Dardania Press
E diel, 22 Qershor, 2025
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Histori

ERNESTO COZZI, LUFTA E SHKODRËS NË DITARIN E NJË MISIONARI KATOLIK*

Nail Draga: Në gamën e individëve qe kanë shkruar në lidhje me luftën në mbrojtje te Shkodrës(1912/13) bën pjesë edhe misionari katolik Ernesto Cozzi, i cili ka lënë kujtimet në formë të ditarit, të cilat në vitin 2023 janë botuar në shqip, nga SHB”Shkodra” me titullin “Kryengritja shqiptare, Lufta turko-malazeze, Ditar 3 shtator 1912-15 maj 1913”. Të dhënat në këtë botim janë me interes sepse ai duke qenë në shërbim në Rrjoll, ngjarjet e luftës së Shkodrës i ka përcjellur jashtë rrethimit, në krahasim me ata qe ishin brenda saj. Si i tillë ky botim ka vlerë të veçantë jo vetëm për historianët por për të gjithë ata qe kanë interesim për Shkodrën në Luftën e Parë Ballkanike.

22 Qershor, 2025
in Histori
13 1
0
ERNESTO COZZI,

ERNESTO COZZI,

15
SHARES
193
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter






Ernesto Cozzi, ishte italo-austriak nga Trentoja. Ai ka lindur me 6 korrik 1870 dhe ka vdekur me 26 mars 1926. Një pjesë të jetës së tij, si meshtar ka jetuar e vepruar në famullin e Rrjollit dhe në Reç,afër Shkodrës. Ndonëse vdiq dhe u varros në Bari të Italisë, ai kishte lënë një porosi për ta rivarrosur në Shkodër. Një porosi e tillë u realizu pas dy muajve sepse me datën 29 maj 1926 u rivarros në Shkodër, i nderuar jo vetëm nga populli, por edhe nga përfaqësues të shtetit dhe trupit diplomatik.

I pasionuar për etnologjinë shqiptare

Duke qendruar në veriun shqiptar, ai si misionar katolik, nuk ishte statik ndaj dukurive shoqërore të popullit shqiptar, në ato vise ku ka vepruar e qendruar.Duke hulumtuar dhe mbledhur lëndë të ndryshme të traditës shqiptare, është veçuar me nuhatjen e një studiuesi të mirëfilltë, ku për një kohë pesëvjeçare(1909-1914) arriti të klasifikojë materialin e grumbulluar në shtatë vepra, duke trajtuar doket, zakonet, bestytnit, fiset shqiptare që paraqesin një kontribut me vlerë për etnologjinë shqiptare.

Veprat e botuara janë:

1.Sëmundje, vdekje, varrime, Malet e Shqipërisë(1909)
2.Gjendja bujqësore në Shqipëri(1910)
3.Marrja e gjakut në Malet e Shqipërisë(1910)
4. Gruaja shqiptare në një vështrim të posaçëm nga e drejta dokësore e Maleve të Shkodrës(1912)
5.Fiset e Shqipërisë së Sipërme-shënime rreth organizimit të tyre shoqëror e politik(1913)
6.Besime e bestytni në Malet e Shqipërisë(1914)
7.Fiset e Shqipërisë së Sipërme-shënime rreth organizimit të tyre shoqëror e politik me të dhëna statistikore(1944).

Ndërsa vepra e tetë “Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze”, Shkodër, 2023, paraqet ditarin nga data 3 shtator 1912-15 maj 1913, përkthyer në shqip nga italishtja nga Arben Ndreca.
Nuk ka dilemë se Ernesto Cozzi, llogaritet ndër personalitetet e rëndësishme ndërkombëtare qe ka dhënë kontribut në albanologji, sikurse E. Durhami e F. Nopça por fatkeqsisht pak i njohur në opinionin kulturor e shkencor të shqiptarët.

Ditar më dëshmi autentike

Në botim bëhet fjalë për periudhën e 3 shtator 1912-15 maj 1913, që është ditari i këtij misionari katolik, i cili paraqet dëshmi autentike për këtë periudhë kohore, dramatike për Shkodrën në veçanti e çështjen shqiptare në përgjithësi. Ky ditar i klerikut italian Ernesto Cozzi(1870-1926) me shtetësi austro-hungareze i njohur edhe si antropolog dhe studiues i kanunit të maleve, sjell dëshmi të panjohura rreth muajve të rrethimit të qytetit të Shkodrës nga malazezo-serbet. Bëhet fjalë për teatrin më të gjerë dhe intensiv luftarak të shekujve të fundit në Shqipëri, ku 50 mijë serbo-malazez u vunë përballë 30 mijë turqve dhe redifëve shqiptarë, luftë nga e cila vuajtën rreth 40 mijë civilë të rrethuar.

