Në Klubin DARDANIA në Zofingen të Zvicrës më 2023-05-20 dy shoqatatë organizuan përurimin e librit:”FSAHTI I VRARË” të bashkautorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi .
Pjesmarrja në përurimin e librit sipas Ftesës ishte mjaft e mirë, ndërsa prania e autorit të librit Qemajl Krasniqi ku gjatë bashkëbisedimit nga pjesëmarrësit për librin ju parashtruan pyetje nga ana e pjesëmarrësve dhe autori Ju dha përgjegjet e duhura dhe mjaft përmbajtësore..
Gjatë përurimit u lexuan vështrimet lidhur me librin si dhe jetëshkrimi i shkurtër i bashkautorëve dhe veprimtaria e tyre. Leximin e vështrimeve e bënë .Abas Fejzullahi, Bardhec Berisha dhe Saim Tahiraj.
E shkuara ka dëshmuar se, ai popull i cili harron krimin dhe shfarosjen e kryer nga pushtuesi, Ju ka përsëritur e njejta tragjedi, shpeshëherë edhe më rëndë e deri në shkrirje apo edhe zhdukjen si popull..!
Libri i bashkautorëve: Agron Limani & Qemajl Krasniqi “FSHATI I VRARË” jep dëshmi të mjaftueshme për qëllimet dhe veprimet kriminale të Serbisë ndaj shqiptarëve sipas planeve dhe programeve të përgatitur që nga krijesa e Serbisë me ndihmen e Rusisë si shtet në hapësiratë e Dardanisë e cila u shtri dhe u zmadhua me pushtimin e trojeve shqiptare në kohë dhe hapësirë tue kryer krime dhe shfarosjen e shqiptarëve, djegur e plaçkitur pasurit e tyre dhe dëbuar popullatën nga vendbanimet e tyre shekullore përmes forcës ushtarake me dhunë e tue vendosur serb si kolonizator në trojet dhe pasurit e shqiptarëve në vazhdimsi..!
E si shembull konkret nga qindr shembuj tjerë në hapësirat shqiptare të pushtuara nga Serbia kemi edhe tragjedin e Krushës së Vogël, të shkaktuar e nxitur nga banoret serb po të këtij fshati e të cilën me përpikëri e besnikëri e paraqesin bashkautorët Agron Limani & Qemajl Krasniqi në librin e tyre: “FSHATI I VRARË” tue u mbshtetur në të dhëna e dëshmi që në hollësi e thellsi janë gjurmuar, mbledhur, mbarshtruar e trajtuar me shumë kujdes, bazuar kryesisht në dëshmit e 6 dëshmitarëve të mbetur gjallë e mbijetuar e të cilët kanë qenë në mesin e 113 të vrarëve me datën 1999-03-26, në Krushë të Vogël..!
Serbet për t’i humur gjurmët e krimit i kanë djegur trupatë e të vrarëve që nga mosha prej 13 vitesh e deri në moshën mbi 70 vite, në tri dhomat e shtëpisë ku i kanë vrarë dhe pastaj shtëpinë e kanë rrënuar e tretur materjalin e shtëpisë bashkë me eshtrat e trupave të djegur e hudhur në lumin Drini i Bardhë. Këtë masakër serbet e kanë kryer me plan e paramendim dhe ju kanë pri serbet banor të Krushës së Vogël të cilet edhe shtëpitë e shqiptarëve deri dje kojshi ua kanë plaçkitur e pastaj djegur e shkatrruar..!
Dëshmit e gjashtë dëshmitarëve të mbijetuar nga Krusha e Vogël: Lutfi Ramadani, Bajram Zylfiu, Mehmet Krasniqi, Qamil Shehu, Agim Asllani dhe Petrit Rashakaj, që secili prej tyre dëshmon me të dhëna e dëshmi tmerrin që kanë përjetuar sepse kanë qenë në mesin e atyre në tri dhomatë ku i kanë vrarë me shkrepje rafalesh nga armët e llojeve të ndryshme, pastaj në mesin e tyre janë hedhur bomba ku të mbeturit gjallë me plagë të ndryshme që kërkonin ndihmë ende pa dhënë shpirtë nga dhimbjet, ndërsa gjashtë dëshmitarët e heshtur e të mbuluar nga trupat e të vdekurëve sipri mbeten gjall, por trupat e tyre të përfshir nga gjaku i të vrarëve sipër tyre, serbet i kanë menduar si të vdekur janë e të plagosurit serbët i vritnin me nga një plumb në kokë tue u dhënë fund e pastaj mbi trupat e të vdekurëve u shpërnda lëndë djegëse dhe flaka i ka përfshi trupat e të gjithëve, po edhe të dëshmitarëve të mbuluar me të vrarit që pastaj ata rrëfejn se si shpëtuan nga ky tmerr dhe në ikje i ndiqnin serbet e fshtait për t’i vrarë..!
