Sulejman Uglanin nga organizatat ndërkombëtare të paqes radhitet në plejadën e politikanëve popullor e pacifist botëror e ballkanik, duke u krahasuar më politikanët e shekullit, si Mahatma Gandi i Lëvizja Çlirimtare Indiane dhe Reverend Martin Luther King i Lëvizjes Amerikane për të Drejtat Civile e Dalai Lama nga Tibeti, San Suu Kyi nga Burma, Dr. Ibrahim Rugova nga Kosova, Mustafa Jemiev nga Krimea, Ken Saro Vivs nga Ogona. Ky krahasim e bënë lider karizmatik e luftëtar të denjë i të drejtave dhe lirive të njeriut. Ai, sot, është lideri i vetëm ballkanik që qëndron në krye të subjektit politik, Partisë së Aksionit Demokratik, e që më 29 korrik 2023 të këtë viti mbushë plot 33 vite të udhëheqjes së suksesshme dhe prijës i pathyeshëm i Saxhakut dhe si tillë mbetet politikani i pazëvendësueshëm deri më tani në Sanxhak. Organizata “Kosova për Sanxhakun” falë këtij burri ka një bashkëpunim të mirë më Këshillin Nacional Boshnjak në Sanxhak. Ai, sot e gjithë ditën akuzohet nga politika serbomadhe dhe hyzmeqarët e saj, për siç thonë ata “Shqiptarizimin e Boshnjakëve “.
Shkruan: Ali Daci
Dr. Sulejman Uglanin u lind në Mitrovicë më 20 nëntor 1953. Ai ishte fëmija i pestë më radhë nga shtatë sa kishin Murati dhe Vehibja. Është i martuar më Mersie Çapriq dhe kanë katër fëmijë, tri vajza dhe një djalë. Shkollën fillore e ka mbaruar në Mitrovicë , ndërsa të mesmen e teknikut të dhëmbëve në Prishtinë. Studimet pesëvjeçare i ka ndjekë në fakultetin e Stomatologjisë në Sarajevë si dhe ka përfunduar specializimin në të njëjtin fakultet. Studimet pasuniversitare i ka ndërpre në vitin 1992 në Sarajevë, më shpërthimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Për një decenie më radhë është marr aktivisht më sport nga viti 1969 deri në virin 1979. Ai njeh mirë gjuhën shqipe dhe turke. Për dymbëdhjetë vite më radhë ka shërbyer si stomatolog në Qendrën mjekësorë në Novi Pazar. Nga dita e themelimit të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut , 26 maj 1990, Sulejman Uglanin ka qenë anëtar i këshillit drejtues të kësaj partie e nga 29 korriku 1990 kryetar i këtij subjekti polit deri më sot. Ai ka qenë themelues i degëve të PAD- në Mal të Zi dhe Kosovë. Është lideri i vetëm politik në Serbi e Sanxhak që çdo herë është zgjedhë më shumicën e votave në kryesi të kësaj partie parlamentare në këtë shtet, dhe i vetmi në Ballkan që ende ushtron detyrën e kryetarit të partisë. . Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë të mbajtura në dhjetor të vitit 1990 Uglanin provoi të shihte sa e ka mbështetjen e votuesve të vet dhe u radhit i katërti në listën e të votuarve në mesin e 33 kandidatëve presidencial duke grumbulluar 109500 vota. Më themelimin e Këshillit Nacional Boshnjak Uglanin njëzëri u zgjodh kryetar i këtij forumi më 11 maj të vitit 1991. Në kongresin e PAD (SDA) në mbajtur në Sarajeve në ish Jugosllavi u zgjodh kryetar i kësaj partie. Më 29 gusht të vitit 1995 Uglanin në kuvendin zgjedhor të këtij subjekti për Sanxhak sërish zgjidhet kryetar i saj. Në kuvendin zgjedhor të Këshillit Nacional Boshnjak Uglanin prapë zgjidhet kryetar partie, më 10.5.1998 në një mandat pesë vjeçar. Në zgjedhjet e nëntorit të vitit 1996 në RFJ u zgjodh deputet federal në Këshillin e qytetarëve të Kuvendit federal të RFJ-së si bartës i Listës së Koalicionit “Lista për Sanxhakun Dr. Sulejman Uglanin”. Që nga viti 1991, ai ka marrë pjesë aktive në forumet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës jugosllave, si : Pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare për Minoritete në vitin 1991. Janë të njohura fjalimet e tij në Parlamentin Evropian ë Komisionit për Evropën Juglindore në shtator të vitit 1991. Uglanin po ashtu ka marr pjesë në seancën e KEBS –së në Helsinki më 29 qershor të vitit 1992, ku u mor vendimi për dërgimin e misionit të OSBE-së në Sanxhak, Kosovë dhe Vojvodinë. A ishte pjesëmarrës edhe në punimet e konferencës ndërkombëtare për ish Jugosllavi e cila u mbajt në Gjenevë në vitet 1992,1993, 1994, e po ashtu pjesëmarrës në Samitin e udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Kazablanka në Maroko , 12-15 dhjetor të vitit 1994. Nuk mungoj as në Samitin e liderëve në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik në Teheran që u mbajt nga 9 – 11 dhjetor 1997. Ka marr pjesë po ashtu në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Unioni i Bashkëpunimit Pacifik në Hagë- Holandë, nga 20-26 janar të vitit 1995 dhe mbajti një fjalim në temën e Parandalimit të Konflikteve e po ashtu mbajti një fjalim edhe në Parlamentin Evropian në Bruksel – Belgjikë më 24 maj të vitit 1995, ku paraqiti nevojën e mbrojtje dhe lirive të njeriut në Ballkanin Perëndimor. Për shkak të trysnisë politike serbe dhe presionit politik që shteti aplikoj mbi personalitetin e tij, e veçmas pas Konferencës së Gjenevës, ai nga 14.9.1993 deri më 30 shtator të vitit 1996 kaloi në mërgim, sepse autoritete në Beograd e penguan kthimin e tij në atdhe, duke lëshuar një fletë arrest kundër tij deri sa ishte në Gjeneve gjatë kohës se veprimtarisë së tij diplomatike në Kuadër të Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.
