogla.
Shpartallimi i bandë së Hasanit
Me kohë për shkak të kushteve të vështira të jetës n’arrati edhe për shkak të përspektivave të dobëta t’ekzistencës, banda e udhëheqësit famëkeq Hasan Ribnikut filloi të shpartallohet qysh prej vjetit 1947. Grupi i parë i bashkëpunëtorëve të Hasanit iu dorzue organeve tona qysh në mbarim të vjetit 1946. Tue marrë parasysh se këta ishin njerëz që kishin ba vetëm nga disa akcione e plaçkitje të vogla, mbas mbjatjes së dënimeve të shkurta u kthyen në shtëpijat e veta. Mirpo njani prej tyne, Xhavit Currina, mbas kthimit prej mbajtjes së dënimit gjashtmujor,u lidh përsëri me Hasanin.
Grupi tjetër, me Jakup Hajdarin e tjerë, në fillim të vjetit 1947 la Hasanin dhe iu bashkue bandës s’udhëheqsit të njohtun ballist, Hysen Tërpezës, i cili me bandën e vet braktisi vendin dhe kaloi në Greqi.
Grupi i fundit i njerzëve të Hasanit iu dorzue kah mbarimi i vjetit 1947, megjithëse disa prej tyne, në perioden e ma vonshme, mbas kthimit prej mbajtjes së dënimit, bashkëpunuen përsëri me Hasanin.
Banditi i vetmuem
Kah mbarimi i vjetit 1947 Hasan Ribniku mbeti krejtësisht vetëm. Tue u frigue vazhdimisht prej ndjekjeve, ai mbahej me tanë fuqinë për jatakët e vet, që tash pa kurfar skrupullash i futte n’akcione të ndryshme të ndyta, drejtue kundër organeve tona.
Lidhja me organizatën N.D.SH.
I vetmuem dhe tue u frigue vazhdimisht se do të bijë në duert e organeve shtetnore, Hasani ndjente nevojë të madhe për përkrahjen e kujdo, që kishte ndonji randësi morale sadopak të vogël. Ai ia mbërrijti me e sigurue këte shum shpejt, tue u lidhë me Mulla Idriz Hoxhën, prej Kaçanikut, që në Kosovë e Metohi ishte iniciator dhe organizues i organizatës nacionaliste.
Kët organizatë e udhëhiqte në Maqedoni Galuj Beji, me të cilin Mulla Idrizi, e ma vonë edhe vetë Hasani, vunë lidhje të forta.
Nën patronatin e kësaj organizate, Hasani dhe jataku i tij kryesor Sylë Arifi ishin shum ma të sigurtë. Mirpo pak kohë mbas kësaj, Sylë Arifi shkoi n’ushtri dhe ky bashkëpunim i tyne u ndërpre për nji kohë.
Pak ma vonë, shkumjes së Sylë Arfit n’ushtri, organizata nacionaliste u zbulue edhe të gjithë udhëheqësit e saj kryesisht u burgosën.
Mbas kësaj ngjarjeje, Hasani u përpoq të mbajë të paktën kontakte të kohëmbaskohshme me Galuj Bejin në Shkup, por i vetmuem e pa njerëz rreth vedit, përjetoi n’arati ditë shum të vështira.
Nuk ishte lehtë me jetue në frigë të përhershme se do të zbulohet. Hasani kaloi kohën kryesisht tue kalue herë te njani e herë te tjetri jatak, e tue pritë ditë ma të mira. Nga friga e mosbesimit, ai qe i detyruem të mbajë me jatakët kontakte ma të shpeshta , në mënyrë që t’i frigojë e t’u bajë me dije se çka i prêt, nëqoftëse e tradhtojmë.
Në këtë period qetësije thue se ishte zhdukë Hasna Ribniku. Sikur të mos kishin ngja disa ndërmarrje të vogla, plaçkitje ushqimi e të tjera, që i ndërmerrte Hasani, ma tepër për të mbajtë mbas veti jatakët, do të kishte mundë të besohet se Hasani ose ka kalue kufirin, ose asht vra në ndonji përleshje me bashkëpunëtorët e vet.
Ikja e Miftarit nga burgu
Mbas nji periode bukur të gjatë, të mundimshme, Hasanit i mbërrijtën lajme inkurajuese.
Kah mbarimi i vjetit 1948, ish njeriu i Hasanit, që ishte zanë e dënue 20 vjet burg të randë. Miftar Ismajli prej Livoçit t’Epërm, iku prej burgut të Sremska Mitrovicës.
Miftari, që ishte dënue për krimet e bame gjatë luftës, mërrijti në vendlindjen e vet dhe u strehue në shtëpinë e kusherinit të vet. Isak Musliu, që ishte njni prej jatakëve ma besnikë të Hasanit. Nuk u desht shum kohë që këta dy banditë të përbetuem të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe tash me fuqi të bashkueme të ndërmarrin akcione me përpjestime ma të mëdha.
Gjaku rrodhi përsëri
Për Hasanin mbërrijtja e Miftarit pat randsi të madhe. Tash ishte ma i sigurt. Nuk ishte ma vetëm, e pritte edhe kthimin e shpejt të Sylë Arifit prej shërbimit ushtarak. Por durimi i Sylë Miftarit dhe dëshira për të shprehë në ndokend tërbimin e vet për qëndrimin në burg, i dhan fuqi të re Hasanit.
Aktiviteti i këtyne dy banditëve dhe ndihmësëve të tyre u ndie menjiherë. Plaçkitjet u shpeshtuen, njerzit e kandeve t’afërme u shqetësuen dhe filluen të frigohen përse prej banditit tash edhe ma shpesh dhe ma të pa skrupulla.
Çdo gja u que në kambë, nërmuren të gjitha për t’pre rrugën këtyne kriminelëve, por kot. Rrjeta e organizumeme mirë e jatakëve ia mbrrinte t’intervenojë me kohë dhe disa prita t’organizueme mirë dështuen njana mbas tjetrës.
Krimi që ngjau në frorin e vjetit 1949 kaloi çdo masë dhe shkaktoi neveritjen e shum bujqve, madje edhe t’atyne deri atëherë të painteresuar.
Tue u kthye prej nji akcioni të vet, Hasani e banda e tij hasën në nji milic, që gjendej në teren në katundin Zhegovc dhe vranë mizorisht mbas shpine.
Kjo dhe shum ngjarje tjera vunë në pah se asht fjala për kriminelët që do të luftojnë deri në fyshekun e fundit . Pakënaqsia në popull ishte gjithnji ma e madhe . N’akcionin e organizueme kunder Hasanit dhe bandës së tij nuk marrshin ma pjesë vetëm pjestarët e shërbimit të sigurimit por edhe vetë populli, tue organizue n’radha vullnetar e u nisë n’akcion kundër Hasan Ribnikut dhe ndihmësëve të tij.
Përgaditi : Ismet Azizi
(Vijon)
Diskutim rreth këtij postimi