Sipas dëshmitarëve të mbijetuar janë këta serb të Krushës së Vogël që nxiten dhe bashkëpunuan për kryerjen e masakrës disa prej tyre civil e disa të veshur me uniform si policë apo ushtarak si:Gjorgje Cvetkoviq, Ranko, Sava e Momçillo Nikoliq, Zllatko Gjorgjeviq, Sava Tasiq ,Millosh Nikoliq etj. Serbet banor të Krushës së Vogël jo që s’ju ndihmuan bashkëfshatarëve shqiptarë por edhe ata që ishin civil bashkëpunuan me forcat ushtarake çetnike serbe plaçkiten shtëpit e shqiptarëve, ua dhanë flakën i dogjen dhe i shkatrruan..!
Banoret serb të Krushës së Vogël civil e të uniformar në rradhët e policisë apo ushtrisë apo në fprmacionet paramilitar çetnik serbe i kryenin me përpikëri e besnikësi urdhërat e kryeçetnikut dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit që mes tjerash kishte urdhëruar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe përmes djegjeve e shkatrrimeve ti zhdukin gjurmet e krimit ashti siç kishte dhënë urdhër kryeçetniku të zhduken gjurmët e krimit se aty ku s’ka trupa të vrarë e masakruar s’ka gjurmë dhe dëshmi për padi…”
Në Kosovë janë mbi 400 vende ku janë kryer vrasje dhe masakrime të shqiptarëve të gjitha moshave, pa dallim gjinie..! Krimet janë kryer në vazhdimsi në mënyrë institucionale në forma dhe mënyra të ndryshme nga forcat ushtarake, paraushtarake, policore dhe formacione tjera të ndryshme çetnike serbe, sipas Kërkesave, udhëzimeve dhe këshillave të KOS (Kishës Ortodokse Serbe) ASHAS (Akademisë së Shkences dhe Arteve Serbe), AUS (Akademisë Ushtarake Serbe ), përkrahur e ndihmuar në vazhdimsi na Rusia.!
Në bashkëveprim kanë zhdukur, trupat e pa jetë të shqiptarëve tue i hudhur nëpër puse, tue i varrosur e çvarrosur nëpër varreza masive dhe tue i bartur në Serbi, tue i hudhur në Lumin Danub apo varrosur në varreza masive dhe tue i djegur bashkë me shtëpit dhe në Furrat e shkritores së Trepçës që ka të dhëna e dëshmi nga vet Serbet siç ka dëshmuar edhe vet regjisori Çedomir Jovanoviqi dhe me kafkat e kokaveve të shqiptarëve të vrarë serbet çetnik, kanë bërë llamba dekorimi në shtëpit e tyre etj.
Për fatin e keq të Drejtësisë Vendore dhe asaj Ndërkombëtare s’është bërë ajo që është dashur kaherë të bëhet, që vrasësit çetnik serb të cilët me planë dhe program të përgatitur kaherë nga qeveria Serbe i kryen këto vepra kriminale dhe për këto veprime të marrn të gjithë dënimin e merituar.
Përkundrazi, shumica e tyre kanë poste e pozita në Serbi dhe udhëheqin shtetin Serb dhe në vazhdimsi e kërcënojnë Kosovën për ta pushtuar përsëri, sepse ende në Kushtetuten e tyre Kosovën e kanë si pjesë përbërse të Serbisë!
BE, hesht dhe asnjëherë s’ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë për të hequr preambulen që Kosovën e përfshin si pjesë përbërse të Serbisë..! Shpeshëherë nga përfaqësuesit e BE që ndermjetsojnë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, është kërkuar të ndryshoj Kushtetuta e Kosovës për t’ju dhënë ende më shumë të drejta pakicave ardhacake serbe në Kosovë si kolonizator e për ta bërë një Republikë serpska në Kosovë…!
