Dardania Press
E premte, 24 Mars, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Gjeopolitikë

Kurshumlia dikurë çerdhe shqiptare!

Rakić:  “Kurshumlia ka qenë çerdhe shqiptare; në të ka jetuar dhe sunduar vet shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, drejt me thënë, të pavarur.”

7 Nëntor, 2020
in Gjeopolitikë, Histori
35 2
0
Kurshumlia dikurë çerdhe shqiptare!
42
SHARES
510
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Të dhëna për Toplicën e Jabllanicën që kanë qenë banuara me shumicë shqiptare, për çudi gjejmë fakte dhe të dhëna edhe të disa autorëve serbë.

Rakić:  “Kurshumlia ka qenë çerdhe shqiptare; në të ka jetuar dhe sunduar vet shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, drejt me thënë, të pavarur.”

Shkruan: Ismet Azizi

Me përfundimin e luftës Ruso –Turke 1876-1878, gjegjësisht edhe dëbimin e shqiptarëve nga  Toplica e Jabllanica dhe viset tjera të trevave të banuara me shqiptar, kryeshefi i repartit operativ pranë komandës qendrore  të ushtrisë serbe, gjenerali Kosta Protiq, shtabi i të cilit ishte në Nish, i mori disa hapa me qëllim të njohjes gjegjësisht hulumtimit sa më të mirët trevave sipas tij të çliruara nga  Perandoria Osmane. Ndërkohë ai caktoi disa personalitete për të hulumtuar gjendjen  agrare-juridike, atë monumentale të arkitekturës, mandej shëndetësinë arsimin dhe çështjet tjera.  Generali Protiq, e caktoi  edhe Mita Rakiqin të hulumtonte gjendjen e  përmendoreve të letërsisë së vjetër serbe dhe për këtë të përpiloj raporte zyrtare. Për këtë detyrë ai ishte shumë i përshtatshëm. Mita Rakiq jetoi shkurt, por megjithatë ai arriti që në disa vazhdime të shkruaj veprën “Putovanje po novoj Srbiji (1878dhe 1880)” (Udhëtimi nëpër Serbinë e Re).

Në vazhdim po japim vetëm disa pjesë ku ai përmend shqiptarët si popullatë me shumicë e cila ka banuar viset e Toplicës dhe Jabllanicës. Përveç kushteve natyrore dhe vend ndodhjen e Kurshumlisë, ai shkroi edhe për popullatën e cila kishte qenë shumicë dërmuese . “Kurshumlia  ka qenë çerdhe shqiptare; në të ka jetuar dhe sunduar vet shqiptari i pastër. Këtu kanë jetuar më të tmerrshmit, thënë të drejtën, të pavarur.” Se shqiptarët kanë dominuar në çdo aspekt, ai shkruan:

“Të gjithë udhëtarët, si dhe vet Han, i cili në rrugën e tij  gjithkund me nderime të larta është pritur dhe përcjellur, dinë të flasin shumë rrjedhshëm për frikën nga ta [shqiptarët]. ( Hahn. Reise von Belgrad, nach Selonik, f. 22). Ndërsa sa kanë qenë të fortë dhe  arbitrar, mund të gjykohet edhe në bazë të Mithad Pashës i cili  ka qenë i detyruar  të nxjerr ushtrinë dhe topat, mandej, përgjatë grykës së banjës, të prej rrugën  përgjatë lumit Llap drejt Prishtinës; dhe përsëri, me këtë rast, Arnautët( Shqiptarët), thuhet se ia kanë shkatërruar tërë njësinë ushtarake. Në të vërtetë arnautët kanë qenë të detyruar të jenë  të dhunshëm: fisi i tyre ka qenë i vendosur për gjatë tërë  Toplicës,  mund të thuhet se në tërë  anën jugore të Jastrepqevës, deri te kufiri ynë, ndërsa ana e djathtë e Toplicës, nën Petrovo Gorë, ka qenë tërësisht e banuar me shqiptarë “.

Edhe pse mundohet ta  përshkruaj periudhën  e para Nemanjiqëve dhe për të dhënë argumente se shqiptarët nuk janë autokton, pa dashje ai jep një argument që  tregon të vërtetën. Në mes tjerash duke përshkruar natyrën e këtij vendbanimi shkruan:  “ Në anën e majtë të rrugës, bluan një  mulli në jazin e lumit Banjska; pak më lart këtij mulliri, në tarracë, dikur ka ekzistuar një han [bujtinë] në të cilin  njëherë Sh. Sava, kur kishte udhëtuar, kishte kaluar natën. Në mesin e punëtorëve të hanit ishte dhe një person i cili këndonte bukur, i cili ishte shqiptar. Në skajin  verilindor të tarracës, në të cilën është çarshia e tashme, ka qenë, siç thuhet, njëfarë kishë “latine”.