Pasi që Komisioni për Çështjet e Mandatit dhe Imunitetit të Parlamentit të Federatës Jugosllave më 11 korrik 19997 atij i hoqi imunitetin duke i inskenuar një proces politik kundër, në të cilin Sulejman Uglanin si kryetar i Këshillit Nacional Boshnjak dhe kryetar i Partisë së Aksionit Demokratik për Sanxhak akuzohet pa bazë për veprimtari armiqësore kundër shtetit në fjalë, proces ky i cili nuk u pezullua deri në vitin 2009.
Në zgjedhjet e shtatorit të vitit 2004, Uglanin u zgjodh kryetar i komunës së Novi Pazarit. Gjatë mandatit të tij si kryetar i komunës së Novi Pazarit, ai pati suksese të mëdha. Në këtë mandat Pazari i Ri fitoi statusin e qytetit, u themelua Universitetit Shtetëror dhe dukshëm u përmirësua infrastruktura rrugore. Në vitin 2008, Uglanin u zgjodh ministër në Qeverinë e Serbisë, ku formoi Zyrën për Zhvillim të qëndrueshëm të Zonave të Pazhvilluara. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 16 mars të vitit 2014 Uglanin zgjidhet deputet i kuvendit të Serbisë nga radhët e listës që përfaqësonte pakicën boshnjake “SDA Sanxhak- Dr. Sulejman Uglanin”. Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Boshnjak të mbajtura më 26 tetor 2014 ai udhëhoqi listzën “Për Unitetin Boshnjak”, listë kjo që fitoj 19 mandate nga 35 sa ka Këshilli.
Falë këtij burri, e prijëtari të ndritshëm, tash e 7 vite më radhë Org. “Kosova për Sanxhakun” ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm më Këshillin Nacional Boshnjak në Sanxhak, më seli në Pazar të Ri.
Kryetari i PAD-t Sulejman Uglanin është fitues i shumë çmimeve vendore dhe ndërkombëtare, e ndër to po cekim : Fitues i çmimit për kontribut në promovimin e sportit masiv, pastaj çmimin nga TV Gallaxi, po ashtu u nderua më Çmimin special nga qyteti i Sarajevës, si dhe Plakatën e nderit nga komunat e Svrlig e Meroshina dhe Bosilengrad. Ai është bartës i mirënjohjes për punën në politikë dhe përkushtimin kundër dhunës nga Departamenti për Operacione Paqësore , ku në raportin e Asamblesë së Përgjithshme, mbajtur në Talin të Estonisë në vitin 1997, gjatë se cilës u mbajt konferenca kundër dhunës, Uglanin u nderua më mirënjohje ku ndër të tjera thuhet :
“Lëvizjet më të spikatura dhe më të suksesshme pa dhunë që janë gdhendur në kujtesën tonë janë ato, si Lëvizja Çlirimtare Indiane dhe Lëvizja Amerikane për të drejtat civile. Karakteristika e tyre e përbashkët është se ata kishin liderët e tyre të fortë, karizmatik dhe të qëndrueshëm. Është e vështirë të imagjinohet suksesi i njërës prej këtyre dy lëvizjeve pa një pjesë të madhe të aftësive personale të udhëheqësve të tyre për të nxitur popullin e tyre dhe opinionin publik botëror në favor të kursit të tyre, duke zotëruar forcë dhe disiplinë të madhe për të këmbëngulur në përdorimin e metodës kundër dhunës. Të dy udhëheqësit e tyre, nga Sanxhaku Mahatma Gandi dhe Reverend Martin Luther King, ishin personalitete të jashtëzakonshme, pa të cilët këto lëvizje nuk do të ishin bërë kurrë efektive. Shembuj bashkëkohor të liderëve të tillë janë Dalai Lama nga Tibeti, San Suu Kyi nga Burma, Dr. Ibrahim Rugova nga Kosova, Mustafa Jemiev nga Krimea, Ken Saro Vivs nga Ogona dhe Sulejmn Uglanin.”
Sulemjman Uglanin është fitues i Çmimit të Madh ”Dardania” që Kuvendi i Ulqinit, organizuar nga Gazeta e Alpeve, Komuna e Ulqinit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar. Motivacioni i Çminimit të Madh “Dardania” Dr. Sulejman Uglanin, Novi Pazar –Sanxhak, të cilin po e japim në tanësi :“Për kontributet e shquara, të shumta, të vazhdueshme e lartënore, mbi 30 vjeçare, për zhvillimet dhe integrimet ndëretnike, ndërballkanike dhe euro-atlantike në Sanxhak, Luginë e Preshevës e Serbi dhe me fqinjët ballkanik : në Mali i Zi, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri e Maqedoni e Veriut.
Diskutim rreth këtij postimi