BE s’ka bërë asgjë përgjetjen e të zhukurve me dhunë nga Serbia apo për krimet dhe dëmet e luftës që i ka kryer Serbia..!
BE heshtë dhe i mbyll sytë aq më shëmtuar disa shtete të BE dhe disa faktor
Lexuar me rastin e përurimit të librit nga shkrimtari Bardhec Berisha
VËSHTRIMI NGA DERVISH ÇADRAKU, PËR LIBRI: FSHATI I VRARË ,
me rastin e përurimit, më datën 2023-05-20 në Zofingen të Zvicrës i titulluar:
HULUMTIMI I KRIMEVE SERBE ËSHTË HUMANIZËM
Të flasim dhe të shkruajmë për luftën tonë, për sakrificat e njerëzve tanë dhe për çmimin e lartë që kemi paguar për liri, është përgjegjësi sa institucionale, morale e atdhetare. Një përgjegjësi të tillë e kanë përmbushur autorët e monografisë “Fshati i vrarë”, Agron Limani e Qemajl Krasniqi.
Vrasja, djegia e njerëzve dhe më pas zhdukja e gjurmëve të këtij krimi monstruoz, përbën një nga shembujt më të vrazhdë të egërsisë serbe mbi shqiptarët. Burra e djem të këtij fshati u mblodhën, u ekzekutuan, kufomat i dogjën, ndërsa mbetjet e tyre u dërguan në drejtim të paditur. Shtëpitë e thjeshta të fshatarëve të Krushës u shndërruan në “dhoma gazi”, ku gjetën vdekjen këta burra e djem, ashtu siç kishin bërë nazistët gjermanë nëpër kampet e shfarosjes. U vranë me gjakftohtësi, me plan të detajuar dhe me një organizim të përsosur ushtarak, të gjithë meshkujt që u ndodhën atë ditë në fshat, moshash të ndryshme, pa e kursyer asnjërin.
Vrasja e fëmijëve dhe trajtimi i tyre çnjerëzor përbën shkelje të konventave ndërkombëtare, që ishin pranuar si të tilla edhe nga vetë shteti serb. Pra, u shkel Konventa mbi të drejtat e fëmijës, miratuar në New York, më 20 nëntor 1989. Kjo dëshmohet me vrasjen e nëntëmbëdhjetë fëmijëve në Krushë të Vogël dhe shumë të tjerë anekënd Kosovës.
Po ashtu, në mesin e të vrarëve pati edhe njerëz me aftësi të kufizuar, duke shkelur kështu një parim bazë njerëzor, diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar. Ndonëse në të drejtën ndërkombëtare kjo do të normohet vetëm në vitin 2006, gjendja shëndetësore e disa prej fshatarëve, nuk i pengoi serbët që ata ti pushkatonin pa as më të voglën keqardhje.
Ky krim i rëndë u bë edhe më i rëndë pasi që serbët hodhën shishe molotov për t’i djegur sa më shpejt dhe në tërësi kufomat e njerëzve. Kjo nuk mund të konsiderohet asgjë më pak se gjenocid. Me këtë shteti i Serbisë shkeli Konventën për parandalimin e ndëshkimit dhe krimeve të gjenocidit , miratuar në Paris më 9 dhjetor 1948. Shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe e ligjeve të luftës nuk përbënte problem për Serbinë, sepse udhëzoheshin nga memorandumet e akademikëve dhe qarqeve nacionaliste serbe për spastrim etnik të territoreve shqiptare.
Torturimi dhe poshtërimi i njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur ishte pjesë e këtij skenari nacionalist e shovinist. Pra, Serbia shkeli Konventën kundër torturës dhe trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore ose poshtëruese ose të ndëshkimit, miratuar në Nju Jork, më 10 dhjetor 1984.
Sjellje aspak humane nuk patën as ndaj grave e fëmijëve. Fillimisht i ndanë fëmijët e nënat nga meshkujt, duke i detyruar të largohen nga fshati dhe të shkojnë drejt Shqipërisë, pasi i kishin plaçkitur dhe poshtëruar në sy të familjarëve. Me këtë veprim shteti serb shkeli edhe dy konventa tjera të OKB-së; Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, miratuar në Nju Jork, më 18 dhjetor 1979. Me një fjalë, Serbia si shtet organizoi spastrimin etnik në mënyrë sistematike, duke aplikuar metodën e “Tokës së djegur”.
