Dardania Press
E premte, 3 Tetor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
No Result
View All Result
Dardania Press
No Result
View All Result
Home Histori

Konferencë shkencore – ekspozitë 140 vjetori i dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878

Dokumentari Gjurmë Shqiptare - Nga Nishi tek Molla e Kuqe

23 Gusht, 2023
in Histori, Vështrime
37 3
0
Konferencë shkencore – ekspozitë 140 vjetori i dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878
45
SHARES
567
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Me rastin e 140 vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878”, e cila u mundësua nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Qendra Dokumentare Shkencore dhe Këshilli Kombëtar për Paqe, transmeton KultPlus.
Kryeshefi ekzekutiv i ASHAK-ut, Ramë Manaj, tha se në këtë ekspozitë janë prezantuar gjithsej 120 fotografi, harta dhe dokumente që pasqyrojnë spastrimin etnik të shqiptarëve në vendbanimet e Nishit. Ai tha se dokumentet e paraqitura në këtë ekspozitë dëshmojnë shtrirjen e popullit shqiptar deri në Nish e Pirot, si dhe numrin e shqiptarëve që janë jetuar në ato treva.
“Dokumentet autentike arkivore të ekspozuara në ekspozitë dëshmojnë për shtrirjen kontinuive të popullatës shqiptare deri në Nish e Pirot dhe jetesën e tyre në këto qytete si Kralevë, Smederevë, Krushevc, Kurshumli e të tjera. Këtu janë paraqitur në mënyrë faktografike të dhëna për numrin e shqiptarëve në këto treva, emrat e 703 vendbanimeve të Sanxhakut të Nishit në të cilat ka jetuar popullata shqiptare me rreth 250 mijë banorë duke filluar nga Alabana, Arbanasi”, tha ai.
Ai po ashtu tha se hartat e ekspozuara dëshmojnë zgjerimin e Serbisë dhe shteteve tjera fqinje në dëm të territorit të Kosovës. Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Dema tha se ngjarjet e tilla duhet të shërbejnë për vetëdijesim për të mos lejuar dëbimin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. “Duhet shërbyer si thirrje për vetëdijesim për të mos lejuar realizimin e doktrinave për shpopullimin edhe nga trevat tjera shqiptare siç është Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Këto aktivitete duhet të shërbejnë edhe si thirrje për ndërgjegjësimin që ngjarjet e tilla të mos përsëriten”, u shpreh ajo.
Udhëheqësi i Qendrës Dokumentare Shkencore, Jusuf Osmani tha se eksponatet e prezantuara në ekspozitën “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878” dëshmon për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone në Sanxhak të Nishit. Ai po ashtu tha se kjo ekspozitë përkujton pasojat e pasardhësve që u larguan me dhunë nga ushtria serbe në vitet 1877-1878.
“Shpalosin dëshmitë e dokumentuara nga shumë burime për spastrimet etnike të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone nga fshatrat dhe qytetet e Sanxhakut të Nishit duke përkujtuar edhe pasojat të cilat sot e kësaj dite në memorien e brezave të pasardhësve të larguar me dhunë nga ushtria serbe në vitet 1877-1878” ,tha ai. Në hapjen e ekspozitës është shfaqur edhe filmi dokumentar i gazetarit Marin Mema “Nga Nishi te Molla e Kuqe” dhe intervista e Sabit Ukës e realizuar nga Radio Televizioni i Kosovës, të cilat rrëfejnë për spastrimin etnik të shqiptarëve në Sanxhak të Nishit. Po ashtu e gjithë ekspozita është realizuar e në formë katalogu, e cila ka për qëllim që të shërbej si udhërrëfyes informativ. Gjatë ditës së nesërme në Institutin Albanologjik do të organizohet një konferencë shkencore lidhur me dëbimin e shqiptarëve nga Nishi në vitet 1877/1878. Ekspozita “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877/1878” do të jetë e hapur deri më 2 mars./

Discussion about this post

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Revizionizmi dhe identiteti boshnjak – mes kujtesës historike dhe sfidave rajonale

Revizionizmi dhe identiteti boshnjak – mes kujtesës historike dhe sfidave rajonale

3 Tetor, 2025
Shqiptarët e Sanxhakut ndërmjet autonomisë fisnore dhe kryengritjeve shqiptare (1885–1912)

Shqiptarët e Sanxhakut ndërmjet autonomisë fisnore dhe kryengritjeve shqiptare (1885–1912)

2 Tetor, 2025
40 VJET MË PARË, KUR DIOGUARDI U ZGJODH NË KONGRES, E GJITHË AMERIKA KTHEU KOKËN

40 VJET MË PARË, KUR DIOGUARDI U ZGJODH NË KONGRES, E GJITHË AMERIKA KTHEU KOKËN

30 Shtator, 2025
Dëshmi e histori e dhëmbjes dhe sakrificës

Dëshmi e histori e dhëmbjes dhe sakrificës

29 Shtator, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In