Mesazhi i këtij libri është se lufta agresive shkakton vetëm vuajtje, humbje dhe shkatërrime dhe askush nuk është i sigurtë se, edhe nëse fiton një betejë, mund të gëzojë frytet e padrejtësisë. Qyteti i Shkodrës, pas qendresës heroike të udhëhequr nga Hasan Riza Pasha, iu dorëzua nga Esad Toptani malazezëve, të cilët u dëbuan pas pak javësh nga presioni i Fuqive të Mëdha.

Të dhënat e ofruara nga Ernesto Cozzi në këtë ditar, duhet kuptuar se kemi të bëjmë me kohën e pushtimit nga malazezët, të cilët si synim final kishin pushtimin e Shkodrës, përkatësisht veriun shqiptar. Në ditar ofrohen të dhëna për borbardimin e Shkodrës nga malazezët, plagosjet e vrasjet qofshin ata ushtarë apo qytetarë të thjesht. Po ashtu ofrohen të dhëna për dëbimin e popullsisë shqiptare kryesisht asaj të përkatësisë fetare myslimane dhe vendosja e tyre në Shkodër. Po ashtu jepen të dhëna për bashkëpunimin malësorëve nga Gruda, Hoti e Kastrati me malazezët në rrethin e Shkodrës. Në këtë aspekt Cozzi ka deklarur se “malësoret i ka këshilluar se ata duhet të qendronin asnjanës, për shkak se Mali i Zi nuk ka arsye tjetër përveç se të mashtrojë Europën duke e siguruar se populli shqiptar dëshiron sundimin malazez dhe se populli shqiptar dëshiron me çdo kusht pushtimin e Shkodrës, dhe për t iu hedhur fajin pastaj malsorëve tanë për mizoritë dhe për plaçkitjet e kryera nga ushtria malazeze”(f.90).
Pikërisht në sajë të një qendrimi të tillë Cozzi ishte nën mbikqyerje të vazhdueshme të pushtuesve malazez, pavarësisht se ky ishte me mesion kishtar dhe me shtetësi italiane, ai ishte i rrezikuar fizikisht.

Atentati i dështuar

Duke lexuar ditarin del qartë se E.Cozzi nuk e ka pasur të lehtë të jetojë e veproj në famullin e Rrjollit, sepse si shtetas italian në njerën anë dhe msionar katolik në anën tjetër ka qenë i dyshimtë për pushtuesit malazez. Një qendrim i tillë dëshmohet se ndaj ti është bërë atentat në objektin e tij në famulli të Rrjollit, ku kishte fat dhe shpëtoj, ndërsa në herën e dytë i ishte rrezikuar jeta sepse pushtuesit malazez kanë dashur ta arrestojnë. Por, me këtë rast gjeturia dhe guximi i tij arriti të shpëtoj duke u larguar në Shkrel në vend të sigurt. Ndonëse ai ishte kooperues në rrethanat e reja nga pushtuesit malazez, madje ai ka ndihmuar në shërimin e të lënduarve nga luftimet në zonën përkatëse, por pushtuesit kishin dyshime se ky nuk ishte sipas shijes së tyre.

Informata jashtë rrethimit të Shkodrës

Deri me tash kemi pasur rast të lexojmë ditarë qe kanë të bëjnë për rrethimin e Shkodrës qe autoret e tyre ië detaje ngjarjet e ditës duke qenë brenda qytetit. Por, ditari i E.Cozzit është i veçantë sepse ka të bëjë me ngjarjet e rrethimit të Shkodrës por jashtë saj. Andaj kur analizohen ditarët e tillë mund të bëhën analiza të ndryshme, madje edhe analogji për ditë të veçanta sidomos gjatë bombardimeve nga ana e malazezëve në qytetin e Shkodrës. Sepse ndryshe është përjetuar brenda qytetit, e ndryshe jashtë tij, duke e ditur se popullsia brenda qytetit ka vuajtur urinë për të mbijetuar, sepse rezervat kanë qenë pothuaj të shterruara tërësisht.