Shteti i Serbisë po ashtu shkeli në mënyrë sistematike edhe Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, të miratuar nga OKB më 16 dhjetor 1966. Neni 6 i këtij pakti përkufizon të drejtën e njeriut për të pasur një gjykim të drejtë dhe ofrimin e të drejtës për mbrojtje ligjore. Po ashtu, aty përkufizohet edhe veprimtaria e shtetit për të mos u privuar askush nga liria pa ndonjë arsye bindëse dhe e mbështetur në ligjet vendore e ndërkombëtare.
Serbia, duke shfrytëzuar mekanizmat e shtetit, në territorin e Republikës së Kosovës ushtroi dhunë e represion të vazhdueshëm , duke rënë ndesh edhe me ligjet e veta. Grumbullimi i njerëzve, ekzekutimi, djegia e kufomave dhe më pas zhdukja e tyre, përbën një shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare. Por, kur bëhet fjalë për shqiptarët atëherë ata konsideronin se nuk vlente asnjë ligj dhe asnjë normë institucionale e morale.
Bashkësia ndërkombëtare e pranishme në Republikën e Kosovës, me mekanizmat e detyrues, do të duhej që të ushtrojë presion më të madh mbi organet shtetërore serbe për të dorëzuar pjesëmarrësit në këto krime, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe familjarëve t’ju tregohet për fatin e më të dashurve të tyre të rrëmbyer me dhunë.
Plaga e Krushës vazhdon të kullojë gjak. Gjak që nuk thahet e nuk lahet, sepse vazhdimisht po ujitet me lotin e nënave, baballarëve, grave, motrave, fëmijëve dhe familjarëve tanë. Këto vuajtje do të pakësoheshin nëse zbardhet fati i të pagjeturve, hapen procedurat e ndjekjes së kryesve të këtyre akteve të tmerrshme kundër jetës, dinjitetit të një populli, kundër atyre që vodhën e shkatërruan pronën e shqiptarëve të krijuar me shumë mund e djersë.
Krimet nuk vjetërohen dhe mundësia për gjurmimin e krimeve serbe mbi shqiptarët në Krushë të Vogël, Krushë të Madhe dhe gjithandej trojeve shqiptare, i shërben historisë dhe të ardhmes. Prandaj, edhe libri ,,Fshati i vrarë” i autorëve Qemajl Krasniqi e Agron Limani përbën një kontribut të vyer në shërbim të njerëzimit. Instiucionet akademike dhe ato politike duhet të investojnë më shumë mund e mjete për ndriçimin e krimeve serbe, sepse këto dokumente i shërbejnë të ardhmes, para së gjithash evitimit të vdekjeve e shkatërrimeve kudo nëpër botë, sepse sado i përkryer të jetë një krim, megjithatë dikush do ta dijë dhe do të flasë. Minimizimi dhe fshehja e krimeve përbën krim të dyfishtë, prandaj përhapja e të vërtetës i shërben të tashmes, të ardhmes dhe i shërben civilizimit botëror.
Prandaj e themi me bindje se, hulumtimi i krimeve serbe është edhe humanizëm.
Ju falënderoj për vëmendjen tuaj!
Lexuar gjatë përurimit të librit nga Saim Tahiraj
Të dhëna për krijimtarinë e Qemajl Krasniqit
Paraqitja e një krijimtarie që i shërben dokumentimit të tragjedisë shqiptare !
Të nderuar, kurbetçarë, punëtorë e veprimtarë të drejtimeve të ndryshme, pjesëmarrës e dashamirë të librit, ka mjaft të dhëna e dëshmi se: KURBETÇARËT kudo të shpërndarë në botë si edhe këtu në Zvicër në veçanti, kanë dhënë ndihmesen e tyre në të gjitha mënyrat e format e munshme për familjet e tyre dhe atdheun si në rrethana qetësie dhe në luftë e kanë ndihmuar dhe në vazhdimsi e ndihmojnë në të gjitha rrjedhat shoqërore të zhvilluara në kohë dhe hapësirë.
