Shkëputur nga punimi i Prof dr.Jahja Drnaçolli, punim të cilin duhet lexuar dhe shfrytëzuar , jo vetëm studiuesit por të gjithë mësimdhënësit.
Ilirët kanë qenë një nga popullsitë më të mëdha të Evropës.Për rëndësinë e ilirëve dhe qytetërimit evropian, studiuesi
arbëresh i Zarës, A. Stipçeviq, thekson se “çdo tregim përBallkanin fillon me ilirët”. Janë bërë përpjekje nga disa qendraballkanike, sidomos kohëve të fundit nga Akademia e ShkencaveSerbe, për të ngushtuar territorin e banuar nga ilirët. Në këtëvazhdë shtrohet zhurmshëm çështja ilire dhe etnogjeneza eshqiptarëve dhe, duke u mbështetur në politikën e çastit, kërkohet të “përmbyset” realiteti historik i ilirëve në përgjithësi dhe, në veçanti, realiteti i njërit ndër fiset më të rëndësishme ilire,ai i dardanëve. Mirëpo, Herodoti (shek. V. p. e. sonë), në
Historinë e tij të njohur na bën me dije se territori i sotëm iKosovës ishte pjesë përbërëse e trojeve ilire. Polineu bën fjalë përorganizimin e Shtetit Dardan nga gjysma e parë e shek. III. p. e.Sonë. Po ashtu, hartografia e kohës antike, si p.sh.Tabula Peutingeriana, dhe gjeografi i shquar, Ptolomeu, ofrojnë të dhënapër shtrirjen gjeografike të Dardanisë, të cilat mund të ndiqenpërmes kufijve veriorë Novi-Pazar-Nish, gjithë trevës së Kosovësdhe Maqedonisë Veriperëndimore me kryeqendër Shkupin.
Nga fundi i shek. III, sidomos në shek. IV të e. së re,Perandoria Romake hyri në një periudhë krize të gjatë. Pasndarjes së saj më 395, Kosova qe përfshirë në ProvincënDardania, e cila, sikurse edhe provincat e tjera jugore ilire, hynnë përbërjen e Perandorisë Romake të Lindjes, në PerandorinëBizantine. Gjatë kësaj kohe janë vërejtur, në mjaft vendbanimetë lashta, dukuri të reja që kanë të bëjnë me gjallërimin epopullsisë autoktone dhe me forcimin e karakterit etnik të saj.Në këtë kohë, edhe Dardania ishte një nga krahinat ballkanikemë pak të romanizuara. Popullsia e saj vendase duket se kishteruajtur më shumë se popujt e tjerë individualitetin dhe
vetëdijen etnike. Nuk duhet përjashtuar, pra, mundësia qëdardanët, të cilët i shpëtuan romanizimit, të kenë mbijetuarmigracionet sllave dhe të kenë dalë në Mesjetë me emrin alban(arbër).
Të kësaj kohe janë edhe mbishkrimet e Dardanisë, qëtregojnë për një formë të qëndresës së popullsisë kundërsundimit romak. Burimet e ruajtura të kësaj periudhe flasin përafro 20 qytete të njohura në provincat jugore të Ilirisë. Në mesine tyre përmenden edhe qendrat e Dardanisë, si Shkupi eUlpiana. Shkupi, në trajtë origjinale ilire, u ruajt gjatë gjithëshekujve të historisë sonë. Prandaj, shumë linguistë të shquarshpjegojnë, sipas trajtës Shkupi, etimologjinë e etnonimitShkypetar dhe prej këndej emrin e vendit
Shkypeni.
Trajtëfonetike ilire-shqipe zhvilluan edhe emrat e qyteteve të tjera tëDardanisë, si p.sh. Nishi (Naissus),Binça(Arribantium),Lipiani (Ulpiana),
Sharri (Scardus) etj. Nga këto të dhëna onomastike, sidhe nga fondi i më së 200 fjalëve të ruajtura nga leksiku bimor,del që Dardania ishte një nga vatrat e formimit të shqiptarëvedhe të gjuhës shqipe. Prandaj, prania shumë e lashtë e iliro shqiptarëve në Dardani bëri që shumë studiues t’i shpjegojnë takimet intensive të shqipes së këtyre anëve me gjuhë të tjera tëmoçme të Ballkanit.Territori i sotëm i Kosovës, duke u ngjitur në Mesjetë, ështëballafaquar me ekspansione sllave, avare dhe bullgare nëBallkan (shek. VI-IX). Burimet e kohës tregojnë për inkursionete tyre deri në afërsi të Durrësit dhe Selanikut. U plaçkitën edheqendrat më të mëdha të Dardanisë. Në veprën De aedificis tëhistorianit të shquar Prokopi (?-565) del se perandori Justinian(527-565) rindërtoi 61 kështjella e qytete dhe ngriti 8 kështjellatë reja.
Diskutim rreth këtij postimi