Emri i Kurshumlisë sipas autorit  rrjedh nga Kisha e cila , siç thuhet , ka qenë e mbuluar me  plumb, të cilën shqiptarët, nuk dihet se në cilën kohë, e kanë  zhveshë, dhe nga kjo kohë ky vendbanim ka marrë emrin Kurshumli (Kurshumli do të thotë plumb). Këtë histori-tregim e kishte  dëgjuar edhe Hani.( Hahn. Reise von Belgrad, nach Selonik, p. 22), të njëjtën e përmend edhe  M. S . Millojeviq.( Putopis po staroj  (pravoj) Srbiji, I, 118). Në ‘srezin’ e Kurshumlisë, autori thotë  se kur kanë hy trupat ushtarake serbe kanë numëruar 127 fshatra, nga të cilat janë krijuar 6 komuna. Shtëpi serbe  kanë qenë 572, turke  1956, ndërsa shqiptare nuk i dimë as sa kanë qenë ( sepse me hyrjen e ushtrisë serbe janë dëbuar v. I. A.). Janë: 2732 meshkuj dhe 2485 femra kurse serbë janë 4217. Për gjendjen në qytetin e Kurshumlisë, ai jep këto të dhëna : “Ndërsa në qytet –Kurshumli, përveç ushtarëve tanë, absolutisht nuk ka asnjë banorë të vetëm”. Edhe pse literatura serbe  ka manipuluar gjatë gjithë ekzistimit të saj, megjithatë aty-këtu hasim në të dhëna, për fat të mirë tonin, ku mund të gjejmë të dhëna faktografike, të cilat dëshmojnë për autoktoninë e shqiptarëve edhe në këto vise herët të spastruar nga ushtrisë serbe. Andaj na mbetet që në vazhdimësi të hulumtojmë. E vërteta duhet të dalë në shesh herë do kurdo.

 Uka, Sabit (2004). Jeta dhe veprimtaria e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit deri më 1912 [Life and activity of Albanians in the Sanjak of Nish up to 1912]. Verana. pp. 244–45;  "Eshtë, po ashtu, me peshë historike një shënim i M. Gj Miliçeviqit, i cili bën fjalë përkitazi me Ivan Begun. Ivan Begu, sipas tij ishte pjesëmarrës në Luftën e Kosovës 1389. Në mbështetje të vendbanimit të tij, Ivan Kullës, fshati emërtohet Ivan Kulla (Kulla e Ivanit), që gjendet në mes të Kurshumlisë dhe Prokuplës. M. Gj. Miliçeviqi thotë: "Shqiptarët e ruajten fshatin Ivan Kullë (1877–1878) dhe nuk lejuan që të shkatërrohet ajo". Ata, shqiptaret e Ivan Kullës (1877–1878) i thanë M. Gj. Miliçeviqit se janë aty që nga para Luftës se Kosovës (1389). [12] Dhe treguan që trupat e arrave, që ndodhen aty, ata i pat mbjellë Ivan beu. Atypari, në malin Gjakë, nodhet kështjella që i shërbeu Ivanit (Gjonit) dhe shqiptarëve për t’u mbrojtur. Aty ka pasur gjurma jo vetëm nga shekulli XIII dhe XIV, por edhe të shekullit XV ku vërehen gjurmat mjaft të shumta toponimike si fshati Arbanashka, lumi Arbanashka, mali Arbanashka, fshati Gjakë, mali Gjakë e tjerë. [13] Në shekullin XVI përmendet lagja shqiptare Pllanë jo larg Prokuplës. [14] Ne këtë shekull përmenden edhe shqiptarët katolike në qytetin Prokuplë, në Nish, në Prishtinë dhe në Bulgari.[15].... [12] M. Đj. Miličević. Kralevina Srbije, Novi Krajevi. Beograd, 1884: 354. "Kur flet mbi fshatin Ivankullë cekë se banorët shqiptarë ndodheshin aty prej Betejës së Kosovës 1389. Banorët e Ivankullës në krye me Ivan Begun jetojnë aty prej shek. XIV dhe janë me origjinë shqiptare. Shqiptarët u takojnë të tri konfesioneve, por shumica e tyre i takojnë atij musliman, mandej ortodoks dhe një pakicë i përket konfesionit katolik." [13] Oblast Brankovića, Opširni katastarski popis iz 1455 godine, përgatitur nga M. Handžic, H. Hadžibegić i E. Kovačević, Sarajevo, 1972: 216. [14] Skënder Rizaj, T,K "Perparimi" i vitit XIX, Prishtinë 1973: 57.[15]
Tags: JabllanicaKurshumlijaToplica

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), zhvilloj një vizite pune në Lugine të Preshevës

23 Mars, 2023
Andin Hoti: Më kërkuan 400 mijë euro, për të më “dëshmuar” se Ukshin Hoti është gjallë

Hoti: Nëse Serbia s`jep informacione të klasifikuara për të zhdukurit, BE-ja duhet ta sanksionojë

22 Mars, 2023
FRAKSION APO HIPOKRIZI PARTIAKE?

 “VET’ËM BUDALLENJTË DHE TË VDEKURIT NUK NDRYSHOJNË”

21 Mars, 2023
MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

MASAKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

21 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In