Dardania Press
E premte, 16 Maj, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

Otomanët dhe arabët

Kundër Perandorisë Otomane, para sauditëve, janë ngritur jemenasit e më vonë edhe tjerët në vendet arabe. Madje, në Jemen kryengritja ka qenë aq e fuqishme sa që sulltani i dërgoi njësitë shqiptare për ta shuar. Kjo nuk ishte vetëm për shkak se shqiptarët ishin njësi elitare, por sulltani e bëri këtë veprim edhe me qëllim që t’i largonte ushtarët shqiptarë nga Ballkani ku lëvizja nacionaliste shqiptare po merrte hov.

2 Tetor, 2022
in Histori
24 1
0
Për fjalorin denigrues ndaj presidentes reagoi edhe Daut Dauti nga Londra
29
SHARES
360
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Dr. Daut Dauti
Sulltani ka qenë kalif, por te arabët ky rol ka qenë tejet i zbehur. Madje, arabët as qe e merrnin sulltanin për mysliman e as nuk e konsideronin Perandorinë Otomane si të tillë. Dhe, kishin arsye se sulltani e as perandoria nuk ishte e interesuar për religjion. Nga 36 sulltanët otomanë që kanë sunduar perandorinë nga viti 1299 deri te i fundit më 1922, asnjë prej tyre nuk ka shkuar në haxhillëk. Dmth asnjë sulltan nuk e ka plotësuar njërin nga 5 kushtet esenciale për të qenë mysliman. Dmth kaq ka qenë injorimi i sulltanëve për Islamin në sytë e arabëve të indinjuar me pushtetin e tij. Megjithatë, lufta e arabëve kundër otomanëve nuk kishte mundësi të kishte karakter religjioz. Lufta e arabëve, sikur e shqiptarëve, nxitej nga nacionalizmi e jo nga religjioni. Megjithatë, te arabët edhe sot ekziston një ndjenjë anti-otomane, por kjo nuk është domosdoshmërisht anti-turke e anti-islamike, siç manifestohet sot në rastin e vendeve ballkanike.
Arabët gjithmonë i kanë shikuar otomanët nga lart. Otomanët nuk kishin më shumë se ushtri të fuqishme dhe aftësi për të themeluar administratë e për t’i mbledhur taksat. Në vendet arabe otomanët nuk kishin mundësi të impononin kulturë e art për shkak se nuk kishin më shumë se arabët. Otomanët nuk patën mundësi që te arabët as të ndërtonin diçka (xhamia, ndërtesa publike apo infrastrukturë) më të mirë se që kishin arabët. Ndikimi kulturor otoman te arabët ka qenë gati zero. Prandaj, sot te arabët nuk vërehet ndonjë gjurmë e rëndësishme otomane.
Një mik i imi që jeton në Arabi Saudite një ditë më tha se në këtë vend ndjenja anti-otomane është aq prezente sa që ta merr mendja se otomanët janë ende aty duke sunduar apo sapo janë larguar. Pra, kjo ndjenjë ekziston edhe sot, edhepse ka kaluar më shumë se një shekull nga largimi i otomanëve. As arabët nuk kanë kaluar mirë nën sundimin otoman. Arabët sot janë të ndarë në disa shtete, sikur edhe shqiptarët. Kjo është arsyeja, dhe otomantët nuk janë tërësisht të pafajshëm në këtë drejtim edhepse intervenimi i jashtëm (përzierja e fuqive evropiane) ka luajtur rol primar.

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

GJYKATA KUSHTETUESE NË KRIZË BESIMI!

15 Maj, 2025
Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

Akademik Zymer Neziri është përzgjedhur anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Humanistikës dhe Letërsisë (Akademia Europaea)

15 Maj, 2025
Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

Beogradi zyrtar po vazhdon me bllokimin e proceseve integruese të shqiptarëve

14 Maj, 2025
Osman Ferizi

HAJDUT MË KRAVATA! – R E A G I M

14 Maj, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In