Sot, më 20 Lulëzor (Maj) 2023 kemi rastin e fatëbardhësisë që në pranin tuaj Shoqata BISHZ dhe SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër, kanë organizuar përurimin e Monografisë me titull: ”FSHATI I VRARË” dëshmi e të dhëna për masakrën serbe në Krushë të Vogël, nga bashkëautorët: Agron Limani dhe Qemail Krasniqi.
Përurimin e librit e madhshton edhe prania e autorit Zotëri Qemail Krasniqi, nga Ratkoci i Rahovecit, ardhur nga Kosova, në këtë organizim përurimi. Veprimtari e Z.Krasniqi mbshtetet në metodologjin gjurmuese, hulumtuese, studiuese, grumbulluese të materialeve me të dhëna e dëshmi të mbledhur në terren si dhe përpunimin e mbarshtrimin që pasqyrojnë ngjarjet në kohë dhe hapësirë e që mbshteten dhe dëshmojnë qëndresen heroike dhe tragjike të popullit tonë!
Monografia “Fshati i vrarë”, është një përmbledhje me të dhëna e dëshmi për një nga keqbërjet me paramendim e planifikim në kohë dhe hapësirë, për kryerjen e masakresë më të tmerrshme të kryera në Kosovë në fillim pranveren e vitit 1999, në Krushë të Vogël të Prizrenit.
Krusha e Vogël numëronte rreth 900 banorë në atë kohë, shumica prej të cilëve ishin shqiptarë, ishin bujq e blegtorë të mirë, ishin mësues e inxhinierë, ishin pleq të shkuar në moshë apo edhe ishin fëmijë që ende nuk i kishin mbushur 12 pranvera. Ata u keqtrajtuan fillimisht dhe u vranë në një shtëpi me gjakftohtësi, kufomat e tyre u dogjën (disa ende të gjallë), pastaj eshtrat e tyre u hoqën me buldozer dhe u hodhën në lumin Drini i Bardhë. Krim tipik për serbët, të cilët kishin vepruar edhe më parë kështu me shqiptarët, kështu kishin bërë me kroatët, me boshnjakët dhe me popujt tjerë joserb.
Qemajl Krasniqi dhe shoku i tij i armëve Agron Limani, i mblodhën dëshmitë e gjashtë (6) të mbijetuarve të kësaj masakre, biseduan me nënat, motrat, gratë e fëmijët e të vrarëve dhe i mbarshtruan në 535 faqe të një libri që e titulluan:”FSHATI VRARË”!
Për këtë vepër me shumë rëndësi për histori, arkivë Ju është dashur punë disavjeçare për ta bërë këtë vepër, që tashmë i shërben historisë dhe është një dokument autentik i tërë asaj ndodhie të tmerrshme në Krushë të Vogël. Serbia dhe serbët ngjajshëm me planë e paramendim vepruan dhe në disa fshatra të komunës së Rahovecit, si në Krushë të Madhe, në Celinë, Nagavc, Hoçë të Vogël, Brestovc, Pastasel, por edhe në shumë fshatra të tjera të Kosovës. Plani për vrasjen, dëbimin dhe shfarosjen e shqiptarëve në të gjitha periudhat historike të pushtimeve serbe në hapësirat e Ballkanit i ka bërë në hollësi e thellësi KOS në bashkëveprim e ASHAS dhe jetësimin në praktikë e kanë ba forcat ushtarake, praushtarake, policore dhe bandat kriminale çetnike serbe nënën kontrollin urdhërin e mbikqyrjen e shtetit Serb.
Përveç librit Fshati i Vrarë, Qemajl Krasniqi ka botuar edhe disa monografi për lufëtarët e lirisë dhe dëshmorët e atdheut.
⦁ Monografi ,,Shtegtari i lirisë – Nesimi Elshani”
⦁ Monografi për dëshmorin Mizahir Isma “ SHQIPONJAT S’E BRAKTISIN FOLEN”
⦁ Monografi për dëshmorin Skënder Gashi “ DERI NË FRYMËN E FUNDIT”
⦁ Monogrfi “JEHON ANADRINIE “ Bashkëautor me Muharrem Morinen ,
⦁ Qemajl Krasniqi është bashkautor edhe i disa shkrimeve monografike e publicistike.
Autorit i prift e mbara e shëndeti në krijimtarin letrare e publicistke.
Diskutim rreth këtij postimi