Malësorët përkrah malazezëve në pushtimin e Shkodrës

Për opinionin e gjerë nuk është informatë e panjohur se një numër i konsideruar i malësorëve iu janë bashkangjitur malazezëve në pushtimin e Shkodrës. Por, në lidhje me këtë çështje autor të ndryshëm kanë qenë të rezervuar të shkruajnë dhe të prezantojnë të dhëna të tilla, edhe pse një veprim i tillë ka qenë i njohur për popullsinë e Shkodrës dhe rrethinës së saj, që në heshtje është përcjellur brez pas brezi.

Pikërisht në lidhje me këtë çështje Cozzi na ofron të dhëna për disa malësor të cilët “që u ishin shitur krejtësisht çështjes malazeze: Sokol Baci me të birin, Kolë Kurti, Tom Coli, Prel Marku, Gjeto Dashi, të gjithë nga Gruda; Kolë Deda, Gjek Marashi dhe Gjon Nika nga Traboini, të cilët, që të gjithë u venduan tek e njëjta shtëpi ku banoja edhe unë me Atë Gjon Mark Gojanin, famullitar i Triepshit, i cili i kishte ndjekur nga pas besimtarët e famullisë së tij që ishin nisur për luftë”(f.70). Ndërsa më pas cekën se “me sa arrita të kuptoj, qeveria malazeze dëshironte të kishte në radhët e ushtrisë së saj të paktën këta kryetarë të përkushtuar ndaj çështjës së vet në mënyrë që të ndikonte në opinionin publik europian nëpërmjet lajmeve të rreme, që domëthënë se malësoret e Shqipërisë ishin të bashkuar me të dhe dëshironin sundimin e saj. Por, nëse në fillim shqiptarët u hodhën në krahet e politikës malazeze të shtyrë nga dëshpërimi, tashmë e kishin kuptuar se “ sa kripë kishte buka që u jepte krajl Nikolla” dhe përseri lutën që të fitojnë turqit dhe … shpresojnë”(f.70). Një konstatim i tillë dëshmon qartë se malësoret ma së fundit e kishin kuptuar djallëzinë e krajl Nikollës, duke dëshmuar me pas qendrim parimor ndaj Shkodrës dhe çështjes kombëtare. Shqiptare.

Përfundim

Në fund e them pa hezitim se se Ditari i E.Cozzi-t paraqet të dhëna me vlerë ne lidhje me luftën ne mbrojtje të Shkodrës 1912/1913, duke iu bashkangjitur botimeve të tilla, duke pasqyruar realitetin e kohës. E dhëna se E.Cozzi, gjatë kësaj kohe ka qëndruar jashtë rrethimit të Shkodrës, ai nuk ka qenë statik, por vazhdimisht ka shënuar, duke dëshmuar interesimin e tij për të dokumentuar ngjarjet e dëgjuara dhe të përjetuara nga pushtuesit malazezo-serb nga shtatori 1912 e deri në maj të vitit 1913. Andaj, si i tillë ky botim ka vlerë të veçantë jo vetëm për historianët por për të gjithë ata qe iu intereson mbijetesa e Shkodrës në Luftën e Parë Ballkanike.

*Ernesto Cozzi, Kryengritja shqiptare lufta turko-malazeze, Botoi: Shkodra, Shkodër, 2023 – (Qershor 2025).

Tags: ERNESTO COZZINail Draga

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

Të parët e mi ishin shqiptarët,unë nuk mund të jem tjetër veçse një shqiptar, një shqiptar krenar!

17 Shtator, 2023
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

15 Gusht, 2024
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

PRESIDENTI I REPUBLIKES SE SHQIPËRISË, SHKELQËSIA E TIJ Z. ILIR META MË 30 QERSHOR 2022 DEKOROJ PRIJËSIT E SANXHAKUT

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
ERNESTO COZZI,

ERNESTO COZZI, LUFTA E SHKODRËS NË DITARIN E NJË MISIONARI KATOLIK*

22 Qershor, 2025
Kurti: Serbia është në panik

Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian

22 Qershor, 2025
“Rrënjët Shqiptare” prezantuan Identitetin kombëtar Shqiptar në New York City

“Rrënjët Shqiptare” prezantuan Identitetin kombëtar Shqiptar në New York City

22 Qershor, 2025
756 bursa për 756 student shqiptarë

756 bursa për 756 student shqiptarë

21 Qershor, 2025
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In