Dardania Press
E shtunë, 1 Prill, 2023
  • BSBS
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Dardania Press
Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
Home Bota

Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

Një raketë e një lloji të ri, që do të dyfishonte rrezen e sulmit të Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, është përfshirë në paketën më të fundit të ndihmës ushtarake të Uashingtonit për Kievin, prej 2,175 miliardë dollarësh, njoftoi të premten Pentagoni.

5 Shkurt, 2023
in Bota, Gjeopolitikë
15 0
0
Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën
17
SHARES
218
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arma e re, me diametër të vogël që lëshohet nga toka (GLSDB), do t’i japë mundësi ushtrisë së Ukrainës të godasë objektivat që ndodhen në dyfishin e distancës së arritshme nga raketat që ka aktualisht në dispozicion Ukraina e që lëshohen nga Sistemi i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri së Lartë (HIMARS) të furnizuara nga SHBA-të.

Raketat e reja përshkojnë një distancë prej 151 kilometrash, duke arritur praktikisht deri tek të gjitha linjat e furnizimit të Rusisë në Ukrainën lindore, si dhe një pjesë të Krimesë një territor ukrainas që u aneksua nga Rusia, në vitin 2014.

Lexo më shumë  SHBA/ Republikanë e demokratë kërkojnë sqarime për ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal

Premtimi amerikan për ndihmë, që u njoftua të premten i hap rrugë dërgesave të tjera me këtë lloj arme (GLSDB).

Me mbërritjen në Ukrainë të raketave të reja, kjo do të shënojë për herë të parë për Ukrainën një rritje eksponenciale të gamës së saj me raketa, që nga marrja e sistemeve amerikane HIMARS në fund të qershorit 2022.

Sistemet HIMARS kanë një rreze prej 77 kilometrash dhe kanë qenë të rëndësishme në kundërsulmin e Ukrainës kundër forcave ruse, të cilat e sulmuan këtë vend më 24 shkurt të vitit 2022.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha agjencisë së lajmeve RIA se ishte e rëndësishme të mos harrohej ajo që Presidenti Vladimir Putin tha në Volgograd të enjten. Në një fjalim zoti Putin tha se “ne kemi mjetet për t’iu përgjigjur dhe nuk do të përfundojë me përdorimin e mjeteve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”.

Lexo më shumë  Zelensky kërkon që bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin këtë vit

Fondet e premtuara amerikane do të përdoren gjithashtu për blerjen e dy njësive të mbrojtjes ajrore HAWK, sistemeve kundër dronëve, kundër-artilerisë dhe radarëve të mbikëqyrjes ajrore, pajisje komunikimi, dronë PUMA dhe furnizimeve mjekësore.

Kjo ndihmë përfshin më shumë municione me saktësi të lartë për sistemet HIMARS, 190 mitralozë të rëndë si dhe municione për të rrëzuar dronë, apo edhe raketa antitank Javelin.

Deri tani ndihma e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën që nga fillimi i sulmit rus, arrin në më shumë se 29.3 miliardë dollarë./VOA/

Tags: SHBA

Diskutim rreth këtij postimi

  • Aktuale
  • Komentet
  • Të reja
Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

5 Mars, 2023
Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

Gjenocidi serbo-malazez në krahinën e Bihorit në natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve të arkivave shqiptare (I)

0
Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

Gjenocidi në krahinën e  Bihorit në Natën e Bozhiqit të 43-tës, sipas dokumenteve arkivore shqiptare (II)

0
Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

Dervish Mitrovica – delegat në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (1912)

0
Sekuenca serbe

Një shpikje e presidentit Makron: “Islami francez”

0
Pse (s’)u bë Shqipëria ashtu siç duhej e pse edhe Kosova (s’)po bëhet si duhet?

Pse (s’)u bë Shqipëria ashtu siç duhej e pse edhe Kosova (s’)po bëhet si duhet?

30 Mars, 2023
Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore!

Qazim Namani: Falsifikimet dhe gënjeshtrat serbe për veshjet popullore!

29 Mars, 2023
DIALOGU DHE NJOHJA KOSOVË SERBI ?!

DIALOGU DHE NJOHJA KOSOVË SERBI ?!

29 Mars, 2023
Tifozët e Serbisë injorohen nga ata të Malit të Zi për fyerjet ndaj Kosovës

Tifozët e Serbisë injorohen nga ata të Malit të Zi për fyerjet ndaj Kosovës

28 Mars, 2023
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori
info@dardaniapress.net

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Nuk është gjetur asgjë
Shikoni Të Gjitha
  • Ballina
  • Kosova
  • Sanxhaku
  • Shqipëria
  • Ballkani
  • Lugina
  • Diaspora
  • Vështrime
  • Kultura
  • Histori

© 2020 Dardania Press - Powered by AA.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In